AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

Shtyhet me një muaj hetimi për tre gjyqtarët e Apelit të Durrësit

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
7 years më parë
në Korrupsioni, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Tre gjyqtarët e Apelit, Durrës, Kliton Spahiu, Petraq Dhimitri dhe Petrit Çeno

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi t’i japë edhe një muaj kohë Prokurorisë për çështjen ndaj tre gjyqtarëve Kliton Spahiu, Petraq Dhimitri dhe Petrit Çeno, të cilët akuzohen për korrupsion pasiv.

Tre gjyqtarët e Apelit, Durrës, Kliton Spahiu, Petraq Dhimitri dhe Petrit Çeno

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi në një seancë paraprake të hënën të shtyjë me një muaj hetimet për tre gjyqtarët e Apelit të Durrësit, të cilët akuzohen për veprën penale të korrupsionit pasiv. BIRN mësoi se shkak për këtë shtyrje të hetimeve janë bërë përgjimet telefonike, të cilat nuk janë zbardhur ende plotësisht.

Prokuroria e Krimeve të Rënda i mbylli hetimet në nëntor të vitit të kaluar ndaj gjyqtarëve Kliton Spahiu, Petraq Dhimitri dhe Petrit Çeno.  Ndërkohë, për gjykim ka shkuar edhe biznesmeni që dyshohet se është favorizuar nga tre gjyqtarët, Namik Sadiku, i cili akuzohet për veprën penale “korrupsioni aktiv”.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda vendosi në dhjetor 2018 që të mos e shqyrtoje çështjen pa u zbardhur disa përgjime të cilat i ka vlerësuar se duhet të jenë pjesë e dosjes hetimore. Një burim nga Prokuroria i tha BIRN se një pjesë e përgjimeve që u lanë detyrë nga gjykata janë zbardhur, ndërsa disa të tjera pritet të zbardhen në ditët në vijim.

Të dhënat e siguruara më parë nga BIRN tregojnë se tre gjyqtarët dyshohet se kanë ndërmarrë një udhëtim në Spanjë në tetor 2014 në shoqërinë e biznesmenit Namik Sadiku – pronari i një kompleksi turistik në Durrës dhe se udhëtimi është paguar prej tij. Ky udhëtim përfshinte ndjekjen e ndeshjes së futbollit midis Real Madrid dhe Barcelonës, i njohur si derbi “El Classico”.

Autoritetet spanjolle i kanë bërë të ditur prokurorisë se pagesa e hotelit në Spanjë është bërë përmes kartës së kreditit të shtetasit F.P., i cili është kushëri i shtetasit Sadiku. Ai ka paguar 450 euro për qëndrimin e gjyqtarëve në hotel.

Sipas Prokurorisë, qëllimi i udhëtimit në Spanjë i të dyshuarve ishte ndjekja në stadium e ndeshjes së futbollit mes Real Madrid dhe Barcelonës. Ndërkohë më herët, më 2 tetor 2014, ka rezultuar se gjyqtarët Spahiu dhe Dhimitri kanë udhëtuar drejt Italisë në të njëjtën linjë dhe avion me Sadikun. Nga hetimi ka rezultuar se gjyqtarët dhe biznesmeni janë kthyer nga Italia në të njëjtën ditë dhe orë. Biznesmeni Sadiku ishte palë një çështje gjyqësore në Gjykatën e Apelit Durrës, ku relator ishte gjyqtari Spahiu dhe anëtarë të trupit gjykues ishin Petrit Çeno dhe Petraq Dhimitri.

Sipas të dhënave që BIRN disponon, konflikti gjyqësor lidhet me ndërtimin e një hoteli 10 katësh të Sadikut në plazhin e Durrësit, në zonën e Shkëmbit të Kavajës. Në shkurt të vitit 2012, Sadiku ishte paditur nga ish-ortaku i tij në ndërtimin e kompleksit, Oliver Ushina i cili kishte dalë fitues në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës. Por, Gjykata e Apelit e ka rrëzuar vendimin e Shkallës së Parë, duke i dhënë të drejtë Sadikut.

 

Etiketa: BIRNDurrësEl ClassicoEuroGjykataGjykata e ApelitGjykatëgjykimGjyqgjyqtarHetimetItaliaKliton SpahiuKorrupsionkorrupsion pasivKorrupsioniKrimePetraq DhimitriPetrit ÇenoProkuroriaProkuroria e Krimeve të RëndaSHShtyrje
Tjetri

Pedagogët e Universitetit të Tiranës drejt grevës pa afat

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.