AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

BE dërgon oficerë antiimigracion në Shqipëri

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
7 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Emigrantë të paligjshëm nga Shqipëria që flenë jashtë pranë portit në Zierbena të Spanjës | Foto arkivë janar 2018: Elvis Nabolli

Një marrëveshje mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian parashikon vendosjen e oficerëve nga Agjencia e Rojës Bregdetare dhe Kufirit të BE-së në territorin shqiptar me fuqi ligjzbatuese, me të drejtë për të mbajtur armë dhe me imunitet ndaj përgjegjësive penale dhe civile.

Emigrantë të paligjshëm që flenë jashtë pranë portit në Zierbena të Spanjës | Foto arkivë: Elvis Nabolli

Kuvendi i Shqipërisë filloi diskutimin për miratimin e një marrëveshjeje ndërkombëtare të pazakontë, e cila do t’i japë të drejtë oficerëve nga Agjencia e Rojës Bregdetare dhe Kufirit Europian të veprojnë në territorin shqiptar “me kompetenca ekzekutive”. Marrëveshja, e cila u publikua në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë [link], përcakton se oficerët do të mund të ushtrojnë kompetenca në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe në raste të veçanta,  Shqipëria mund t’i ngarkojë të veprojnë në emër të saj.

“Gjatë kryerjes së detyrave dhe ushtrimit të kompetencave të tyre, anëtarët e ekipit do të autorizohen të përdorin forcën, duke përfshirë armët e shërbimit, municionin dhe pajisjet, me pëlqimin e Shtetit Anëtar të origjinës dhe Republikës së Shqipërisë,” thuhet në marrëveshje.

“Anëtarët e ekipit gëzojnë imunitet nga juridiksioni penal i Republikës së Shqipërisë në kuadrin e akteve të kryera në ushtrimin e funksioneve zyrtare të anëtarit të përmbushura në përputhje me planin operacional,” shkruhet më tej në marrëveshje.

“Anëtarët e ekipit do të gëzojnë imunitet nga juridiksioni civil dhe administrativ i Republikës së Shqipërisë në lidhje me të gjitha veprimet e kryera prej tyre në ushtrimin e funksioneve të tyre zyrtare sipas planit operacional,” vijon më tej marrëveshja.

Azilkërkuesit shqiptarë u kthyen në shqetësim të vazhdueshëm për disa vende Europiane në vitet 2015 e 2016, ku dhjetëramijëra shqiptarë dorëzuan aplikime për azil në vende të ndryshme, kryesisht Gjermani e Francë. Numri i kërkesave për azil ka rënë gjatë dy viteve të fundit, por shqetësimi vijon të mbetet për shumë vende anëtare.

Marrëveshja do të jetë në fuqi për një afat të pacaktuar.

Etiketa: ArmëazilAzilkërkuesitBashkimit EuropianBEemigrantë të paligjshëmEmigrimiGjermaniKompetencaKuvendiligjzbatueseMarrëveshjamarrëveshjeSHshqipShqipëriShqipëria
Tjetri
Kapet gomonja me rreth 790 kilogramë kanabis në Vjosë

Trafikimi i 1.3 tonëve kanabis, dy të arrestuar në Fier

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.