AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Opinion

Letër çdo djali e burri në Shqipëri

Blerim GjonpalajngaBlerim Gjonpalaj
7 years më parë
në Artikull kryesor Opinion, Nyje Debati, Opinion
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Marshimi i organizuar kundër dhunës ndaj vajzave dhe grave. 10 shkurt 2019. Foto: Loreta Cuka via BIRN

Ne nuk do të zhvillohemi si shoqëri nëse gjysma e popullsisë trajtohet në mënyrë çnjerëzore; sepse ëndrrat, talentet dhe aspiratat e vajzave dhe grave meritojnë të njëjtat shanse sikurse ato tonat për t’u realizuar.

Marshimi i organizuar kundër dhunës ndaj vajzave dhe grave. 10 shkurt 2019. Foto: Loreta Cuka via BIRN

Përpara disa muajsh u ndodha në një taksi në Tiranë, duke biseduar me shoferin. Më pyeti nëse kisha fëmijë dhe iu përgjigja se kisha dy vajza të vogla. “I paç me jetë të gjatë”, më tha dhe më bëri përshtypje që nuk shtoi “Me një djalë pas!”, sepse kjo është fraza shoqëruese e urimit që has kur jam në Shqipëri. Kur ia rrëfeva këtë, më tha se ai vetë kishte tri vajza. “Kur lindi e para nuk u mërzita, por kur lindi e dyta u mërzita pak. Kur lindi fëmija i tretë isha në maternitet. Infermierja doli me vajzën e tretë ne krahë dhe më përgëzoi. Unë ia lashë në krahë dhe ika.”, filloi të më tregonte. “Shkova u ula diku për të pirë cigare, çka e kisha lënë për 11 vjet. Piva aq shume cigare dhe isha aq i mërzitur sa më ra te fikët.”

Pse bën një baba një gjë të tillë? Cili është edukimi që marrim përsa i përket mënyrës se si i trajtojmë vajzat dhe gratë? Çfarë shembujsh kemi? Çfarë na formon ne si djem, baballarë dhe burra për atë se si sillemi me vajzat dhe gratë në shoqërinë tonë? Këto dhe shumë pyetje të tjera, kam frikë se nuk i kemi shtruar kurrë seriozisht, qoftë si shoqëri, qoftë individualisht. Ajo që kemi bërë për shekuj të tërë është normalizimi i partiarkalizmit, shtypjes, pabarazisë dhe dhunës kundër vajzave dhe grave. Kjo padrejtësi e ky diskriminim na janë bërë aq normale sa që shumica nuk arrin t’i dallojë më përveç se kur shohim shembuj të llahtarshëm në media, si rasti i vajzës 13-vjeçare në Kavajë, i vajzës 15-vjeçare në Malësi të Madhe apo vajzës 15-vjeçare në Drenas të Kosovës.

“Burrat nën hije, lozin, kuvendojnë, pika që s’u bie, se nga gratë rrojnë!”

Në Shqipëri e kemi zakon të pyetemi gjerë e gjatë kur takohemi. Ajo që mua më bën përshtypje është se çfarë themi gjatë këtyre takimeve. Në përgjithësi dëgjoj: “Si i ke djemtë?”, “Si i ke vëllezërit” ose “Si e ke babën?”? Duket sikur pjesa dërrmuese e burrave në Shqipëri nuk kanë nëna, vajza, motra apo shoqe! E nëse ato ekzistojnë, mbeten nën hije apo në shërbim të djemve dhe burrave. Shumica jonë është rritur me motra dhe nëna që na kanë ndejtur gati në shërbim. Diçka që ne e kemi marrë për të mirëqenë, si gjënë më normale në botë! Padyshim, pasi gatimin nuk e bëjnë burrat. As tavolinën nuk e shtrojnë burrat. Enët nuk i lajnë burrat. Shtratin nuk e ndreqin burrat. Rrobat nuk i lajnë burrat. Shtëpinë nuk e mbajnë burrat. Sikurse fëmijët nuk i rrisin burrat…

“Burrat nën hije, lozin, kuvendojnë, pika që s’u bie, se nga gratë rrojnë!… Moj e mjera grua, ç’e do burrë zinë që ftohet në krua dhe ti mban shtëpinë!”, shkruante Çajupi diçka si më shumë se një shekull më parë. Shifra nga Organizata Ndërkombëtare e Punës për vitin 2018, tregojnë se gratë shqiptare shpenzojnë 270 minuta në ditë me pune shtëpie, kurse burrat 45 minuta. Statistikat tregojnë të jemi në vend të pestë në botë, përsa i përket kësaj pabarazie. Sa kemi ndryshuar në 100 vjet?

Ky diskutim nuk është thjesht çështje punësh shtëpie. Sa prindër kanë derdhur lotë vetëm sepse janë bërë me vajzë? Sa baballarë janë mërzitur a thua se u kish rënë ndonjë mort, vetëm e vetëm ngaqë fëmija i ardhur në jetë ishte vajzë? Sa të tjerë janë ngushëlluar për të njëjtën arsye? Sa herë u përsëritet vajzave në shoqërinë tonë se në jetë ato “lindin në shtëpi të huaj dhe shkojnë tek shtëpia e burrit”.

Sa ëndrra, talente dhe aspirata vajzash janë varrosur vetëm sepse ato ishin vajza? Sa herë bëhen dëshmitare vajzat në shoqëri si e jona, se si djemtë privilegjohen kurse ato shtypen e trajtohen si shërbëtore? Kështu i trajtojmë vajzat dhe gratë në Shqipëri, nga Vermoshi në Konispol.

Nuk kemi pse bëjmë sikur habitemi kur ato keqtrajtohen, shtypen, përdhunohen, madje dhe vriten. Ne kontribuojmë drejt kësaj dhune. Çfarë i shërben shoqërisë sonë e veçanërisht vajzave e grave habia jonë? Çfarë ndryshon për ato nëse e vetmja mbështetje ndaj tyre tingëllon e përçudnuar. “Duhet të sillemi ndryshe me vajzat tona sepse mund të ishin motra, gruaja apo nëna jonë?” Vajza apo gruaja para se me qenë motër, bashkëshorte apo nënë, është grua, një individ me liri dhe të drejta të barabarta me ne.

Ne si shoqëri nuk jemi askund dhe ka ardhur koha të vetëdijësohemi e te shohim gjithsecili prej nesh vetveten në pasqyrë. Ka ardhur koha që ne djemtë e burrat, të kuptojmë që jemi pjesë e problemit dhe se kërkohet prej nesh jo vetëm të thyejmë heshtjen, por të reagojmë ndaj kësaj mynxyre.

Kurajo

Do të doja që ky shkrim të konsiderohej një letër e hapur për çdo djalë dhe burrë në Shqipëri. Ka ardhur koha që gjithsecili nga ne ta luftojë patriarkalizmin e pabarazinë, ta sfidojë këtë rend shtypës që na prek po aq sa vajzat dhe gratë, paçka se preferencialisht më ndryshe. Dhuna jo vetëm që s’duhet ushtruar por as toleruar kur bëhemi dëshmitarë të saj. Ne nuk do të zhvillohemi si shoqëri nëse gjysma e popullsisë trajtohet në mënyrë çnjerëzore; sepse ëndrrat, talentet dhe aspiratat e vajzave dhe grave meritojnë të njëjtat shanse sikurse ato tonat për t’u realizuar.

Jam i vetëdijshëm se në një kontekst si ky yni, të sfidosh patriarkalizmin nënkupton të sfidosh veten dhe kjo kërkon kurajon tonë por nuk ka rrugë tjetër dhe realiteti do të ndryshohet vetëm nga bashkëpunimi ynë. Prandaj, si fillim le ta pyesim veten: Si jam duke e trajtuar nënën time? Si jam duke e trajtuar motrën time? Si jam duke trajtuar partneren time? Si jam duke trajtuar vajzën time? Si jam duke i trajtuar shoqet e mia? Si jam duke trajtuar vajzat dhe gratë e tjera ne punë, në rrugë apo kudo ku ndajmë hapësirën? Le të provojmë për një çast sado të pakët, ta vendosim veten në vendin e tyre, për të kuptuar më mirë e për të vepruar më drejtë.

Për një shoqëri më të mirë

Nje shoqëri nuk ndryshohet vetëm nga akte individuale. Aktet politike, sociale, ekonomike dhe kulturore janë gjithashtu të domosdoshme. Prandaj, do të doja që ky shkrim të ishte edhe një apel për klasën politike sikurse për shoqërinë civile që të mbështesin vajzat dhe gratë realisht, jo sa për fasadë sikurse ndodh rëndom.

“Prej asaj dite e kam kuptuar se sa gabim isha dhe akoma e kam të vështirë t’ia fal vetes. Mbrapa më lindën edhe dy djem, por lidhjen më të fortë nga gjithë fëmijët e mi e kam me vajzën e tretë që fillimisht pothuajse e braktisa.”, m’u drejtua taksisti para se të ndaheshim.

Zotëria që më shpuri deri në destinacionin e kërkuar, nuk është një rast i veçantë. Si puna e tij mund të ndihen shumë burra të tjerë në shoqërinë tonë. Por ai e pat kuptuar gabimin e tij e tani, ka ardhur koha që edhe ne të tjerët të reflektojmë njëlloj. Trajtimi në mënyrë dinjitoze, të barabartë e të drejtë i vajzave dhe grave prej nesh, do e bëjë shoqërinë tonë më të mirë dhe më të drejtë. Shoqëria na përket të gjithëve, jo vetëm disave prej nesh.

Ky artikull është publikuar më parë nga blogu ‘Peizazhe të Fjalës’ dhe po ripublikohet me miratimin e autorit.   

Etiketa: ApelBIRNcigaredhunaDhunëdiskriminimhasKEKosovëmbështetjeMediaParaPeizazhe të FjalësPunaPunëSHshqipShqipërishqiptareStatistikattë drejta
Tjetri
Shkarkohet Gani Dizdari, Gjykata Kushtetuese mbetet me dy anëtarë

KPA bën përfundimtar shkarkimin e Gani Dizdarit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.