AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Mësuesit e Kosovës i japin fund grevës tre javore

Blerta BegishollingaBlerta Begisholli
7 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto: BIRN.

Pas një takimi me unionin e mësuesve, kryetari i parlamentit Kadri Veseli ka lajmëruar se greva tre javore e mësuesve, të cilët kërkojnë rritje pagash, do të përfundojë të hënën.

Foto: BIRN.

Kryetari i parlamentit Kadri Veselit të premten tha se unioni i mësuesve kishte rënë të ndërpresë një grevë tre javore, pasi dëgjoi se pagat e mësuesve do të rriteshin sipas projektligjit për pagat, që parlamenti do të miratojë të shtunën.

Veseli e bëri njoftimin në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Ramush Haradinaj dhe kryetarin e sindikatës, pa dhënë detaje të mëtejshme rreth rritjes.

“Jam i lumtur që nxënësit e Kosovës që nga e hëna do të kthehen në shkollë. Të gjithë punonjësve të sistemit arsimor u është bërë një rritje në pagat e tyre dhe ne do t’i mbajmë premtimet tona,” tha ai.

“Pagat janë rritur në të gjithë sektorët e tjerë publikë, duke përfshirë policinë, punonjësit e mjekësisë, administratën publike, artistët, asambletë komunale, pensionistët dhe të gjithë punëtorët e tjerë,” shtoi Veseli.

“Nesër (e shtunë) ne do të miratojmë projektligjin mbi pagat, që do të rrisë pagat për më shumë se 70,000 punonjës të sektorit publik,” vazhdoi Veseli.

Kryetari i sindikatës SBASHK, Rrahman Jasharaj, e përshëndeti marrëveshjen dhe konfirmoi se semestri i dytë i vitit shkollor do të fillojë javën e ardhshme. “Marrëveshja është afër asaj që kemi dashur. Semestri i dytë fillon të hënën,” tha Jasharaj.

Siç ka raportuar BIRN, Kosova është prekur nga një valë e përshkallëzuar grevash, të nxitura nga ligji i ri mbi pagat i propozuara nga qeveria dhe që pret të diskutohet në parlament.

Nuk ka ende informacione nëse kirurgët, stafi mjekësor dhe punëtorët komunal do të vazhdojnë apo jo grevat e tyre.

Sistemi aktual i pagave të sektorit publik konsiderohet gjerësisht i fragmentuar, i paqëndrueshëm dhe jokoherent.

Pagat aktuale rregullohen nga ligje të ndryshme dhe kryesisht nga rregulloret nënligjore dhe baza e tyre ligjore në shumicën e rasteve është e diskutueshme, vuri në dukje qeveria në projektligjin e propozuar.

Projektligji i ri është hartuar të trajtojë problemin e mungesës së homogjenitetit në listën e pagesave në sistemin publik.

Unioni i mësuesve më herët hodhi poshtë një ofertë për një ngritje prej 10 për qind nga kryeministri Haradinaj.

Etiketa: BIRNHaradinajkadri veseliKosovaKosovëMarrëveshjaMjekmjekëPagatparlamentpensionistëProjektligjiProjektligji i riPunëPunëtorPunëtorëQeveriaRamush Haradinaj
Tjetri
Përgjimet mbajnë “peng” gjykimin e 3 gjyqtarëve të dyshuar për korrupsion

Përgjimet mbajnë “peng” gjykimin e 3 gjyqtarëve të dyshuar për korrupsion

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.