AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KPK

KPK konfirmon Donika Prelën, në akuzat e PD “nuk kishte indicie” për hetim të ri

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
7 years më parë
në KPK, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi se drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela ishte konfirmuar në detyrë. KPK tha se nuk kishte gjetur indicie për të rihetuar pas akuzave publike nga Partia Demokratike.

Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Foto:BIRN

Komisioni i Pavarur i Kualifikimi sqaroi në fillim të seancës së njoftimit të vendimit për kreun e Prokurorisë së Krimeve të Rënda se kishte shtyrë dhënien e vendimit me 8 ditë për shkak të akuzave publike ndaj Prelës. Drejtuesi i seancës tha se akuzat ishin marrë në konsideratë dhe ishin shqyrtuar prej Komisionit, por në to “nuk ishin gjetur indicie dhe dyshime të arsyeshme për të rihapur hetimin”.

KPK më pas njoftoi se Donika Prela konfirmohej në detyrë. Prela u largua nga salla menjëherë pas njoftimit pa bërë asnjë koment.

Shtyrja

Konfirmimi i Prelës kaloi përmes një sërë akuzash publike, ndërsa KPK dhe vëzhguesi ndërkombëtar ngritën një sërë puikëpyetjesh kryesisht rreth të ardhurave të bashkëshortit që rezultoi se kishte punuar pjesërisht në të zezë.

Po ashtu Prela është akuzuar disa herë publikisht nga Partia Demokratike si e njëanshme, ndërkohë një ditë para seancës së planifikuar të njoftimit të vendimit deputeti Enkelejd Alibeaj aludoi për lidhje të prokurores me krimin.

“Organet e vetingut duhet t’i japin përgjigje pyetjes: a është Donika Prela pjesë e dosjes 339, e kapur në përgjim me bandën e Avdyljave duke biseduar me kreun e bandës Astrit Avdylaj? Përgjimet e dosjes 339 janë bërë në kohën kur Donika Prela drejtonte Prokurorinë e Durrësit dhe Astrit Avdylaj u arrestua për armëmbajtje pa leje, por më pas u lirua si i pafajshëm”, tha Alibeaj. Ai po ashtu aludoi për një takim mes Komisioneres Valbona Sanxhaktari dhe prokurores.

Këto akuza detyruan KPK të shtynte ditën e dhënies së njoftimit. Roland Ilia, kryesuesi i trupës që gjykoi rastin lexoi në seancë se akuzat publike ishin verifikuar nga Komisioni. Ai tha se kjo ishte arsyeja pse ishte marrë kohë shtesë. Ai megjithatë vuri në dukje se nga verifikimet nuk kishin rezultuar të kishte prova apo dyshime të arsyeshme për të hapur hetimet nga e para. Pas kësaj ai tha se KPK vendosi ta cilësonte të mbyllur procesin me atë që kishte rezultuar nga hetimi i mëparshëm.

Ilia njoftoi se ishte vendosur konfirmimi i Prelës në detyrë, pasi ishin shqyrtuar provat kundër saj dhe përgjigjet e saj rreth gjetjeve të Komisionit.

Problemet në seancë dëgjimore

Drejtuesja e komanduar e Krimeve të Rënda, Donika Prela u përball me pikëpyetje mbi të ardhurat e bashkëshortit dhe transaksionet me pasuritë e paluajtshme në seancën dëgjimore me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit më 22 janar. Prela u mbrojt me dokumente shtesë si dhe me argumentin se detyrimet tatimore të bashkëshortit ishin përgjegjësi e punëdhënësit.

Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda  u ngarkua me barrën e provës për burimet financiare të një të afërmi të bashkëshortit, i cili u kishte dhënë 15 mijë euro hua për blerjen e një apartamenti në vitin 2007 si dhe dha sqarime mbi denoncimin e një qytetari lidhur me apartamentin ku banon aktualisht, i blerë për 110 mijë euro në vitin 2018.

Procesi i vetingut për të u krye nga trupa gjykuese e drejtuar nga Roland Ilia, me relatore Valbona Sanxhaktarin dhe anëtar Olsi Komicin.  Gjatë seancës dëgjimore, Prela u përball me komente të hidhura nga vëzhguesi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Theo Jacobs, i cili e krahasoi dosjen e saj të vetingut me shijen e keqe të një ilaçi të kapërdirë pa ujë në mëngjes, por që kalon në kohën e drekës.

“Taksat nuk janë paguar. Në versionin tuaj ju e paraqitët bashkëshortin në rolin e viktimës, por më duket se në këtë rast ka pasur një marrëveshje,” tha Jacobs, duke iu referuar asaj që në Shqipëri njihet si pagesa me “dy bordero”.

Prokurorja Prela u përgjigj se ajo dhe bashkëshorti i saj kishin jetuar në Shqipëri dhe jo në ndonjë vend të BE-së, ku marrëdhëniet e punës fillojnë dhe mbarojnë në mënyrë të ligjshme. “Bashkëshorti im ka nënshkruar një kontratë dhe i është përmbajtur detyrimeve të saj. Legjislacioni shqiptar ngarkon me përgjegjësi punëdhënësin për detyrimet dhe nuk ka asnjë dispozitë që tregon se tatimi në burim mund të paguhet në mënyrë vullnetare,” tha Prela gjatë seancës dëgjimore.

Etiketa: AkuzaArmëBashkëshortiBEBIRNDonika PrelaEnkelejd AlibeajEuroHetimHetimethuaKomisioni i Pavarur i KualifikimitKPKmarrëveshjeOlsi KomicinParaPartiaPartia DemokratikePDProcesi i vetingutPunëRoland IliashqipShqipëriTaksatTHeo JacobsValbonaValbona Sanxhaktari
Tjetri
Në Kamenicë serbët dhe shqiptarët mësojnë gjuhët e njëri-tjetrit

Në Kamenicë serbët dhe shqiptarët mësojnë gjuhët e njëri-tjetrit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.