AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

Përgjimet mbajnë “peng” gjykimin e 3 gjyqtarëve të dyshuar për korrupsion

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
7 years më parë
në Korrupsioni, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Tre gjyqtarët e Apelit, Durrës, Kliton Spahiu, Petraq Dhimitri dhe Petrit Çeno

Kërkesa e Gjykatës për Krime të Rënda për zbardhjen e disa përgjimeve që janë pjesë të dosjes hetimore, ka shtyrë hapjen e procesit gjyqësor ndaj tre gjyqtarëve të apelit të akuzuar për korrupsion, si pjesë të ashtuquajturës dosje ‘El Classico.”

Tre gjyqtarët e Apelit, Durrës, Kliton Spahiu, Petraq Dhimitri dhe Petrit Çeno

Pamundësia për zbardhjen e disa përgjimeve, transkriptimi i të cilave i është lënë detyrë Prokurorisë nga Gjykata për Krime të Rënda, po mban peng fillimin e gjykimit për korrupsion të gjyqtarëve të Apelit Durrës, Kliton Spahiu, Petraq Dhimitri dhe Petrit Çeno.

Ndërkohë, zhvillimi i një seance paraprake për këtë çështje të premten në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, dështoi për shkak të mungesës së avokatit mbrojtës të tre gjyqtarëve të akuzuar.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda vendosi në dhjetor 2018 që të mos e shqyrtoje çështjen pa u zbardhur disa përgjime të cilat i ka vlerësuar se duhet të jenë pjesë e dosjes hetimore. Një burim nga Prokuroria i tha BIRN se një pjesë e përgjimeve që u lanë detyrë nga gjykata janë zbardhur, ndërsa disa të tjera pritet të zbardhen në ditët në vijim.

Në fund të nëntorit të vitit të kaluar, Prokuroria dërgoi për gjykim gjyqtarët Kliton Spahiu, Petraq Dhimitri dhe Petrit Çeno nën akuzën “korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve apo punonjësve të drejtësisë”. Ndërkohë, për gjykim ka shkuar edhe biznesmeni që dyshohet se është favorizuar nga tre gjyqtarët, Namik Sadiku, i cili akuzohet për veprën penale “korrupsioni aktiv”.

Në shkurt të vitit 2018, Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendosi të pezullonte nga detyra gjyqtarët e sipërcituar, duke argumentuar se vendimi u mor pasi u njohën me informacionin e ardhur nga Drejtuesi i Prokurorisë së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, ku njoftohej marrja si të pandehur të tre gjyqtarëve të Apelit të Durrësit .

Të dhënat e siguruara më parë nga BIRN prej dosjes hetimore tregojnë se tre gjyqtarët dyshohet se kanë ndërmarrë një udhëtim në Spanjë në tetor 2014 në shoqërinë e biznesmenit Namik Sadiku – pronari i një kompleksi turistik në Durrës dhe se udhëtimi është paguar prej tij. Ky udhëtim përfshinte ndjekjen e ndeshjes së futbollit midis Real Madrid dhe Barcelonës. I ashtuquajturi derbi “El Classico” u mbajt në Madrid në 25 tetor 2014 dhe u fitua me rezultatin 3:1 nga skuadra pritëse e Realit të Madridit.

Autoritetet spanjolle i kanë bërë të ditur prokurorisë se pagesa e hotelit në Spanjë është bërë përmes kartës së kreditit të shtetasit Fatjon Pula, i cili është kushëri i shtetasit Namik Sadiku. Ai ka paguar 450 euro për qëndrimin e gjyqtarëve në hotel.

Sipas Prokurorisë, qëllimi i udhëtimit në Spanjë i të dyshuarve ishte ndjekja në stadium e ndeshjes së futbollit mes Real Madrid dhe Barcelonës. Ndërkohë, më herët, më 2 tetor 2014, gjyqtarët Spahiu dhe Dhimitri kanë udhëtuar drejt Italisë në të njëjtën linjë dhe avion me Sadikun. Nga hetimi ka rezultuar se gjyqtarët dhe biznesmeni janë kthyer nga Italia në të njëjtën ditë dhe orë.

Ndërmjet udhëtimeve në Europë, Sadiku ishte palë një çështje gjyqësore në Gjykatën e Apelit Durrës, ku relator ishte gjyqtari Spahiu dhe anëtarë të trupit gjykues ishin Petrit Çeno dhe Petraq Dhimitri.

Sipas të dhënave që BIRN disponon, konflikti gjyqësor lidhet me ndërtimin e hotelit 10 katësh të Sadikut në plazhin e Durrësit, në zonën e Shkëmbit të Kavajës. Në shkurt të vitit 2012, Sadiku ishte paditur nga ish-ortaku i tij në ndërtimin e kompleksit, Oliver Ushina i cili kishte dalë fitues në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës. Por, Gjykata e Apelit e ka rrëzuar vendimin e Shkallës së Parë duke i dhënë të drejtë Sadikut.

Tre gjyqtarët e akuzuar kanë një karrierë të gjatë në sistemin shqiptar të drejtësisë. Petrit Çeno drejton prej vitit 2010 Gjykatën e Apelit të Durrësit, ndërsa në vitin 2013 ai u dekretua nga presidenti Bujar Nishani në Gjykatën e Lartë. Por Çeno mbeti në Apel pasi Kuvendi rrëzoi dekretin e promovimit të tij.

Gjyqtari Kliton Spahiu është emëruar në Apelin e Durrësit pas disa vitesh karrierë në Gjykatën e Kurbinit, ndërsa Petraq Dhimitri punon prej vitit 2010 në këtë gjykatë.

Në deklaratat e pasurisë të dorëzuara në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive rezulton se gjyqtari Kliton Spahiu ka raportuar disa skedina fituese për të justifikuar pasurinë. Ai ka deklaruar se ka fituar në total 2,791,676 lekë dhe 4,246 dollarë prej lotove sportive në vitet 2012-2014.

Etiketa: ApelBIRNBujar NishanidosjeDurrësEl ClassicoEuroGjykataGjykata e ApelitGjykata për Krime të RëndaGjykatëGjykatësgjykimGjyqgjyqtarItaliaKliton SpahiuKorrupsionKorrupsioniKorrupsioni pasivKrimeKuvendiPetraq DhimitriPetrit ÇenoprokurorProkuroriaSHVendimi
Tjetri
Një shtëpi dhe një makinë vënë në vështirësi prokurorin Adnan Kosova

ONM rekomandon shkarkimin e prokurorit Adnan Kosova

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.