AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Aleatët e SHBA-së në Ballkan njohin presidentin e ri të Venezuelës

Die MorinangaDie Morina
7 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Juan Guaido rrethuar nga anëtarë të tjerë të opozitës më 11 janar 2019. Foto: Wikipedia.

Dy nga miqtë më të afërt të Uashingtonit në Ballkan, Shqipëria dhe Kosova, kanë njohur presidentin e ri të vetëshpallur të Venezuelës, Juan Guaido, njësoj si një sërë aleatësh të tjerë të SHBA-së në botë.

Juan Guaido rrethuar nga anëtarë të tjerë të opozitës më 11 janar 2019. Foto: Wikipedia.

Pak kohë pasi kreu i opozitës së Venezuelës, Juan Guaido, e deklaroi veten si president i ligjshëm i vendit, në vend të presidentit Nicolas Maduro, Shqipëria dhe Kosova u bashkuan me një mori vendesh anembanë botës duke njohur pretendimin e tij.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se Shqipëria e njihte këtë akt. “Në emër të popullit të Shqipërisë, i uroj Juan Guaido dhe venezuelianëve të guximshëm suksese në largimin e pushtetit të paligjshëm që e ka kthyer vendin e tyre në ferr për popullin e vet,” shkroi ai në Twitter.

Guaido e shpalli veten president me mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara, Kanadasë, Brazilit dhe shumicës së vendeve të tjera në Amerikën Latine, me përjashtim të Meksikës, Kubës dhe disa shteteve të tjera të krahut të majtë që mbështesin regjimin socialist të Maduros.

Kosova bëri të njëjtën gjë, edhe pse Venezuela nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Ministri i Jashtëm dhe zv/kryeministri Behgjet Pacolli shkroi të enjten: “Në emër të popullit dhe qeverisë së Kosovës për Juan Guaido dhe popullin e Venezuelës: Ju urojmë më të mirën në rrugën tuaj për të rivendosur demokracinë dhe ne jemi me ju derisa #Libertad të rivendoset.”

The Guardian i Mbretërisë së Bashkuar ka raportuar se presidenti i SHBA-së Donald Trump ka paralajmëruar se “të gjitha opsionet janë në tryezë” nëse Maduro, i cili ka mbajtur pushtetin që nga viti 2013, i përgjigjet me forcë të re opozitës. Të paktën 13 vetë kanë vdekur në Karakas gjatë protestave të ditëve të fundit.

Zv/presidenti amerikan Mike Pence tha se SHBA do të përdorë “peshën e plotë të presionit tonë diplomatik dhe ekonomik” kundër regjimit të Maduros.

Zyrtarët amerikanë thanë se Uashingtoni do të shikonte mënyrat për të transferuar asetet e Venezuelës dhe të ardhurat e naftës Guaidos dhe asamblesë kombëtare të drejtuar nga opozita.

Maduro ka kryesuar kaosin ekonomik në rritje në Venezuelën dikur të pasur. Fluksi i refugjatëve ekonomik që largohen nga vendi për t’i shpëtuar mungesës së ushqimit dhe ndërprerjes së energjisë elektrike dhe që tani ka arritur në më shumë se 3 milionë banorë, ka futur në panik vendet fqinje. Inflacioni ka arritur në disa milion për qind.

Presidenti i Këshillit të BE-së Donald Tusk mbështeti vendimin e SHBA-së, duke thënë se “ndryshe nga Maduro”, Asambleja Kombëtare e Guaidos ka “një mandat demokratik nga qytetarët e Venezuelës”.

Por Rusia, Irani, Siria dhe Kina kanë mbështetur Maduron, me Kremlinin që akuzon SHBA-në se po organizon një tentativë për grusht shteti.

Kina dhe Rusia i kanë huazuar Venezuelës shuma të mëdha, të cilat mund të jenë në rrezik nëse regjimi në Karakas ndryshon.

Etiketa: BallkanBEBehgjet PacolliDonald TrumpDonald TuskEdi Ramagrusht shtetiInflacioniIraniKinaKosovaKosovëMike PenceOpozitapaktpresidentRamarrezikRusiaSHSHBAshqipShqipëriaSiriaThe GuardianTrumpTwitterWikipedia
Tjetri
Ish-komandanti i policisë ushtarake të Kosovës merret në pyetje për krime lufte

Ish-komandanti i policisë ushtarake të Kosovës merret në pyetje për krime lufte

SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.