AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Ekspozita tregon se si hebrenjtë gjetën strehë në Shqipërinë e Luftës II Botërore

Marcel Gascón BarberángaMarcel Gascón Barberá
7 years më parë
në Në Fokus, Reportazhe
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto: Qendra e Holokaustit Johanesburg.

Një kod nderi i rrënjosur thellë e bëri Shqipërinë një nga të paktat vende ku hebrenjtë mund të shpresonin t’i mbijetonin Holokaustit.

Foto: Qendra e Holokaustit Johanesburg.

Pavarësisht se u pushtua nga Italia dhe më vonë nga Gjermania, Shqipëria kryesisht myslimane ishte një nga vendet më të sigurta në Europë për hebrenjtë gjatë Holokaustit dhe një nga të paktët që pa popullsinë hebraike të rritej gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Janë pikërisht këto fakte shumë pak të njohura që mbështesin Besa: Një Kod Nderi, një ekspozitë në Afrikën e Jugut nga fotograf Norman H. Gershman.

“Besa është një kod nderi i rrënjosur thellësisht në kulturën shqiptare që kërkon që njeriu të marrë përsipër përgjegjësinë për jetën e të tjerëve në një kohë nevoje për ta,” shkruhet në broshurën e ekspozitës.

Nëpërmjet një sërë portretesh të familjeve që vunë në rrezik jetët e tyre për të shpëtuar njerëz që shpesh ishin të huaj për ta, Gershman tregon historitë personale të këtij kapitulli kryesisht të pa eksploruar të historisë europiane – histori si ajo e Beshim dhe Aishe Kadiut, siç iu tregua Gershmanit nga vajza e tyre, Merushja.

Gjatë pushtimit nazist, Kadiu fshehu vëllain dhe motrën hebreje Jakovin, 18 vjeç, dhe Sandra Batinon, 16 vjeçe, në shtëpinë e tyre në qytetin e Kavajës, në jugperëndim të kryeqytetit Tiranë. Duke qenë se prindërit e tyre ishin strehuar nga një familje tjetër, fëmijët Batino në fillim u strehuan tek një mik i Kadiut, por u shpërngulën me Beshimin, Aishen dhe fëmijët e tyre, sepse shtëpia e familjes ishte në një zonë më të largët, me më pak gjasa që të vizitohej nga ushtarët gjermanë.

“Sandra, Jakovi dhe unë ishim miq të ngushtë,” tha Merushe Kadiu për Gershman.

“Ne jetonim të gjithë në të njëjtën dhomë gjumi. Mbaj mend që hapëm një vrimë te hekurat e dritares tonë të dhomës së gjumit që ata të mund të arratiseshin nëse gjermanët zbulonin se ata po fshiheshin tek ne. Ne ruanim gjithmonë për patrulla gjermane.

“Kur gjermanët filluan kërkimet shtëpi më shtëpi, duke kërkuar hebrenj, babai im mori Jakovin dhe Sandrën dhe i çoi në një fshat të largët. Ne më pas i furnizonim ata me të gjitha gjërat që i nevojiteshin deri kur u çliruam. Në Kavajë kishte shumë festime të mëdha. Mbaj mend telegramin që morëm nga Jakovi dhe Sandra dhe gëzimin e çlirimit. Së shpejti ata u nisën për në Tiranë dhe më pas për në Izrael.”

Drejt Shqipërisë nga Kosova

Shtëpia e Arsllan Mustafa Rezniqit në Deçan, Kosovë, ku u strehuan shumë hebrenj. Foto: Leke Rezniqi

Shqipëria kryesisht myslimane kishte rreth 200 hebrenj kur Hitleri mori pushtetin në Gjermani në vitin 1933. Vetëm pesë hebrenj shqiptarë, të gjithë të së njëjtës familje, humbën jetën gjatë Holokaustit.

Përveç mbrojtjes së hebrenjve në Shqipëri, shqiptarët u ofruan strehë me qindra hebrenjve nga pjesë të tjera të kontinentit, sidomos nga Jugosllavia e pushtuar nga nazistët.

Shumica e atyre që kërkonin mbrojtje në Shqipëri hynin në vend nëpërmjet Kosovës.

Një nga njerëzit që i ndihmoi ata ishte Arsllan Reznqi, një tregtar nga Deçani në Kosovë, familja e të cilit është pjesë e ekspozitës.

Sipas stërnipit të tij, Leke Rezniqi, Arsllani fshehu më shumë se 40 familje hebreje në shtëpinë e tij, ndërsa kontaktet e tij në të dyja anët e kufirit gjetën mënyra për t’i dërguar ata në mënyrë klandestine në Shqipëri, e cila në atë kohë ishte nën kontrollin italian.

Leke Rezniqi tha për BIRN se gjithçka filloi kur partnerët hebrenj të biznesit që Arsllani kishte në Shkup i kërkuan ndihmë për t’i shpëtuar avancimit nazist.

Arsallan Mustafa Rezniqi. Foto: Leke Rezniqi

“Stërgjyshi im bisedoi me partnerët e tij të tjerë në lidhje me mënyrën e mundshme për t’i ndihmuar ata dhe ata vendosën t’i strehonin ata në shtëpinë e familjes tonë në Deçan,” tha ai.

Ata që arratiseshin, rrinin në shtëpinë e Rezniqit “për ditë, javë ose muaj”, në varësi të rrethanave.

Pasi mbërrinin në territorin shqiptar, ata merreshin nga kontaktet e Arsllanit. “Ata nuk siguronin vetëm shtëpi në Shqipëri, por gjithashtu siguroheshin që refugjatët hebrenj të integroheshin në shoqëri,” tha Rezniqi, shpesh me punë “të rreme”, si për shembull, këpucarë ose prodhues çantash

Ekspozita u soll në Afrikën e Jugut nga Qendra e Holokaustit dhe Genocidit në Johanesburg.

Drejtoresha e Qendrës, Tali Nates, babai i të cilës u shpëtua nga Oskar Schindler gjatë Holokaustit, tha për BIRN se fotografitë dhe historitë tregonin rëndësinë e vendimeve të marra nga individë dhe komunitete në kohë tiranie.

“Ata individë që ne theksuam nga Shqipëria dhe Kosova tregojnë se mund të dilni kundër rrymës, se mund të bëni një ndryshim shumë të madh për qindra jetë.”

Etiketa: BIRNDeçanFamiljeGjermaniGjermaniahebrenjItaliaIzraelKosovaKosovëmbrojtjemyslimanenazistpaktrrezikShkupshqipShqipëriShqipëriashqiptare
Tjetri
Vala e grevave në sektorin publik trondit Kosovën

Vala e grevave në sektorin publik trondit Kosovën

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.