AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Haradinaj refuzon ultimatumin e SHBA-së për taksën e importeve nga Serbia

Die MorinangaDie Morina
7 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj gjatë një mbledhje të qeverisë së Kosovës. Foto: Zyra e kryeministrit të Kosovës.

Pasi zyrtarët e lartë të Shteteve të Bashkuara paralajmëruan Kosovën se marrëdhënia e saj me Uashingtonin ishte në rrezik për shkak të vendimit për të mbajtur taksat e larta për importet nga Serbia dhe Bosnja, kryeministri Haradinaj përsëriti se taksat do të vazhdojnë të mbeten në fuqi.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj gjatë një mbledhje të qeverisë së Kosovës. Foto: Zyra e kryeministrit të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës dukej i vendosur, pasi aleati më i madh i vendit, SHBA-ja, paralajmëroi se bashkëpunimi i ardhshëm ishte në rrezik nëse Kosova nuk heqë tarifat e larta që ka vendosur për importet nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina.

Një letër nga Zv/Ndihmësi i Shtetit i SHBA-së Matthew Palmer, Zv/Ndihmësja Laura Cooper dhe Drejtori Kryesor për Çështjet Europiane John Erath paralajmëroi Kosovën se po vendoste marrëdhëniet e saj me Uashingtonin në rrezik për tarifën 100 për qind që vendi vendosi për këto importe në fund të vitit të kaluar.

Kryeministri Ramush Haradinaj këmbënguli në qëndrimin e tij të mëparshëm, megjithatë, duke thënë se taksat do të hiqen vetëm kur Serbia të njohë pavarësinë e provincës së saj të mëparshme, të shpallur në vitin 2008.

“Ne e shpjeguam qëndrimin tonë, se e dua Amerikën, por nuk do t’ia dorëzohem Serbisë dhe Rusisë,” tha Haradinaj pas takimit me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, të martën.

Haradinaj foli pasi krerët e Kosovës u takuan të martën, pas marrjes së letrës nga tre zyrtarët amerikanë të cilët folën për prishje të mundshme të partneritetit të tyre nëse taksat nuk hiqen.

Kryeministri këmbënguli se taksat nuk u vendosën në shenjë hakmarrje për asnjë çështje.

“Taksa nuk ka lidhje me Amerikën apo me zhvillimet më të fundit në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, por është një përgjigje për 20 vjet të një konflikti të ngrirë dhe ne jemi të lodhur. Ne kërkojmë një marrëveshje përfundimtare Kosovë-Serbi me njohje reciproke. Unë dua ta heq taksën, por ajo duhet të lidhet me njohjen,” tha Haradinaj për mediat.

Kryeministri i kërkoi SHBA-së të kuptojë se Kosova ka pritur më shumë se 20 vjet që nga viti 2008 për një zgjidhje të mosmarrëveshjes mbi shtetësinë e saj me Serbinë  dhe gjithashtu u kujtoi atyre besnikërinë e Kosovës.

“Unë i bëj thirrje Amerikës që të kuptojë se nuk ka njerëz jashtë Amerikës që e duan Amerikën më shumë sesa Kosova,” tha Haradinaj.

“Serbia po luan me ne, duke revokuar njohjet tona nga vendet e tjera. Ajo po kundërshton kufijtë tanë dhe po sulmon familjet e anëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës,” shtoi Haradinaj.

Me ndihmën e aleatit të saj, Rusisë, Serbia pretendon të ketë bindur një numër shtetesh të vogla anembanë botës që të tërheqin njohjen e tyre të mëparshme të pavarësisë së Kosovës.

Por letra tha se Kosova po vinte në rrezik bashkëpunimin e ardhshëm.

“Këto veprime dëmtojnë aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të vazhduar bashkëpunimin me ju në një gamë të gjerë objektivash të përbashkëta,” thuhet në letrën dërguar të martën.

Ajo thoshte se duke qenë se Kosova kishte shpërfillur kërkesën e saj të mëparshme për revokimin e vendimit të taksës, SHBA-ja tashmë do të ndërmarrë hapa për të treguar shqetësimin e saj, “duke përfshirë edhe në lidhje me partneritetin tonë të sigurisë”, raportoi RTK.

Mes këtyre zhvillimeve, letra tha se SHBA kishte anuluar një vizitë të planifikuar të Gjeneralit të Gardës Kombëtare të Ajouas, Timothy Orr.

“Duke pasur parasysh veprimet e padrejta që ka ndërmarrë qeveria juaj, një vizitë e tillë do të ishte e papërshtatshme. Ne do të shikojmë me kujdes aspekte të tjera të bashkëpunimit tonë dhe do të shqyrtojmë nëse ato duhet gjithashtu të kufizohen,” vazhdonte letra.

Letra megjithatë këmbënguli së SHBA vazhdon të mbështesë Kosovën në arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë “të përqendruar në njohjen reciproke, e cila është e qëndrueshme, e zbatueshme dhe në dobi të të dyja palëve”.

Haradinaj tha se është i bindur se SHBA është ende e angazhuar për stabilizimin e Kosovës, Serbisë dhe të gjithë rajonit.

“Ne i kuptojmë shumë mirë çdo gjë që vjen nga Amerika dhe e kuptojmë se ata vënë në zbatim parimet e tyre,” tha ai.

Diplomatët amerikanë theksuan se qëllimi i vetëm i Uashingtonit është të shohë si Kosovën ashtu edhe Serbinë të veprojnë në mënyrë të përgjegjshme për t’u kthyer në rrugën e duhur të dialogut të udhëhequr nga BE-ja, duke e pezulluar tarifën si hapin e parë.

“Derisa ta keni bërë këtë, ne nuk mund ta rikthejmë marrëdhënien tonë me nivelin tonë të mëparshëm të fuqishëm,” paralajmëroi SHBA.

Kosova imponoi taksën 100 për qind mbi importet e Serbisë nëntorin e kaluar, pasi nuk arriti të anëtarësohej në Interpol, për të cilën ajo fajësoi lobimin serb.

Si SHBA-ja ashtu edhe BE-ja i kanë bërë thirrje Kosovës të heqë taksën e importit, duke thënë se ajo dëmton bisedimet e udhëhequra nga BE-ja me Serbinë dhe bie në kundërshtim me anëtarësimin e Kosovës në zonën rajonale të tregtisë së lirë, CEFTA.

Etiketa: AmerikaBEBosnjaBosnja dhe HercegovinadiplomatHaradinajImportetInterpolKosovaKosovëKosovë-SerbimarrëveshjeMbledhjeprishjeQeveriaRamush HaradinajrrezikRTKSerbiSerbiaSHBAtaksaTaksat
Tjetri
KPK ngre dyshime mbi pasurinë e prokurorit Artan Bajrami

KPK ngre dyshime mbi pasurinë e prokurorit Artan Bajrami

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.