AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Pse do ta dëmtojë Europën Brexit

Sigmar GabrielngaSigmar Gabriel
7 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Brexit. Foto ilustruese Pixabay.

Bashkimi Europian nuk do të shkatërrohet në prag të Brexit dhe do ta kapërcejë gjithashtu pasojën ekonomike që do të shkaktohet nga largimi i Mbretërisë së Bashkuar. Por Brexit do të dëmtojë rolin e Europës në botë në një mënyrë që europianët aktualisht duken të paaftë ta kuptojnë.

Brexit. Foto ilustruese Pixabay.

Po afron ora drejt 29 marsit dhe daljes së Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Europian. Qoftë nëse Brexit rezulton të jetë “i butë” apo “i vështirë”, Britania e Madhe është e vendosur të përballojë një periudhë turbullirash të rënda ekonomike. Por Britania i ka mbijetuar krizave shumë më të mëdha dhe do ta kapërcejë edhe këtë në një moment. Për mua, pyetja e vërtetë është se çfarë nënkupton Brexit për të ardhmen e Europës.

“Ideja Europiane” pothuajse me siguri do të mbijetojë. BE-ja nuk do të shkatërrohet në prag të Brexit dhe do t’i kapërcejë pasojat ekonomike që do të shkaktohen nga largimi i Mbretërisë së Bashkuar. Por Brexit do të dëmtojë rolin e Europës në botë në një mënyrë që ne europianët aktualisht dukemi të paaftë ta kuptojmë. Vendimi i fundit i administratës së presidentit amerikan Donald Trump për uljen e statusit diplomatik të misionit të BE-së në Uashington ishte ndoshta një ide e vogël e gjërave që do të vijnë më pas.

Sfondi gjeopolitik kundër të cilit zhvillohet Brexit nuk mund të anashkalohet dhe mund të luajë një rol të madh në përcaktimin e impaktit të tij në BE. Fakti më i spikatur është se ekuilibri politik dhe ekonomik i fuqisë botërore po zhvendoset nga Atlantiku drejt Paqësorit – një prirje për të cilën nuk mund të fajësohen vetëm populistët si Trumpi. Në fund të fundit, ishte presidenti Barak Obama i cili foli për SHBA-në si një vend i Paqësorit dhe jo i Atlantikut, ndërsa paraardhësit e tij kishin folur gjithmonë për SHBA-në si një aktor “transatlantik”. Ndërkohë që ne mund të jetojmë sot në një botë “G-Zero” pa një pushtet të vetëm që merr përgjegjësi globale, e nesërmja mund të sjellë një botë G-2 në të cilën SHBA-ja dhe Kina konkurrojnë për dominimin global.

Europianët – dhe këtu përfshij britanikët – përballen me çështjen nëse (dhe si) ne do të ruajmë sovranitetin tonë midis këtyre qendrave rivale të pushtetit. Me përjashtimin e mundshëm të politikave klimatike, Europa tashmë është një spektatore në shumicën e konflikteve dhe çështjeve globale. Këto përfshijnë edhe rifillimin e garës së armëve bërthamore që Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin duken të vendosur të ndjekin, si edhe trazirat e dhunshme në Lindjen e Mesme. Në vend që t’i kthehen Europës ndërsa gjenden përballë tërheqjes së njoftuar nga Trump të forcave amerikane nga Siria, grupet rebele që luftojnë kundër presidentit Bashar al-Assad, me sa duket për vlerat e lirisë dhe demokracisë, po i kthejnë sytë nga Rusia dhe Turqia.

Pas Brexit, ne mund ta gjejmë veten në një gjendje më të rrezikshme, sepse bota do t’i shikojë europianët si ngordhalaqë akoma më të mëdhenj. Duke e pasur të pamundur të mbledhim veten dhe të strukturojmë interesat tona, përpjekjet tona për të bindur të tjerët për pikëpamjen tonë të botës duken donkishoteske. Madje, me Brexit, BE-ja do të humbasë një anëtar me rrjete diplomatike shekullore, një fuqi ekonomike dhe një fuqi bërthamore me një ushtri të klasit të parë.

E gjithë kjo duhet të jetë arsye e mjaftueshme për t’i përdorur javët e mbetura deri më 29 mars (dhe ndoshta edhe më tej) për të kërkuar kompromise që mund të limitojnë dëmin e shkaktuar nga Brexit. Natyrisht, shanset nuk janë për një sukses. Për shumicën e opozitës Laburiste, Europa është shumë më pak e rëndësishme sesa rrëzimi i kryeministres Theresa May. Shumë nga konservatorët në pushtet, ndërkohë (edhe disa brenda laburistëve, për fat të keq), do të arrijnë objektivin e tyre të Brexit duke mos bërë asgjë. Dhe një shumicë parlamentare për një Brexit “të butë” të negociuar duket e pamundur, sepse kjo do ta linte plotësisht të ardhmen e Mbretërisë së Bashkuar në duart e BE-së kur të negociohen kushtet e qëndrimit në tregun e vetëm.

Atëherë, çfarë duhet të bëjnë evropianët? Mund të jetë e saktë të theksohet duke mbledhur shpatullat se Britania e Madhe e vuri vetë veten në këtë pozitë, për shkak të sjelljes së pakujdesshme të elitës së saj politike. Por ky qëndrim nuk ndihmon askënd. Jo vetëm popullsia britanike, por Europa si e tërë, do të vuajë pasojat e Brexit. Për të arritur një zgjidhje që e mban Mbretërinë e Bashkuar sa më afër BE-së, të gjithë europianët duhet të pranojnë se ajo që do të ndodhë më 29 mars ka rëndësi për të gjithë ne.

Më konkretisht, partitë social demokrate europiane duhet të arrijnë te Partia Laburiste dhe lideri i saj euroskeptik  Jeremy Corbyn. Konservatorët dhe liberalët gjermanë, së bashku me presidentin francez Emmanuel Macron, duhet t’i drejtohen qeverisë irlandeze lidhur me pasojat e mundshme të një Brexiti të vështirë, domethënë një kufi të vështirë midis Irlandës dhe Irlandës së Veriut dhe një ringjallje të dhunës në ishull. Parandalimi i kësaj ishte qëllimi i “pengesës” në marrëveshjen e tërheqjes së Theresa May me BE-në, të cilën parlamenti britanik refuzoi në mënyrë kategorike më 15 janar.

Europianët gjithashtu duhet të pyesin veten nëse ne mund të biem dakord për një marrëveshje më të mirë midis BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar sesa ajo që kemi deri më tani. Ndoshta ka mënyra të tjera për ta siguruar Britaninë se do të ketë një traktat pasues të pranueshëm për të dyja palët, sipas të cilit askush nuk është peng i përhershëm. Dhe ndoshta ka vend për manovrim në lirinë e lëvizjes brenda BE-së. Në fund të fundit, jo vetëm qeveria britanike, por edhe kryetarët e komunave gjermane dhe këshillat e qytetit kërkojnë më shumë dhe instrumente më të mira për të zbutur ndikimin e emigracionit në sistemet tona të sigurisë sociale. Liria e lëvizjes nuk përjashton menaxhimin e kësaj lirie.

Me afrimin e afatit të datës 29 mars, BE-ja duhet të bëjë të qartë se ora do të ndalet nëse Mbretëria e Bashkuar ka nevojë për më shumë kohë. Kjo nuk do të ishte asgjë e re në negociatat ndërkombëtare. Edhe data për zgjedhjet e këtij viti në Parlamentin Europian nuk duhet të jetë një pengesë e pakapërcyeshme. Është koha për kreativitet politik. Çdo shans për sukses, sado të pamundura të duken gjasat, duhet të kapet. Çmimi i një Brexiti kaotik është tepër i lartë që kushdo në Europë ta pranojë i lumtur.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. Why Brexit Will Damage Europe

Etiketa: ArmëAtlantikuBashkimi EuropianBEBrexitBritania e MadhedemokrateDhunëDonald TrumpEmmanuel MacronEuropaKinakryetarKufiLiriaMacronmarrëveshjeMbretëria e BashkuarPartiapopulistProject SyndicatePutinQeveriaRusiaSHBASiriasocial demokrateTrumpTurqiaushtriVendimiVladimir PutinZgjedhjet
Tjetri
Transgjinorët maqedonas përshëndesin vendimin e Gjykatës Europiane

Transgjinorët maqedonas përshëndesin vendimin e Gjykatës Europiane

bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.