AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Një paralajmërim italian për Francën

Dominique MoisingaDominique Moisi
7 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Protestuesit e njohur si “jelekverdhët” para Harkut të Triumfit, Paris, Francë. (AP Photo/Michel Euler)

Me qeverinë populiste italiane që mbështet protestat e jelekverdhëve, Franca duhet të kuptojë si dhe pse është bërë objektivi kryesor i kritikave italiane.  Ngjarjet e fundit mund ta ndihmojnë Francën të kapërcejë ndasitë e saj të brendshme dhe të mos lejojë që populizmi i stilit italian të vijë në pushtet në Paris.

Protestuesit e njohur si “jelekverdhët” para Harkut të Triumfit, Paris, Francë. (AP Photo/Michel Euler)

Mbështetja nga liderët populist të Italisë për protestat e “Jelekverdhëve” është e para e trishtueshme në historinë e Bashkimit Europian. Kurrë më parë ndonjë nga gjashtë vendet themeluese të projektit europian nuk ka ndërhyrë në mënyrë kaq të vendosur në punët e brendshme të një vendi tjetër. Italia po mbështet një lëvizje që përmban elemente të cilët në mënyrë të qartë hedhin poshtë vlerat themelore europiane të tolerancës dhe respektit për institucionet demokratike.

Italia ka përhumbur dhe Franca duhet të kuptojë përse, në mënyrë që ajo të mund të luftojë për t’u siguruar që populizmi të mos fitojë akoma më shumë terren në vend. Duke vepruar kështu, Franca duhet të bëjë dallimin midis popullit italian dhe disa prej liderëve të tyre politik shumë pak të admirueshëm.

Rritja e tensioneve midis qeverisë franceze dhe asaj italiane janë pjesërisht rezultat i konkurrencës midis dy partive populiste në koalicionin qeverisës italian, i cili erdhi në pushtet në qershor të vitit 2018. Kjo u reflektua së fundmi në retorikën e fortë anti-franceze nga lideri i Lëvizjes Pesë Yjet, Luigi Di Maio, i cili deri më tani është eklipsuar nga kreu i partisë Lidhja, Matteo Salvini. Por ndjenja anti-franceze në Itali i ka rrënjët e thella dhe ekziston si midis elitave, ashtu edhe në pjesë të popullsisë më të gjerë.

Marrëdhëniet franko-italiane kanë qenë gjithmonë komplekse. Si trashëgimtare e Perandorisë Romake, Rilindjes dhe Barokut,  Italia ndihej më lartë në aspektin kulturor sesa Franca dhe më e rafinuar. Për italianët, mënyra demonstrative në të cilën Franca shfaqi madhështinë dhe lavdinë e saj nga koha e Mbretit Diell (Luigji XIV) deri te koha e Napoleonit e bënte atë të shfaqej “nouveau riche”. Edhe mbështetja franceze për bashkimin italian në gjysmën e dytë të shekullit të 19-të kontribuoi në shtimin e keqkuptimit, sepse Franca “mori” Savojën dhe Nisën në këmbim të ndihmës së saj të çmuar.

Në kohët më të fundit, ka pasur të pajtën disa shenja admirimi të ndërsjellë. Italianët dukeshin ziliqarë ndaj shtetit mirëfunksionues të Francës, ndërsa francezët aprovonin rrjetin dinamik të kompanive të vogla dhe të mesme të Italisë së veriut. Megjithatë, sot, ky lloj lëvdimi reciprok ngjan si nostalgji.

Mendimi nga Roma këto ditë është se Franca jep leksione mbi ashpërsinë buxhetore, por nuk e praktikon më këtë gjë, siç ishte rasti kur presidenti francez Emmanuel Macron anuloi rritjen e tij të planifikuar të taksës të karburantit i gjendur përballë protestave të jelekverdhëve. Por perceptimi aktual negativ i Italisë për Francën është mbi të gjitha emocional. Nga kriza në Libi (një vend që Italia e njeh mirë) deri te kriza e emigrantëve (e cila ka prekur Italinë në mënyrë disproporcionale), italianët ndihen të shpërfillur, në mos e edhe të braktisur, nga francezët – të cilët, për t’i përkeqësuar akoma më shumë gjërat, gjithashtu të japin përshtypjen se i nënvlerësojnë fqinjët e tyre.

Është tunduese ta krahasojmë kritikën e Italisë ndaj Francës me armiqësinë e jelekverdhëve ndaj elitave franceze. Të dyja ndjenjat, në fund të fundit, e marrin forcën e tyre nga një ndjenjë poshtërimi përballë arrogancës dhe privilegjit të perceptuar. Tani çështja e madhe është nëse populizmi i tanishëm i Italisë do të jetë e ardhmja e Francës.

Natyrisht, ky skenar nuk është më i pakonceptueshëm. Mbrojtësit e demokracisë liberale në Francë dhe vende të tjera duhet, pra, të përvetësojnë dhe përshtatin moton e jelekverdhëve dhe të mos pranojnë të dorëzohen.

Në një ese të shkurtër të vitit 2008 të titulluar “Shpirti i Iluminizmit”, eseisti i ndjerë francez me prejardhje bullgare, Tzvetan Todorov, na kujtoi se “pa Europë s’do të kishte pasur Iluminizëm dhe pa Iluminizëm s’do të kishte pasur Europë”. Dhe pas Luftës së Dytë Botërore, burrat e shtetit si Robert Schuman në Francë dhe Alcide de Gasperi në Itali jo vetëm që ishin të krishterë të devotshëm, por gjithashtu besonin në idetë e Monteskjeut dhe Volterit.

Ky nuk është aspak rasti me Salvinin ose Marine Le Pen në Francë. Në vend që të jenë të bashkuar dhe të veprojnë të motivuar nga shpresa dhe besimi, ata po shfrytëzojnë një kulturë frike dhe poshtërimi dhe një dëshirë të përbashkët për të shkatërruar sistemin ekzistues.

Ka shumë pak për të fituar thjesht duke kundërshtuar frymën e Iluminizmit me frymën populiste të jelekverdhëve, apo dëshirën e thellë dhe të sinqertë të Macronit për reforma me vulgaritetin  mendjehollë dhe brutal të Salvinit. Por mund të nxirren disa mësime nga lindja e populistëve italianë dhe jelekverdhëve francezë.

Si fillim, nuk mund të shpërfillen emocionet e të tjerëve. Barazia e respektit është po aq e rëndësishme sa barazia e mjeteve. Poshtërimi është një motor i fuqishëm që mund t’i nxisë njerëzit drejtë urrejtjes, siç po përjeton aktualisht Macroni. Për më tepër, demokracia përfaqësuese është e brishtë dhe e çmuar. Ajo duhet të mbrohet me çdo kusht nga armiqtë e saj autoritarë të jashtëm, si dhe nga kundërshtarët e brendshëm që synojnë të shohin vetëm mangësitë e saj.

Ndërkohë, Franca duhet të mbajë qëndrimin e saj të moderuar, të arsyeshëm, por të vendosur dhe të mos hyjë në një luftë fjalësh me Italinë. Në vend të kësaj, ajo duhet të përpiqet të kuptojë se si – dhe akoma më shumë përse – ajo u bë objektivi kryesor i fqinjit të saj përtej Alpeve. Një reflektim kritik këtu mund ta ndihmojë Francën të kapërcejë ndasitë e saj të brendshme dhe të mos lejojë që populizmi i stilit italian të marrë pushtetin në Paris.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. An Italian Warning for France

Etiketa: Bashkimit EuropiandemokraciaEmmanuel MacronFrancaFranceItaliItaliajelekverdhëtKrizaLibiLindjaMacronMarine Le PenParapopulistPopulizmiProject SyndicateProtestatPunëReformaRomaSH
Tjetri
Çështja “ Shullazi ” dështon për herë të pestë në Apelin e Krimeve të Rënda

Jaeld Çela kundërshton nga arratia shtyrjen e hetimeve ndaj tij

gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.