AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

Skeda e pasurisë së deklaruar-Irma Balli- Prokuroria e Apelit Korçë

BIRNngaBIRN
7 years më parë
në Korrupsioni, Skeda, Vendi
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Drejtuesja e Prokurorisë së Apelit të Korçës, Irma Balli do të përballet të martën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e saj nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.Drejtuesja e Prokurorisë së Apelit të Korçës, Irma Balli do të përballet të martën në seancë dëgjimore me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjykuese që po kryen procesin e vetingut për Ballin përfaqësohet nga Olsi Komici, Suela Zhegu dhe Lulzim Hamitaj.

Irma Balli e ka nisur karrierën si prokurore në shkurt të vitit 1999. Ajo ka punuar si prokurore e Apelit të Korçës për gati 20 vjet dhe prej vitit 2016 ushtron funksionin e drejtueses së kësaj prokurorie. Balli ka qenë gjithashtu anëtare e Këshillit të Prokurorisë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurores Irma Balli nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë e drejtueses së Prokurorisë Apelit të Korçës, Irma Balli për vitet 2003-2017.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se prokurorja Irma Balli zotëronte pasuri familjare me vlerë 17.2 milionë lekë në vitin 2003. Sipas deklaratës së parë të dorëzuar në ILDKPKI, Balli dhe bashkëshorti i saj zotëronin ¼ e një pike karburanti dhe një dyqani në qytetin e Korçës me vlerë 10 milionë lekë, një apartament prej 6 milionë lekësh, një automjet “Benz”, ndërkohë që bashkëshorti ishte aksioner me 25% të një kompanie në tregtimin e karburantit.

Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e prokurores Balli është rritur me 2.5 herë dhe kap vlerën e 42.9 milionë lekëve. Pasuritë e paluajtshme zënë pjesën kryesore të aseteve me 19.4 milionë lekë. Likujditetet bankare janë 11.2 milionë lekë ndërsa kursimet e akumuluara në cash kapin vlerën e 9.7 milionë lekëve. Familja Balli zotëron gjithashtu një automjet, ndërsa pjesa në kapital e bashkëshortit vlerësohet në 1.3 milionë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 56.3 milionë lekë. 85% e të ardhurave burojnë nga paga e prokurores dhe e bashkëshortit të saj, ndërsa 5.3% e të ardhurave ka si burim biznesin e pikës së karburantit. Megjithatë, duket se familja Balli ka fituar më shumë pas dhënies me qera të pikës së karburantit, duke siguruar 9% të të ardhurave totale në vitet 2011-2016.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit, nga të cilat nuk rezulton asnjë vit me diferenca negative mes të ardhurave dhe aseteve.

Megjithatë, BIRN ka identifikuar disa flamuj të kuq gjatë analizës së pasurisë së drejtueses së Prokurorisë së Apelit të Korçës, të cilat lidhen kryesisht me investimet në pikën e karburantit si dhe një huamarrje të pashlyer nga prindërit.

Më konkretisht, Balli ka deklaruar se bashkëshorti i saj zotëron ¼ e pikës së karburantit dhe dyqanit si dhe 25% të aksioneve të kompanisë së shitjes së karburantit. Subjekti nuk deklaron megjithatë se sa ka qenë investimi në ndërtimin e kësaj prone, ndërsa si burim shënohet emigracioni në Greqi.

Gjithashtu në vitin 2015, subjekti ka deklaruar një shtesë parafingo prej 24.9 m2 të legalizuar në pikën e karburantit, por mungon kostoja e këtij ndërtimi.

Në vitin 2004, subjekti deklaron një hua prej 1 milion lekësh nga prindërit e bashkëshortit, borxh i cili nuk deklarohet të jetë shlyer deri në fund të vitit 2017.

Kursimet e mbajtura jashtë sistemit bankar janë një tjetër “flamur i kuq” në pasurinë e prokurores Irma Balli. Referuar deklaratave të saj, kursimet e akumuluara në cash janë 9.7 milionë lekë, ndërkohë që vlera e lejuar ligjore është 1.5 milionë lekë.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Etiketa: AnalizëBashkëshortiBIRNflamuj të kuqflamur i kuqgjyqtarGreqihuaILDKPKIIrma BalliKontrolliKorçëlulzim hamitajOlsi KomicipasuriaprokurorProkuroreProkuroriaProkuroria e Apelitraportreporterreporter.alSHSkedaSuela Zhegu
Tjetri
Prokuroria ka afat deri më 10 mars për çështjen “Tahiri”

Prokuroria ka afat deri më 10 mars për çështjen "Tahiri"

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.