AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Vjedhja në Pashaliman, Xhaçka i kërkon Metës shkarkimin e gjeneralit

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
7 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Komandanti i Forcës Detare, gjeneralmajor Ylber Dogjani, ministrja e Mbrojtjes znj. Olta Xhaçka dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku gjatë një cermonie. Foto nga faqja zyrtare e Ministrisë së Mbrojtjes.

Ministrja e Mbrojtjes i ka kërkuar presidentit shkarkimin e Komandantit të Forcës Detare, ndërsa ka firmosur shkarkimin e 15 ushtarakëve të tjerë të gjetur prej një hetimi administrativ si përgjegjës për mungesën e sigurisë në bazën e Pashalimanit.

Komandanti i Forcës Detare, gjeneralmajor Ylber Dogjani, ministrja e Mbrojtjes znj. Olta Xhaçka dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku gjatë një cermonie. Foto nga faqja zyrtare e Ministrisë së Mbrojtjes.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka i ka kërkuar Presidentit Ilir Meta shkarkimin e Komandantit të Forcës Detare Ylber Dogjani , ndërsa me kërkesë të Shtabit të Përgjithshëm ka miratuar shkarkimin e 15 ushtarakëve të tjerë. Masat janë marrë sëfundmil pas grabitjes së një sasie armatimesh dhe disa armëve në Bazën Detare të Pashalimanit.

Këshilltarja për mediat e Ministrisë së Mbrojtjes Albana Agastra i tha BIRN në një telefonatë se ushtarakët e shkarkuar ishin gjetur përgjegjës për mungesën e sigurisë në bazën e Pashalimanit pas një hetimi administrativ. “Ministrja me porpozim të Shtabit të Përgjithshëm miratoi shkarkimin e 15 ushtarakëve dhe i ka propozuar Presidentit që është Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, shkarkimin e Komandantit të Forcës Detare Ylber Dogjani”, tha Agastra.

I kontaktuar nga BIRN në telefon gjenerali Dogjani tha se nuk do të komentonte njoftimin. “Nuk kam dijeni për këtë”, tha Dogjani i cili mban gradën e Gjeneralmajorit.  Ai u caktua në krye të Forcës Detare nga ish-Presidenti Bujar Nishani me propozim të ministres së atëherëshme të Mbrojtjes Mimi Kodheli. Më herët ai ka drejtuar Agjencinë e Inteligjencës së Mbrojtjes (AIM) e njohur edhe si SHIU, ndërsa është njëkohësisht bashkëkryetar i grupit të caktuar për negociata me Greqinë për kufirin detar.

Katër ushtarakë të niveleve të ulëta janë ndërkohë në burg me akuzën e “shkeljes së rregullave të shërbimit të rojes” me pasojë vjedhjen e depos së armatimeve në Pashaliman.  Depoja e armatimit e bazës së Pashalimanit, e famshme në të shkuarën për katër nëndetëset sovjetike, u konstatua e grabitur më 10 janar. Bazuar në kërkesën për masë sigurie që prokuroria paraqiti në gjykatë më 14 janar, në depo ishin vjedhur 2 pushkë automatike “Model 56”, një karabinë, 40 granata dhe rreth 5500 fishekë të llojeve të ndryshme përfshi municione blindshpuese.

Por gjatë seancës për masë sigurie ushtarakët e arrestuar u ankuan për mungesë të kushteve në Pashaliman dhe po ashtu edhe për mungesë të elementëve minimalë të sigurisë përfshi ndriçimin në zonën ku ndodhej depoja e grabitur. Ushtarakët po ashtu pretenduan se punonin me orë shtesë për shkak të mungesës së personelit dhe dy prej tyre punonin aty në kundërshtim me urdhërat e Ministrisë së Mbrojtjes.

Etiketa: AKUArmëBIRNBujar NishaniBurgIlir MetakryetarMASMetaMimi KodhelinegociataOlta XhaçkaPashalimanProkuroriaSHSHIU
Tjetri
dhuratat

‘Dhuratat e çmuara’ që Edi Rama mori në 6 vite si kryeministër

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.