AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Pedagogët e Shkencave Sociale nisin grevë kundër ligjit për arsimin e lartë

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
7 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Përfaqësia e pedagogëve pas takimit me ministren e Arsimit Besa Shahini në Tiranë më 1 shkurt 2019. Foto: LSA

Pas një takimi pa rezultat mes pedagogëve protestues dhe ministres së re të arsimit Besa Shahini, asambleja e pedagogëve të fakultetit të shkencave sociale shpallën grevë, e para protestë nga të punësuarit e sektorit publik në Shqipëri që nga viti 2003.

Përfaqësia e pedagogëve pas takimit me ministren e Arsimit Besa Shahini në Tiranë më 1 shkurt 2019. Foto: LSA

Asambleja e pedagogëve të Fakultetit të Shkencave Sociale shpalli grevë pa afat mbrëmjen e të premtes pasi një takim i zhvilluar mes një grupi pedagogësh dhe ministres së re të arsimit Besa Shahini dështoi të sjellë rezultat.

Pedagogët kërkojnë shfuqizimin e ligjit aktual për arsimin e lartë, i cili u miratua në Kuvendin e Shqipërisë mes debateve në vitin 2015 dhe që parashikon kontroll direkt apo indirekt nga qeveria mbi universitetet shqiptare dhe që gjatë viteve të fundit ka shkaktuar përplasje të vazhdueshme dhe bllokime të ndërsjellëta mes udhëheqësve të fakulteteve dhe universiteteve dhe të ashtuquajturve administratorë, të cilët konsiderohen gjerësisht si përfaqësues të qeverisë.

Protesta e pedagogëve erdhi pasi qeveria u përpoq pa shumë sukses të kontrollojë zemërimin e studentëve, të cilët protestuan në rrugët e Tiranës gjatë muajit dhjetor dhe bllokuan procesin mësimor gjatë muajit janar.

“Ne, pedagogët e Fakultetit të Shkencave Sociale, të mbledhur në asamble, të frymëzuar nga protesta studentore, të indinjuar nga mungesa e përgjigjes së Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë për kërkesat tona dhe në mbështetje të vendimeve të asamblesë së personelit akademik të FSHS të datës 15 janar 2019 dhe të takimit të përbashkët të asambleve të Universitetit të Tiranës të datës 25 janar 2019 vendosëm të nisim grevën”, shkruhet në një deklaratë të shpërndarë për mediat.

Kjo është hera e parë që nga viti 2003 kur punonjës të sektorit publik ngrihen në grevë kundër qeverisë. Hera e fundit, më shumë se 15 vite më parë, shënoi protestën e organizuar nga sindikatat të mësuesve të shkollave. Që nga ajo kohë sindikatat efektivisht kanë pushuar së ekzistuari ndërsa pas protestës studentore të dhjetorit të kaluar, pedagogët e disa fakulteteve të ndryshme kanë zgjedhur të veprojnë përmes asambleve të pedagogëve.

Link: Deklarata

Etiketa: Besa ShahinimbështetjeParaProtestaProtesta studentoreprotesteprotestuesPunëQeveriaSHshqipShqipërishqiptarestudentTiranë
Tjetri
Projekti i NATO-s ngjall shpresa për rikthimin e ‘krenarisë së humbur’ në Kuçovë

Projekti i NATO-s ngjall shpresa për rikthimin e ‘krenarisë së humbur’ në Kuçovë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.