AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Bien kreditë dhe depozitat, shqiptarët kanë më pak para

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
7 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Pamje ballore e ndërtesës së Bankës së Shqipërisë në Tiranë, fotografuar më 31 tetor 2015. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Treguesit kryesorë bankarë flasin për rënie të kursimeve dhe të kredive në Shqipëri gjatë vitit të kaluar bashkë me rënien e agregatit monetar M2 bëhet e ditur nga statistikat e Bankës së Shqipërisë.

Pamje ballore e ndërtesës së Bankës së Shqipërisë në Tiranë, fotografuar më 31 tetor 2015. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Depozitat e familjeve dhe bizneseve shqiptare në bankat e nivelit të dytë pësuan një rënie të lehtë prej 1.3% gjatë vitit 2018, viti i dytë rradhazi me rënie pas afro dy dekadash rritjeje të vazhdueshme, bëhet e ditur nga të dhënat statistikore të publikuara të martën nga Banka e Shqipërisë.

Depozitat në banka ishin në fund të dhjetorit në total 989 miliardë lekë, afro 13 miliardë ose 100 milionë euro më pak se sa në vitin 2017.

Depozitat e mbajtura në lekë ranë me 3.7% ndërsa ato në valutë me 8.9%. Një pjesë e rënies së treguar te depozitat në valutë reflekton rënien e vlerës së euros kundrejt lekut dhe si e tillë nuk mund të merret siç shihet në pamje të parë. Kjo ndodh për shkak se depozitat në valutë këmbehen me kursin mesatar të ditës së raportimit para se të raportohen në vlerën e tyre kontabël në lekë. Megjithatë, fakti është që edhe depozitat në lekë, të cilat nuk reflektojnë kursin e këmbimit, kanë pësuar rënie.

Sa i përket monedhës së preferuar për të mbajtur depozita, euro vijon të forcojë rolin e saj në kursimet e shqiptarëve. Pavarësisht përpjekjeve të Bankës së Shqipërisë për “deeuroizim“, në fund të vitit 2018, 53% e kursimeve ishin në euro dhe 47% në lekë. Kjo është një situatë e ndryshme nga një dekadë më parë. Në vitin 2008, psh, vetëm 42% e depozitave mbaheshin në valutë.

Nga ana tjetër, volumi i kredisë i mbajtur nga kompanitë dhe individët shqiptarë shënoi një rënie të madhe prej 17 miliardë lekësh ose 3.2% gjatë vitit të kaluar. Në total teprica e kredisë, e cila përfaqëson detyrimet e bizneseve dhe individëve ndaj bankave, ra në 533 miliardë lekë nga 550 miliardë që ishte në vitin 2017. Rënia e vitit të kaluar është njëkohësisht rrjedhojë e fshirjes një pjese të kredive të humbura nga bilancet e bankave por edhe e volumit krahasimisht të paktë të kredisë së re të dhënë nga bankat shqiptare.

Treguesi i tretë i rëndësishëm që shënoi luhatje jonormale gjatë vitit të kaluar ishte agregati monetar M2, ose stoku i parasë. Në dhjetor 2018, M2 ra me 1% në bazë vjetore.

Të dhënat e depozitave, kredisë dhe stokut të parasë dhe rënia e njëhershme e tyre e bëjnë të çuditshme rritjen ekonomike të regjistruar gjatë vitit të kaluar, rreth 4% në terma realë dhe rreth 6% në terma nominalë. Mbetet e paqartë se si ekonomia është rritur ndërkohë që kredia, depozitat dhe stoku i parasë ka pësuar rënie.

Etiketa: BankatBIRNEkonomiaEuroIvana DervishikrediapaktParaSHshqipShqipërishqiptareStatistikat
Tjetri
Kolegji i Apelimit: Shkarkimi i ish-gjykatësit Trezhnjeva “i drejtë në thelb”

Kolegji konfirmon shkarkimin e gjyqtarit Artan Zeneli

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.