AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Është vala “populiste” në zbehje e sipër?

Joseph S. Nye, Jr.ngaJoseph S. Nye, Jr.
7 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
President Donald Trump speaks at a campaign rally on Saturday, Oct. 20, 2018, in Elko, Nev. (AP Photo/Alex Goodlett)

Edhe po të mos kishte pasur globalizim ekonomik apo rend ndërkombëtar liberal dhe nëse nuk do të kishte recesion të madh pas 2008-ës, ndryshimet kulturore dhe demografike në SHBA do të kishin krijuar një lloj populizmi.

President Donald Trump speaks at a campaign rally on Saturday, Oct. 20, 2018, in Elko, Nev. (AP Photo/Alex Goodlett)

Politikat disfunksionale të Brexit në Mbretërinë e Bashkuar dhe reagimet e zgjedhjeve afatmesme kundër presidentit Donald Trump në SHBA po gjenerojnë pikëpyetje rreth valës populiste që ka përfshirë demokracitë e botës në vitet e fundit. Në fakt, pikëpyetjet janë të hershme.

Populizmi është një term i paqartë që i referohet llojeve të ndryshme të partive dhe lëvizjeve politike, por emërtuesi i përbashkët është fyerja e elitave të fuqishme. Në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, të dyja partitë kryesore politike në SHBA u përballën me reagime populiste ndaj globalizimit dhe marrëveshjeve tregtare. Disa vëzhgues madje ia atribuuan  zgjedhjen e Trump reagimit populist ndaj rendit ndërkombëtar liberal të dekadave të shkuara. Por kjo analizë është shumë e thjeshtë. Rezultati erdhi prej shumë faktorëve dhe politika e jashtme nuk ishte kryesori.

Populizmi nuk është i ri dhe është po aq amerikan sa keku me mollë. Disa reagime populiste – për shembull, presidenca e Andreë Jackson në vitet 1830 apo Epoka Progresive në fillim të shekullit 20 – kanë çuar në reforma të forcimit të demokracisë. Të tjera, si Partia S’di Asgjë antiemigrante, anti-katolike në vitin 1850 apo senatori Joe Mçarthy dhe guvernatori George Ëallace në vitin 1950 dhe 1960, kanë theksuar ksenofobinë dhe përjashtimit. Vala e fundit e populizmit amerikan i përfshin të dyja pikat.

Rrënjët e reagimeve populiste janë si ekonomike dhe kulturore dhe janë subjekt i kërkimi të rëndësishëm i shkencës sociale. Pippa Norris i Harvardit dhe Ronald Inglehart i Universitetit të Miçiganit kanë zbuluar se faktorët kulturorë që i paraprinë zgjedhjeve të 2016 ishin shumë të rëndësishëm. Votuesit që humbën punët ndaj konkurrencës së huaj u prirën të mbështesin Trump, por po ashtu edhe grupet e meshkujve të bardhë në moshë që humbën statusin në luftërat kulturore që datojnë në vitet 1970 dhe përfshinë ndryshimin e vlerave të lidhura me rracën, gjininë dhe preferencën seksuale. Alan Abramovitz i Universitetit Emory ka treguar se përbuzja raciale ishte favori më i madh ndaj Trump te votuesit republikanë në votimet primare.

Por shpjegimet kulturore dhe ekonomike nuk janë të anasjellta. Trump qartazi i lidhi këto çështje duke argumentuar se imigrantët e paligjshëm po marrin vendet e punës së shtetasve amerikanë. Simbolizmi i ndërtimit të një muri përgjatë kufirit jugor të Amerikës ishte një slogan i dobishëm për të bashkuar bazën e tij elektorale nën këto çështje. Kjo është arsyeja pse ai e ka të vështirë të heqë dorë.

Edhe po të mos kishte pasur globalizim ekonomik apo rend ndërkombëtar liberal dhe nëse nuk do të kishte recesion të madh pas 2008-ës, ndryshimet kulturore dhe demografike në SHBA do të kishin krijuar një lloj populizmi. Amerika e pa këtë në vitet 1920 dhe ato 1930. Pesëmbëdhjetë milionë imigrantë kishin ardhur në SHBA në 20 vitet e para të shekullit, duke lënë shumë amerikanë me një shije frike se do të përmbyseshin në numër. Në fillim të viteve 1920, Ku Klux Klan pati një rigjallërim dhe nxiti për Aktin Kombëtar të Origjinës të vitit 1924 për “të parandaluar rracën nordike nga zhdukja” dhe “për të ruajtur Amerikën e vjetër, më homogjene”.

Po kështu, zgjedhja e Donald Trump në 2016 reflektoi më shumë se shkaktoi ndasinë e thellë rraciale, ideologjike dhe kulturore që kishte qenë duke u zhvilluar si reagim ndaj lëvizjeve të të drejtave civile dhe të grave në vitet 1960 dhe 1970. Populizmi ka gjasa të vazhdojë në SHBA teksa vendet e punës humben ndaj robotikës dhe për sa kohë vazhdojnë ndryshimet përçarëse tregtare dhe kulturore.

Leksioni për elitat e politëbërëjes që mbështesin globalizimin dhe një ekonomi të hapur është se do të duhet të kushtojnë më shumë vëmendje te çështjet e pabarazisë ekonomike si dhe të ofrojnë ndihmë përshtatjeje për ata që janë prekur nga ndryshimi i brendshëm dhe i huaj. Sjelljet ndaj imigracionit përmirësohen teksa përmirësohet edhe ekonomia, por mbetet një çështje e emocionit kulturor. Në mesin e viteve 2010, kur pasojat e Recesionit të Madh ishin në kulm, një sondazh i Peë zbuloi se 39% e të rriturve amerikanë besonin se imigrantët po e forconin vendin dhe 50% i shihnin ata si barrë. Në vitin 2015, 51% thanë se emigrantët forconin vendin dhe 41% thanë se ishin barrë. Imigracioni është një burim i avantazheve të krahasueshme të SHBA, por liderët politikë duhet të tregojnë se mund të menaxhojnë kufijtë kombëtarë – si fizik dhe kulturor – nëse duhet të parandalojnë sulme nativiste, veçanërisht në kohë dhe vende të stresit ekonomik.

Gjithsesi, nuk duhet të analizojmë gjatë trendet në opinionet e publikut Amerikan në retorikën e nxehtë të zgjedhjeve 2016 ose të përdorimit brilant të medias sociale nga Trump për të manipuluar axhendën e lajmeve me çështje kulturore. Ndërsa Trump fitoi Kolegjin Elektoral, ai ishte tre milionë vota mangët. Sipas një sondazhi në shtator 2016, 65% e Amerikanëve mendonin se globalizimi është kryesisht i mirë për SHBA, pavarësisht shqetësimeve të tyre për vendet e punës. Ndërsa sondazhet janë gjithnjë të luhatshme dhe jo fjalë për fjalë siç thuhen, termi “izolacionizëm” nuk e përshkruan saktë sjelljen amerikane.

Që nga viti 1974, Këshilli i Çështjeve Globale të Çikagos i ka pyetur amerikanët çdo vit nëse SHBA duhet të marrë pjesë në apo të qëndrojë jashtë ngjarjeve botërore. Në atë periudhë, afërsisht 1/3 e publikut ka qenë në mënyrë konstante izolacioniste, duke ruajtur traditën e shekullit 19. Ky numër mbërriti në 41% në vitin 2014, por përkundrazi mitit popullor, 2016 nuk ishte një pikë e lartë e izolacionizmit të post-1945. Në kohën e zgjedhjeve, 64% e atyre që u përgjigjën thanë se ishin në favor të përfshirjes aktive në çështjet botërore dhe ai numër u rrit në 70% në sondazhin e vitit 2018, rekordi më i lartë që nga 2002-shi (që  u arrit pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit).

Mbështetja e fortë për imigracionin dhe globalizimin në SHBA është e papajtueshme me pikëpamjen se “populizmi” është problem. Termi mbetet i vakët dhe shpjegon shumë pak – veçanërisht tani, kur mbështetja për forcat politike që ai tenton të përshkruajë mbetet në rënie.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. Is the “Populist” Tide Retreating?

Etiketa: AmerikaBrexitDonald TrumpekonomiEkonomiaglobalizimglobalizimiKlanParaPartiapopulistPopulizmiPresidencapresidentProject SyndicatePunërecesionReformaRend ndërkombëtarSHBAshtatorsondazhTrumpVotavotuesitZgjedhjet
Tjetri
Gjyqtari Shkëlzen Selimi fundoset nga lidhjet me krimin e organizuar

Lidhjet me krimin e organizuar, Kolegji vulos shkarkimin e Shkëlzen Selimit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.