AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Goditet grupi italo-shqiptar i trafikut të drogës, 21 të arrestuar në të dy vendet

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
7 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokurorët Përparim Kulluri, Pranvera Pustina, drejtuesja Donika Prela dhe Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu gjatë konferencës.

Hetimi dy vjeçar i Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe Prokurorisë së Antimafias Italiane solli arrestimin e 21 personave dhe sekuestrimin e 11 tonëve kanabis në të dy vendet. Grupi i implikuar në një sërë episodesh trafiku prej Janarit 2017.  

Prokurorët Përparim Kulluri, Pranvera Pustina, drejtuesja Donika Prela dhe Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu gjatë konferencës. Foto screenshot youtube.

Një grup që akuzohet se ka trafikuar 8 ton kanabis për në Itali dhe që i janë kapur 3 tonë të tjera në Shqipëri, u godit të martën nga një operacion policor në të dy vendet. Policia e Shtetit dhe Prokuroria për Krimet e Rënda njoftuan se në Vlorë ishin arrestuar 6 persona, ndërsa në Itali u arrestuan 11 të tjerë. 3 persona, dy italianë dhe një shqiptarë ishin arrestuar më herët në Durrës, ndërsa dy persona të tjerë që po ashtu besohet se janë të lidhur me të njëjtin grup janë dënuar tashmë për “Trafik ndërkombëtar narkotikësh.

Në një deklaratë  të përbashkët me Policinë e Shtetit, Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda Donika Prela tha se të arrestuarit dhe 7 persona të shpallur në kërkim akuzohen për “Trafik të narkotikëve”, “pastrim të produkteve të veprës penale” dhe “grup i strukturuar kriminal”.

Policia njoftoi se nga operacioni i koduar “Lulet e pranverës” i zhvilluar në Durrës, Vlorë e Lezhë në dy vjet ishin ekzekutuar urdhërta e arrestit për “Denis Pashaj, Kristjan Llanaj, Luka (Kriols) Beqiri, Bilbil Kabello, Arbnor Xhimaj, dhe Kujtim Elmazi”.  Policia njoftoi se për të arrestuar personat e akuzuar për përfshirje në trafik narkotikësh ishin përfshirë ndër të tjera edhe forcat RENEA-s dhe po ashtu edhe agjentë të Guardia di Finanza.

Ndërkohë sipas Prelës hetimet kishin filluar në dhjetor 2016 pas një marrëveshje mes Prokurorisë së Antimafias në Leçe dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Për palën shqiptare hetimet tha Prela u drejtuan nga prokurorët Pranvera Pustina dhe Përparim Kulluri të cilët po ashtu ishin pjesë e konferencës.

“Nga momenti i krijimit e deri më sot, kjo skuadër mund të konsiderohet si një histori suksesi jo vetëm sa i përket përdorimit të të gjitha teknikave ligjore procedurale të hetimit, por në veçanti teknikave të reja të hetimit”, tha Prela. Ajo e cilësoi këtë operacioni si “rritje të besueshmërisë së Prokurorisë për Krimet e Rënda”.

Sipas Prelës hetimet që koishin zgjatur dy vjet ishin kryer paralelisht në të dy vendet, ndërsa ishte shkëmbyer informacion në kohë reale dhe një pjesë e vëzhgimeve ambjentale ishin kryer me pjesëmarrjen e përbashkët të “oficerëve të policisë gjyqësore shqiptare dhe italiane”.

Prela po ashtu përmendi ndër të tjera katër episode të bllokimit të sasive të ndryshme të drogës në Shqipëri e Itali të cilat i atribuohen këtij grupi. Sipas njoftimit për shtyp në në Godull pranë lezhës ishin gjetur dhe sekuestruar 1.6 ton kanabis në shkurt të vitit 2017.

Ndërkohë po në shkurt 2017 rreth 1 ton kanabis u kap në Itali dhe u arrestuan disa persona. Për këtë sasi droge u arrestuan në Shqipëri  në prill 2017 Donato Carluçi shtetas italian dhe Eduard Sallaku, të cilët tashmë janë dënuar me 12 dhe 13 vjet burg.  Gianfranco Mairano, një tjetër italian u arrestua po në prill në Gjirin e Lalzit ku u sekuestrua edhe një gomene që përdorej për trafikun.

Në një episod tjetër në qershor 2017 në Vjosë u kap një gomen dhe u arrestua Dino Abazi. Sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda janë nxjerrë në total 27 masa sigurimi “arrest me burg”. Nga të cilët 9 persona u arrestuan ose ishin arrestuar më herët në Shqipëri përfshi dy italianet e sipërpërmendur. 10 persona janë arrestuar në Itali, pesë shqiptarë dhe pesë italianë dhe janë shpallur në kërkim 7 persona të tjerë.

Prokurorët e çështjes Pranvera Pustina dhe Përparim Kulluri të pranishëm në konferenca dhanë po ashtu detaje nga operacioni. Pustina tha se të arrestuarit nuk ishin lejuar të komunikonin me anëtarë të tjerë të grupit, ndërsa Kulluri bëri me dije se ndërkohë kishte një hetim pasurorë ndaj personave anëtarë të grupit.

Finalizimi i operacionit u përshëndet në videokonferencë edhe nga Prokurori i Antimafias Federico Cafiero de Raho. Ndërkohë që oficer të maskuar të Guardia di Finanza ishin të pranishëm gjatë konferencës për shtyp në Tiranë.

 

Etiketa: Ardi VeliuArrestArrest me burgBurgDonika PrelaDrogeDurrësGjyqGuardia di FinanzaHetimHetimetItalikanabisLezhëmarrëveshjeMasaNarkotiknarkotikëoperacionoperacioniPërparim KulluriPoliciaPolicia e ShtetitPranvera PustinaprokurorProkuroriProkuroriaRENEASHshqipShqipërishqiptareSigurimiTrafiktrafiku
Tjetri
KPK ngre dyshime për pasurinë e ndihmëses ligjore Ana Golloshi

KPK ngre dyshime për pasurinë e ndihmëses ligjore Ana Golloshi

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.