AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Britanikët në Ballkan në ankth për garancitë pas Brexit

Martin DimitrovAna Maria LucaAnja VladisavljevicngaMartin Dimitrov,Ana Maria Lucadhe1 të tjerë
7 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Dy të rinj po puthen në Portën Brandenburg në Berlin më 19 qershor 2016 për të mbështetur fushatën për të qëndruar anëtar të Britanisë së Madhe. (Joerg Carstensen/dpa via AP)

Qeveria e Kroacisë, Bullgarisë dhe ajo e Rumanisë nuk kanë garantuar ende zyrtarisht të drejtat e shtetasve britanikë që jetojnë dhe punojnë në këto tre vende, në rastin e një dalje pa marrëveshje nga BE-ja në fund të marsit.

Dy të rinj po puthen në Portën Brandenburg në Berlin më 19 qershor 2016 për të mbështetur fushatën për të qëndruar anëtar të Britanisë së Madhe. (Joerg Carstensen/dpa via AP)

Me vetëm 10 javë të mbetura para se Britania të largohet nga Bashkimi Europian dhe me marrëveshjen e Theresa May trashmë të hedhur poshtë nga parlamenti, të paktën rreth 10,000 shtetas britanikë në tre shtete anëtare të BE-së në Ballkan rrezikojnë të ngecin në një harresë burokratike.

Pavarësisht një thirrje nga Komisioni Europian që shtetet anëtare të marrin një “qasje bujare” për të drejtat e britanikëve në territorin e tyre në rast të një Brexiti pa marrëveshje, Rumania, Bullgaria dhe Kroacia ende duhet të ndjekin shembullin e të tjerëve për të garantuar të drejtën e britanikëve për të qëndruar.

Polonia, Republika Çeke, Gjermania, Franca, Holanda, Italia dhe Portugalia kanë lajmëruar secila masa për të siguruar të drejtat e banorëve dhe punëtorëve britanikë deri në dy vjet pas 29 marsit, por britanikët në Ballkan ende nuk kanë marrë garanci të tilla.

Të pyetur nga BIRN për qëndrimet e tyre, autoritetet në Kroaci dhe Bullgari sugjeruan që garancitë e tilla do të jenë vinin, por detajet mbeten të paqarta, ndërsa Rumania – e cila aktualisht mban presidencën e radhës të Këshillit të BE-së – nuk ofroi një përgjigje deri në kohën e publikimit.

Theresa May, Kryeministre e Mbretërisë së Bashkuar. Foto: Alastair Grant/AP/Beta

Kroacia thotë se do të aplikojë “rregulla speciale”

Ministria e Brendshme në Kroaci, e cila u bashkua me BE në vitin 2013, tha për BIRN se “do të zbatohen rregulla të posaçme për qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar, të cilët më 29 mars 2019 kanë status të rregulluar për të huajt në Republikën e Kroacisë, i cili do t’i lejojë ata të ruajnë të drejtën e lejes së qëndrimit”.

Por ministria tha se ishte “ende duke zhvilluar në detaje modalitetet e lejes së qëndrimit” të qytetarëve britanikë në Kroaci pas Brexit dhe se si do të jepeshin dokumentet e reja.

Ajo tha se qëllimi do të ishte lejimi i shtetasve britanikë dhe familjeve të tyre që kanë status të rregulluar të kenë qasje të vazhdueshme, pa kufizime, në tregun kroat të punës.

Sipas të dhënave zyrtare, aktualisht 659 shtetas britanikë kanë status të rregulluar në Kroaci – 277 janë rezidentë të përhershëm dhe 382 janë rezidentë të përkohshëm.

Ambasada britanike në Zagreb tha se priste që Kroacia të bëjë të njëjtin angazhim si Londra përsa i takon të drejtave të shtetasve nga BE-ja që banojnë në Angli në rastin e një skenari pa marrëveshje.

“Në rastin e daljes nga BE-ja pa një marrëveshje, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar është zotuar se shtetasit e BE-së që banojnë në Mbretërinë e Bashkuar deri më 29 mars 2019 mund të qëndrojnë se se ata do të kenë të njëjtën qasje si tani në punë, studime, përfitime dhe shërbime,” tha ambasada.

“”Ne po angazhojmë të gjithë homologët e BE-së, duke përfshirë edhe Kroacinë, t’i nxisim ata që të bëjnë të njëjtin angazhim për të mbrojtur të drejtat e shtetasve të Mbretërisë së Bashkuar që banojnë në BE. Disa vende kanë rënë dakord ta bëjnë këtë.”

“Qytetar i klasit të dytë”

Britaniku Paul Stubbs, një studiues në Institutin e Ekonomisë në Zagreb me banim të përhershëm në Kroaci, tha se pasiguria ishte shqetësuese.

“Ka dy shqetësime. Një është burokracia kroate. Shqetësimi i dytë është nëse, çfarëdo që bihet dakord, do të ndryshohet më vonë,” tha ai për BIRN, duke cituar, për shembull, çështjet e pensioneve dhe taksave.

“Dhe e treta është se çfarëdo që të ndodhë, është e qartë që unë do të jem një qytetar i klasit të dytë në Kroaci sepse nuk do të jem një qytetar i BE-së,” tha Stubbs.

“Ne dimë dy gjëra për qeverinë kroatë. Ajo do të bëjë atë që BE-ja i thotë të bëjë, por do të jetë tepër e ngadaltë për ta bërë këtë.”

Pavarësisht se ka leje qëndrimi të përhershme, Stubbs pret vështirësi siç është ndërrimi i një patente të BE-së me një patentë kroate, si edhe perspektivën e humbjes së lëvizjes së lirë në të gjithë BE-në. Edhe pse s’e kishte menduar kurrë më parë, Stubbs thotë se po mbledh dokumentet e nevojshme për të aplikuar që të marrë shtetësi kroate.

Ai tha se burokracia “është një makth i vërtetë, por dua të jem një shtetas i BE-së. Edhe pse jetoj dhe punoj në Kroaci, mund të dua të jetoj në Gjermani, Belgjikë, etj. Ky është lloji i hapësirës akademike europiane që mendoj se i përkas.”

Ata pa leje të përkohshme qëndrimi përballen me një pasiguri akoma më të madhe, tha ai.

Kryeministrja e Rumanisë Viorica Dancila duke përshëndetur kreun e Këshillit Europian Jean Claude Juncker. Foto: Octav Ganea/Inquam Photos

“Askush nuk di asgjë”

Qeveria rumune nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN-it lidhur me të drejtat e 2000-3000 qytetarëve britanikë në territorin e saj.

Britania, nga ana tjetër, është caktuar të emërojë një të dërguar të posaçëm në ambasadën e saj në Bukuresht duke filluar nga shkurti, i cili do të merret me të drejtat e shtetasve britanikë në vend në rast të një Brexiti të vështirë.

Vetë britanikët kanë shumë pyetje, por pak përgjigje, tha Neal Whatson, një anëtar themelues i grupit britanik në Rumani, pjesë e lëvizjes britanike në Europë.

“Ka një grup më të vogël njerëzish, siç jam unë, të cilët janë këtu për punë dhe për të lëvizur nëpër BE,” tha Whatson për BIRN. “Ne po shpresojmë që të paktën kur dikush jeton në një vend dhe ka qenë aty për një kohë relativisht të gjatë, të mund të jenë në gjendje të qëndrojë. Por për njerëzit që punojnë dhe lëvizin nëpër Europë… Për këtë nuk ka një përgjigje.”

“Problemi ynë i madh është – dhe ky është rasti kudo – se askush nuk di asgjë, sepse nuk ka asnjë marrëveshje. Pra, ne të gjithë po presim,” tha ai.

“Na duket vetja sikur kemi ngelur në mes dhe jemi diçka që mund të përdoret për bisedime.”

James Silvester, i cili u transferua në rajonin e Sibiut të Rumanisë në Transilvani menjëherë pas votimit të Brexit në vitin 2016, tha për BIRN se sapo kishte blerë një shtëpi dhe kishte në plan të hapte kompaninë e tij. Por ai është i hutuar për kushtet e ardhshme të qëndrimit dhe nëse ai do të jetë në gjendje të punojë në vende të tjera europiane.

“Nuk mund të them se jam i frikësuar sepse nuk e di,” tha Silvester për BIRN. “Do të doja të ngrija një kompani këtu. Bleva një shtëpi dhe një makinë. Kështu që thjesht nuk di çfarë të bëj më.”

Silvester tha se nuk ishte i sigurt nëse duhet ta përshpejtonte procesin e hapjes së një kompanie.

“Nëse Brexit ndodh, a mund të ndryshoj ende statusin tim?” pyeti ai. “Nuk jam i sigurt nëse duhet të nxitoj dhe ta bëj tani edhe pse nuk jam gati.”

Whatson fajësoi kryemininistren Theresa May dhe insistimin e saj për t’i dhënë fund lirisë së lëvizjes. “Kjo duket se është diçka krejtësisht e saja, gjë e cila është e çuditshme, sepse ajo po i heq të drejtat qytetarëve të saj,” tha ai.

Bullgaria për një qasje kolektive me qëndrimin e BE-së

Ministrja e jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva, tha të premten se Sofja po përgatitej për “të gjithë skenarët”.

“Ka një plan veprimi që nga viti i kaluar dhe të gjitha institucionet janë ftuar të më raportojnë se cilat janë përgatitjet e tyre për një skenar dalje nga BE-ja pa një marrëveshje,” tha ajo.

Dhe megjithatë Bullgaria duhet ende të deklarojë zyrtarisht njohjen e njëanshme të të drejtave të plota të qytetarëve britanikë që banojnë në vend. Një përgjigje e Këshillit të Ministrave për BIRN tha se vendi po punonte drejt një qasjeje kolektive “bujare” me BE-në.

“Bullgaria mbështet dhe punon drejt zbatimit të një qasjeje kolektive në nivel BE-je për garantimin e të drejtave dhe statusit të emigracionit të shtetasve britanikë në BE në rast të mospasjes së një marrëveshjeje,” tha qeveria për BIRN.

Megjithatë, ajo pranoi “shenja divergjence të rëndësishme” mbi çështjen midis shteteve anëtare të BE-së në lidhje me afatet dhe llojet e të drejtave që britanikët do ta kishin në rast të një dalje nga BE-ja pa një marrëveshje.

“Kjo mund të vërë në pikëpyetje trajtimin reciprok të banorëve të vendeve të treta në të dyja anët dhe të dëmtojë angazhimet britanike për një nivel të lartë mbrojtjeje,” paralajmëroi qeveria.

“Në këtë fazë nuk planifikojmë të ndërmarrim masa të posaçme, por në rast se nuk ka një qasje të koordinuar nga ana e BE-së, masa të tilla do të ndërmerren,” tha ajo.

Një diplomat i lartë britanik në Sofje tha se ambasada ishte në kontakt me institucione të ndryshme bullgare dhe se kishte ende shpresë për një deklaratë të njëanshme që garanton të drejtat e britanikëve.

Ka arsye për shqetësim. Edhe pse Instituti Bullgar i Statistikave tha për BIRN se në fund të vitit 2017 në vend jetonin rreth 3,800 britanikë, diplomati britanik tha se besonte se numri aktual ishte pothuajse dyfish dhe se ka rreth 7,000 qytetarë britanikë me të cilët ambasada britanike po përpiqet të kontaktojë.

E pyetur për përgatitjet e saj, ministria e brendshme bullgare tha se nuk ishte përgjegjëse, pavarësisht faktit se Drejtoria e Emigracionit e ministrisë do të ishte organi që do të zbatonte çdo rregull të ri që prek shtetasit britanikë pas 29 marsit. Në vend të kësaj, ministria e referoi BIRN-in në ministrinë e jashtme, e cila nuk u përgjigj.

Etiketa: akademikeAngliBallkanBanorëBashkimi EuropianBEBIRNbisedimeBrexitBullgariBullgariadiplomatFrancaGjermaniGjermaniaItaliaKëshillit të MinistraveKomisioni EuropianKroaciKroaciakufizimemarrëveshjeMasaMinistria e BrendshmepaktParapasiguriPoloniaPunëPunëtorPunëtorëQeveriaRumaniRumaniaSHZagreb
Tjetri
Strategjia e SHBA-së për të mos humbur luftën në Afganistan

Strategjia e SHBA-së për të mos humbur luftën në Afganistan

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.