AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

Drejtuesja e Apelit të Korçës, probleme të shumëfishta me pronësinë e një karburanti

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
7 years më parë
në Korrupsioni, KPK, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Drejtuesja e Prokurorisë së Apelit të Korçës, Irma Balli para fillimit të seancës dëgjimore. Foto: Edmond Hoxhaj

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ngriti dyshime mbi deklarime të rreme dhe mungesë burimesh të ligjshme të prokurores Irma Balli mbi pronësinë familjare mbi një karburant në Korçë, ndërkohë që ajo e kundërshtoi analizën e KPK-së dhe e cilësoi atë shokuese.

Drejtuesja e Prokurorisë së Apelit të Korçës, Irma Balli para fillimit të seancës dëgjimore. Foto: Edmond Hoxhaj

Drejtuesja e prokurorisë së Apelit Korçë, Irma Balli u përball me probleme të shumta të pasurisë gjatë seancës dëgjimore me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, që u zhvillua paraditen e së martës.

Përgjatë një ore e gjysmë, trupa gjykuese e kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relator Olsi Komici dhe anëtare Suela Zhegu renditën probleme të mungesës së burimeve të ligjshme, mosjustifikim të investimeve dhe shmangie të detyrimeve tatimore nga ana e drejtueses së Prokurorisë së Apelit të Korçës.

Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, ILDKPKI ka vlerësuar se Balli ka kryer deklarim të rremë dhe të pasaktë si dhe nuk ka burime të ligjshme për pasurinë e saj.

Relatori Olsi Komici deklaroi në seancë se KPK kreu një hetim të thelluar të pasurive, ku Znj.Balli rezulton bashkëpronare me ¼; një truall prej 170 m2 dhe një ndërtese 120 m2 në qytetin e Korçës, ku në katin e parë zhvillohet aktivitet tregtar për shitje karburantesh. Si burim i krijimit janë deklaruar të ardhurat e bashkëshortit, babait dhe vëllait, ndërsa një pjesë e materialeve janë dhënë nga një firmë private që ka kryer investimin.

Në deklaratën e saj të pasurisë, Balli ka deklaruar se investimi i familjes së saj në këtë biznes ka qenë 1 milion lekë, ndërsa pjesa tjetër ka qenë e të atit dhe vëllait.

Si burim i të ardhurave të investuara nga babai kanë qenë kursimet e tij dhe bashkëshortes të përfituara nga paga prej vitit 1947 deri në vitin 1990. Gjithashtu, si burim për të ardhurat e të atit për investimin e kryer, Balli ka deklaruar para që i janë dhënë atij nga babai që jetonte e punonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës deri në vitin 1967. Megjithatë, ajo nuk ka mundur t’i dokumentojë transfertat e pretenduara.

Sipas Komisionit, prokurorja Balli nuk ka deklaruar 1 kat të ndërtesës në kërkesën për leje ndërtimi të karburantit dhe janë ngritur dyshime për ndërhyrje të pajustifikuar në dokumentacion. Në shpjegimet që prokurorja i ka dhënë Komisionit, praktika e regjistrimit të pronës është bërë nga babai dhe jo nga ajo vetë. Si burim të investimit fillestar në vlerën e 1 milionë lekëve ajo ka deklaruar kursimet dhe të ardhurat nga puna e bashkëshortit në Greqi, ndërsa rreth 3.2 milionë lekë janë investuar nga babai dhe vëllai. Ajo ka deklaruar 5 milionë e 500 mijë lekë si investim fillestar, ndërkohë që ILDKPKI e ka konsideruar vlerën e investimit rreth 9 milionë lekë.

Komisioni ka konstatuar mosrakordim mes deklaratës fillestare dhe asaj “veting” kur është deklaruar se investimi ka qenë 10 milionë lekë. Gjithashtu është konstatuar se nuk është depozituar dokumentacion i ligjshëm për të vërtetuar të ardhurat e bashkëshortit si emigrant në Greqi dhe për shpenzimet e pjesës së investimit të kryer nga familja e prokurores.

KPK ngriti dyshime dhe për deklarimin se investimi është kryer nga kursimet dhe të ardhurat e përfituara nga shitja e një apartamenti në vitin 1999 në vlerën e 1 300 000 lekëve. Sipas Komisionit, kolaudimi i karburantit është kryer disa muaj para shitjes së apartamentit në fjalë.

Relatori Komici shtoi se edhe pse prokurorja Balli ka deklaruar se të ardhurat e të atit dhe të vëllait kanë qenë të mira, nuk ka arritur të provohet ligjshmëria e burimit të 3.2 milionë lekëve që ata kanë investuar në pikën e shitjes së karburanteve. Sipas komisionit, ka qenë i pamundur kursimi i sasisë së parave të investuara nga prindërit që kanë qenë në pension.

Deklarimi i subjektit se kjo pasuri kap vlerën e 15 milionë lekëve është vlerësuar si joreal nga komisioni, pasi një akt ekspertimi e vlerëson atë në 15 960 000 lekë.

Në lidhje me ndërtimin e shtesës papafingo, është konstatuar se ndërtimi është ngritur në vitin 2003, por nuk ka asnjë dokument që të tregojë ndërtimin e kësaj shtese. Sipas komisionit, 12.4 m2 e papafingos ka qenë e pambuluar me dokumentacion. Mbi të ardhurat dhe detyrimet tatimore për dhënien me qira të karburantit, nga hetimi ka rezultuar se për dy raste janë kryer pagesat bruto në vlerën e 315 mijë lekëve pa u mbajtur taksat.

Përveç problemeve të shumta me karburantin, KPK ka arritur në përfundimin se bashkëshorti i prokurores nuk ka pasur burime të ligjshme edhe për blerjen e dy apartamenteve të bashkuara në një sipërfaqe të vetme prej 179 m2 në vitin 2004, blerë për 6 milionë lekë.

Kompanisë së ndërtimit i janë paguar fillimisht 4.6 milionë dhe 1.4 milionë janë paguar më vonë. Si burim i kësaj prone janë deklaruar 20 mijë euro kredi, 600 mijë kursime, 1 milionë hua nga prindërit dhe pjesa tjetër nga shitja e një apartamenti në bashkëpronësi me të tjerë.

Komisioni ka konstatuar mospërputhje mes transaksionit të kryer dhe deklaratës, duke vlerësuar se bashkëshortët nuk kanë pasur burime të ligjshme për blerjen e dy apartamenteve. E njëjta situatë është konstatuar dhe për arredimin e kryer në vitin 2003 që është deklaruar se pjesërisht ka qenë i ri, ndërsa pjesa tjetër i trashëguar nga i mëparshmi. Gjithashtu, janë deklaruar edhe punime të kryera në vlerën  1.4 milionë lekëve në vitet 2003, 2004.

Komisioni ka konstatuar se Balli nuk ka pasur dokumentacion për të vërtetuar të ardhurat dhe shpenzimet e kryera për arredimin dhe punimet e kryera në vitet 2003, 2004 dhe për këtë arsye ka vlerësuar se nuk kanë pasur burime financiare të ligjshme për këto investime.

Lidhur me një automjet tip Toyota të deklaruar të blerë në vlerën  1.2 milionë lekëve në vitin 2006, janë deklaruar si burim shitja e një autoveture tip Benz në vlerën e 700 mijë lekëve. Por, nga verifikimet ka rezultuar se autovetura tip Benz është shitur 6 muaj pasi është blerë automjeti tip Toyota.

Një tjetër problematikë është edhe deklarimi për blerjen e një garazhi me sipërfaqe 58 m2 në vitin 2011 në vlerën  1 milion lekëve. Sipas KPK-së nuk ka dokumentacion që të vërtetojë ndryshimin e cilësimit të kësaj pasurie nga njësi në garazh, që ka sjellë për pasojë shmangien e taksave.

Për të ardhurat e përfituara nga bashkëshorti si aksioner në një shoqëri, të pasqyruara në deklaratën “veting” në vlerën e 4.8 milionë lekëve, në deklaratat e mëparshme janë deklaruar në vlerën 4 milionë lekë.

Pasi dëgjoi relatimin e çështjes, prokurorja Balli ka shpjeguar përgjatë një ore qëndrimin e saj, duke shprehur pakënaqësinë se pse nuk ishte rivlerësuar për të tre kriteret.

“Qëllimi i këtij ligji është pastrimi i sistemit dhe të hetohet në të tre komponentët. Është element i rëndësishëm verifikimi shkak-pasojë. Jam korrekte ose e korruptuar për shkak të detyrës. Më është dukur shokuese analiza juaj,” u shpreh Balli në seancë.

“Jam trishtuar se nuk ishte objektive dhe janë shkelur të drejtat. Paskam qenë e paragjykuar!”, shtoi ajo, ndërsa kundërshtoi gjetjet e KPK-së.

Ajo shpjegoi se ishte certifikuar nga DSIK për pesë vite për të pasur akses në dokumente tepër sekrete, ndërsa u shpreh e tronditur edhe nga raporti i ILDKPKI.

Pokurorja Balli u shpreh para trupës gjykuese se analiza financiare e kryer prej tyre kishte pasaktësi. Ajo theksoi se kishte nisur punë me bashkëshortin që prej vitit 1987 dhe se nuk e kishte nisur nga zeroja në vitin 2003.

“Më vjen keq që Tatimet nuk kishin rekorde të vitit 2002,”, theksoi ajo.

Prokurorja Balli pohoi se garazhin e ka blerë për të tillë dhe se e ka përdorur vetëm për këtë funksion. Ndërsa për mos pagim të taksave, ajo deklaroi se gjithçka kishte qenë transparente dhe se pagesat e qirasë janë kryer nëpërmjet bankave, kështu që ishte paguar çdo tatim në burim. “Nuk kam asnjë detyrim tatimor”, theksoi Balli.

Prokurorja Balli u ndal edhe në kulaudimin e kaburantit duke u shprehur se kjo gjë nuk tregonte domosdo përfundimin e ndërtimit të banesës. Kryesuesi i seancës deklaroi se gjithë argumentet dhe provat e reja të depozituara nga prokurorja Balli do të merren parasysh gjatë marrjes së vendimit.

Pas përfundimit të fjalës, drejtuesa e Prokurorisë së Apelit Korçë, Irma Balli kërkoi konfirmimin e saj në detyrë. Komisioni do të shpallë vendimin me datë 14 shkurt, në orën 09:00.

 

Etiketa: Analiza financiareAnalizëBashkëshortidetyrimDSIKEuroGreqiHetimhuaILDKPKIinvestimeIrma BalliKarburantKomisioni i Pavarur i KualifikimitKorçëKPKkrediLeje ndërtimilulzim hamitajOlsi KomiciParaPunaRaportiShtetet e BashkuaraShtetet e Bashkuara të AmerikësSuela ZheguTaksatToyotaVeting
Tjetri
Kryeqyteti i Maqedonisë duhet të “çlirohet” nga “Shkupi 2014”

Kryeqyteti i Maqedonisë duhet të “çlirohet” nga “Shkupi 2014”

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.