AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Kolegji shkarkon për herë të dytë gjykatësin Artan Lazaj

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
7 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, KPA, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Artan Lazaj në seancën e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Foto: V.Karaj

Kolegji i Apelimit prishi vendimin e KPK-së për shkarkimin e gjyqtarit Artan Lazaj për shkak të shkeljeve të “rënda proceduriale”, por pasi rishqyrtoi dosjen vendosi gjithsesi largimin e subjektit nga profesioni i magjistratit.

Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Artan Lazaj dhe avokati i tij në seancë dëgjimore përballë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Foto:LSA

Kolegji i Posaçëm i Apelimit i dha të drejtë ish-gjykatësit të Tiranës Artan Lazaj në ankimin e tij për shkelje proceduriale të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, por ndërsa rishqyrtoi dosjen vendosi ta shkarkonte gjyqtarin duke vënë në dukje “deklarimin e pamjaftueshëm të pasurisë”.

Kryetari i seancës lexoi rreth 15 minuta vendimin e shkurtuar të Kolegjit për prishjen e vendimit të Komisionit të Pavarur. Ai u shpreh se duke marrë parasysh faktin që vendimi nuk mund të kthehej pas te KPK  për rishikim, vetë KPA kishte shqyrtuar po ashtu dosjen dhe se kishin dalë me një vendim të tyrin për rastin.

Trupa e KPA që gjykoi rastin e kryesuar nga Sokol Çomo, relatore Albana Shtylla dhe anëtarët Natasha Mulaj, Ardian Hajdari e Rezarta Schuetz, doli me vendim për shkarkimin e Lazajt.

Çomo tha se vendimi ishte marrë me shumicë të votave të pesë anëtarëve që gjykuan rastin.

Avokati i Lazajt, Sokol Hazizaj deklaroi se vendimi ishte kontradiktor. Sipas Hazizajt KPA nuk kishte bërë ansjë hetim të ri, por kishte marrë vendimin bazuar mbi vendimin e KPK-së të cilin e shpalli të pavlefshëm.

“Nuk e kuptoj si mund të merret një vendim, bazuar mbi një vendim të cilin e ke shpallur të pavlefshëm,” deklaroi ai pas seancës.

Prishja e vendimit të KPK

Artan Lazaj ka ushtruar detyrën e gjyqtarit si dhe të kryetarit të Gjykatës së Gjirokastrës në vitet 2003-2009. Në vitin 2009, ai është zgjedhur anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, detyrë të cilën e ka mbajtur deri në vitin 2012.

Në dhjetor 2012, Lazaj është rikthyer sërish në gjyqësor përmes një dekreti të Presidentit të Republikës, i cili e emëroi atë në Gjykatën e Tiranës. Ai u bë pjesë e listës prioritare të vetingut për shkak të kandidimit për një post në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Me 11 korrik, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi shkarkimin e tij nga detyra. Lazaj bëri ankim për këtë vendim në Kolegjin e Apelimit, duke pretenduar shkelje procedurale nga komisionerët e KPK-së.

Vendimi për Lazajn është i dyti vendim i KPK-së që prishet nga KPA dhe i pari me kërkesë të një subjekti të rivlerësimit. Kolegji vendosi të shqyrtonte ankimin për shkelje proceduriale në seancë publike, ndryshe nga sa është bërë me ankimet e tjera të gjykatësve e prokurorëve të shkarkuar.

Në ankim Lazaj dhe avokati i tij akuzuan komisioneren Brunilda Bekteshi se kishte qenë e njëanshme dhe cilësuan vendimin e KPK të marrë në shkelje të rëndë të procedurave. Sipas ankimit, një kërkesë e Lazajt për përjashtimin e Bekteshit, pasi ajo në vitin 2016 si avokate kishte kërkuar përjashtimin e tij nga një çështje që shqyrtohej në Gjykatën e Tiranës, nuk ishte marrë parasysh prej KPK.

Atëherë Komisioni vendosi, para seancës dëgjimore në korrik 2018, ta prapësonte kërkesës duke mos e kaluar atë për shqyrtim në një tjetër trup gjykues dhe më pas mori vendimin për shkarkimin e Lazajt.

KPA e pranoi këtë pjesë të ankimit duke e gjetur vendimin e KPK-së në shkelje të procedurës së Kodit Civil.  Gjatë leximit të dispozitivit Çomo citoi se Kolegji e kishte gjetur vendimarrjen e KPK-së në këtë rast në shkelje të procedurave që “kishin sjellë për pasojë pavlefshmërinë e vendimit”.

Kolegji vuri në dukje se kjo vendimarrje e Komisionit kishte shkelur Kushtetutën dhe e bënte atë të njëanshëm “duke cënuar parimin e procesit të rregullt ligjorë dhe atë të gjykimit nga një gjykatë e paanshme”.  KPA po ashtu e cilësoi vendimin e KPK për të mos e kaluar shqyrtimin e ankesës së  subjektit për përjashtimin e Bekteshit në një tjetër trup gjykues “shkelje të rëndë” dhe “në cënim të parimit të paanësisë”.

Në fund Çomo njoftoi se KPA kishte vendosur që vendimi i KPK-së të prishej për shkak të shkeljeve të konstatura dhe një vendim i dytë të merrej në këtë rast nga ana Kolegjit.

Shkarkimi i dytë

Megjithatë, duke u bazuar në faktin se ligji nuk lejon kthimin pas të vendimeve të KPK-së por urdhëron KPA që të bëjë shqyrtimin e tyre, Çomo tha se trupa gjykuese kishte marrë në shqyrtim dosjen e Lazajt dhe kishte bërë rivlerësimin e tij.

Çomo tha se ishte bërë një shqyrtim i dosjes në dhomë këshillimi, ndërsa ishin dëgjuar edhe prapësimet e Lazajt dhe avokatit të tij në seancë publike. Kryesuesi vuri në dukje se ishte për rishqyrtimi i dokumentave të marra nga KPK, të cilat u theksua se nuk ishin kundërshtuar prej Lazajt.

Sipas tij bazuar në analizën financiare dhe në deklarimet e pasurive u gjet se Lazaj, njësoj siç kishte gjetur më herët KPK kishte një sërë problemesh. Kryesuesi Çomo lexoi një listë të pasurive të Lazajt duke vënë në dukje se në të gjitha rastet gjykatësi kishte bërë deklarim të pamjaftueshë, të pasaktë dhe në një rast kishte bërë kontratë fiktive.

Sipas KPA Lazaj kishte bërë deklarim të pamjaftueshëm për blerjen e një apartamenti 158 metra katrorë në Njësinë 5 në Tiranë. Për t ënjëjtin apartament kishte bërë deklarim të pasaktë në vitin 2010 dhe në vitin 2012. Ai po ashtu nuk kishte pasur burime të ligjshme për të kryer pagesat ndaj kompanisë së ndërtimit.

Kolegji gjeti se edhe për shitjen e një apartamenti në Rrugën e Durrësit Lazaj kishte bërë deklarim të pasaktë në “Deklaratën Veting“, deklarim të pasaktë në vitin 2004, kontratë fiktive në vitin 2010 dhe kishte mungesë burimesh.

Bashkëshortja e Lazajt po ashtu u gjet se kishte bërë deklarim të pamjaftueshëm për pasurinë e saj, ndërsa u theksua se edhe deklarimi për një apartament në Vlorë prej lazajt ishte po ashtu i pasaktë. Gjykatësi u gjet se nuk kishte bërë deklarim të mjaftueshëm dhe nuk kishte dhënë të dhëna të sakta për tokën e blerë në Himarë.

Po ashtu në dispozitiv u tha se ai kishte bërë deklarim të pasaktë dhe nuk justifikonte shpenzimet për shkollimin e vajzës. Ndërkohë nga analiza financiare për vitet 2003-2016 rezultoi se ai nuk kishte pasur burime të mjaftueshme finaciare për të kryer blerjet e deklaruar, për të realizuar kursimet dhe shpenzimet e jetesës.

KPA vendosi në fund rivlerësimin e Lazajt vetëm bazuar mbi kriterin e pasurisë. Kryesuesi Çomo tha se shumica e anëtarëve të trupës bazuar edhe në relacionin dhe shqyrtimin në dhomë këshillimi të dosjes e konsideroi atë të përfunduar. Trupa gjykuese e KPA vendosi për së dyti shkarkimin për Artan Lazajn.

Menjëherë pas seancës avokati Sokol Hazizaj tha se do ta dërgonin çështjen në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

“KPA shpalli të pavlefshëm vendimin e KPK, pra e bëri nul atë dhe nga ana tjetër vendosi mbi një diçka që ne se kishim kërkuar,” tha ai. “Nuk mund të bazohesh në një vendim që e ke shpallur të pavlefshëm,” përfundoi Hazizaj.

Etiketa: Albana ShtyllaAnaliza financiareAnalizëAnkimArdian HajdariArtan LazajavokateBrunilda BekteshiDekretiGjykatëGjykatësGjyqHetimKEKolegjiKolegji iKolegji i Posaçëm i ApelimitkomisionerKomisioni i Pavarur i KualifikimitKPAKPKNatasha MulajParaprokurorrishikimshkarkimiSokol ÇomoSokol HazizajStrasburgTiranëVendimVendimiVeting
Tjetri
Kamatvonesa dhe penalitete; bankat cënojnë minimum jetik të kreditorëve në vështirësi

Katër banka nën hetim për shkelje të konkurrencës

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.