AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Dosja dokumenton përfshirjen e shtetit serb në dëbimin e kroatëve

Filip RudicngaFilip Rudic
7 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prezantimi i dosjes në Beograd. Foto: Belgrade Media Centre.

Një dosje e re e publikuar nga OJQ-ja Fondi për të Drejtën Humanitare dokumenton rolin e policisë, ushtrisë dhe sigurimit serb të shtetit në zhvendosjen me dhunë të kroatëve nga Serbia gjatë viteve 1991-1995.

Prezantimi i dosjes në Beograd. Foto: Belgrade Media Centre.

Vesna Abjanoviç ishte 11 vjeçe kur katër burra të armatosur dhe me uniformë erdhën në shtëpinë e familjes së saj në fshatin veriperëndimor serb të Moroviçit  më 23 tetor 1991.

Sipas një dosje të publikuar në Beograd të enjten nga Fondi për të Drejtën Humanitare, burrat e armatosur arritën në dy makina gri me targa të Ushtrisë Popullore Jugosllave për ta çuar babanë e Vesnës, Mato Abjanoviç, në një stacion lokal të policisë “për ta marrë në pyetje”. Mato dhe vëllai i tij Ivica shkuan me ta.

“Babai dhe xhaxhai nuk u kthyen më kurrë. Të gjitha gjurmët e tyre kanë humbur që atëherë,” tha Vesna Abjanoviç në një konferencë për shtyp për prezantimin e dosjes, e cila akuzon trupat serbe dhe policinë për pjesëmarrje në krimet kundër kroatëve në provincën veriore të Vojvodinës gjatë luftës.

FDH njoftoi se do të paraqesë një ankesë penale në zyrën e prokurorisë për krimet e luftës mbi zhdukjen e Mato dhe Ivica Abjanoviç.

Rrëmbimi i vëllezërve Abjanoviç është vetëm një nga 11 rastet e dokumentuara nga FDH-ja në dosje. Një total prej 17 personash u zhdukën ose u vranë në incidentet e dokumentuara.

Dosja shqyrton “fushatën e kërcënimeve dhe presionit” kundër kroatëve në Vojvodinë, të kryer me qëllim që t’i detyruar ata të largoheshin nga Serbia.

“Provat në këtë dosje tregojnë se pjesëtarët e policisë dhe ushtrisë serbe morën pjesë në akte individuale dhune kundër kroatëve,” tha autorja e raportit, Jovana Kolariç, nga FDH.

Kolariç tha se FDH-ja gjeti dy dokumente të Sigurimit Serb të Shtetit që tregonin se agjencia “kishte informacione për vrasjet e kroatëve të Vojvodinës” dhe gjithashtu luajti një rol në dëbimet e tyre të detyruara.

Dokumentet, të cilat përfshihen në raport, janë gjetur në arkivat e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë.

Kolariç shtoi se një dëshmitar i mbrojtur i koduar me emrin C-048 dëshmoi në gjyqin e ish-presidentit jugosllav Slobodan Millosheviç se sigurimi i shtetit ndoqi dhe përgjoi kroatët nga Vojvodina, si dhe luajti një rol në sulmet ndaj tyre.

Sipas dosjes, përndjekja e kroatëve dhe jo-serbëve u krye sipas të njëjtit model ose një modeli të ngjashëm në Vojvodinë.

Persona të panjohur për vendasit shkuan në shtëpitë e kroatëve, duke i kërkuar pronarëve të tyre nëse ishin të interesuar për shkëmbimin e pronës.

Kjo do të pasohej nga kërcënimet me telefon, letra dhe fletëpalosje, grafiti kërcënuese, madje edhe vendosje e eksplozivëve dhe hedhje  bombash. Pati raste dhune fizike, si dhe vrasje të kroatëve të Vojvodinës.

Në tubimet publike, të organizuara kryesisht nga Partia Radikale Serbe ultranacionaliste, kroatët u kërcënuan dhe iu dhanë ultimatume dëbimesh.

Kreu i Partisë Radikale Serbe Vojisllav Shesheli u dënua me 10 vjet burg nga gjykata e OKB-së në Hagë për fjalimet nacionaliste që ai mbajti në fshatin Vojvodinë të Hrtkovcit, por nuk u dërgua në burg për shkak të kohës që kishte kaluar në paraburgim.

Dosja e FDH-së pohon se disa figura në Partinë Progresive Serbe në pushtet, e cila u nda nga Partia Radikale në vitin 2008, gjithashtu janë lidhur me politikën anti-kroate të partisë ultranacionaliste.

Një tjetër dëshmitar i mbrojtur në Gjykatën e Hagës pretendoi se kryetarja aktuale e parlamentit serb Maja Gojkoviç, dikur zyrtare e Partisë Radikale, mori pjesë në një takim në të cilin Shesheli dhe lidershipi lokal i partisë diskutuan për dëbimin e kroatëve, thotë raporti.

Raporti gjithashtu pohon se Milan Baceviç, një ish-ministër i qeverisë, i cili tani është ambasadori serb në Kinë, mbështeti në një artikull në gazetën Vecernje novosti në vitin 1992 idenë se Serbia duhet të dëbonte po aq kroatë sa serbët që dëboi Kroacia.

Etiketa: BeogradBurgdhune fizikeDosjadosjeGjurmëtGjykataGjykatëGjykatësGrafitiKroaciaMakinaMediaOKBparaburgimPartiaPartia Radikale SerberaportRaportiSerbiaShesheliSigurimiSigurimi i ShtetittargaVojisllav Sheshelivrasje
Tjetri
Kryeministri Haradinaj sfidon presionin ndaj taksës për mallrat serbe

Kryeministri Haradinaj sfidon presionin ndaj taksës për mallrat serbe

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.