AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Qeveria kërkon shtyrjen e afatit të kartave të identitetit

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
7 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Një propozim për ndryshim ligjor nga qeveria shqiptare kërkon shtyrjen e afatit të kartave të identitetit që skadojnë gjatë këtij viti deri në dhjetor.

Kartat e identitetit të cilat skadojnë mes datave 9 shkurt dhe 31 dhjetor 2019 do të mund të përdoren deri në 31 dhjetor 2019. Ky është propozimi i qeverisë me nismë nga Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj. Këshilli i Ministrave miratoi në një mbledhje të mërkurën më 13 shkurt propozimin e këtij ndryshimi ligjor, i cili do të duhet të miratohet në parlament para se të hyjë në fuqi. Në këtë mënyrë, qytetarët do të mund të votojnë në zgjedhjet e ardhshme për pushtetin vendor duke përdorur kartat e identitetit ekzistuese.

Shqipëria vendosi për herë të parë sistemin e kartave të identitetit në vitin 2009, pjesë e një kompromisi politik mes qeverisë së ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Partisë Socialiste të kryeministrit aktual Edi Rama për të hequr certifikatat e lindjes si mjet identifikimi të votuesve. Për rrjedhojë, rreth një në tre shqiptarë u pajis me kartë identiteti brenda muajve të parë të vitit 2009, kohë kur qeveria përdori kërcënime të ndryshme, nga refuzimi për të shpërndarë pensionet për pensionistët pa kartë identiteti te ndalimi i gjimnazistëve për të dhënë provimet e lirimit nëse nuk ishin pajisur më parë me një të tillë.

Dhjetë vjet më vonë qeveria u përball me të njëjtin problem, ku një pjesë e shqiptarëve mund të mos kishin mundësi për të votuar në rast se nuk pajiseshin me kartë të re identiteti.

Kartat e identitetit në Shqipëri prodhohen nga një sipërmarrje private e quajtur ALEAT. Ajo u themelua në gusht 2008, fillimisht si një koncesion trevjeçar, i cili do të prodhonte pasaportat dhe kartat e identitetit për shqiptarët dhe pastaj do t’ia transferonte teknologjinë qeverisë shqiptare. Por me një veprim të papritur, pak para skadimit të koncesionit, në vitin 2012 qeveria vendosi ta zgjasë afatin në 30 vjet.

ALEAT rezulton një nga kompanitë më fitimprurëse në Shqipëri. Mes viteve 2009 dhe 2017, shqiptarët kanë paguar për kartat e identitetit dhe pasaportat rreth 30 miliardë lekë ndërsa kompania ka pasur një normë fitimi neto prej 21% ose 6.2 miliardë lekë ndërsa kapitali themeltar i shoqërisë është 620 milionë lekë.

Etiketa: Edi RamaKapitaliKartatKoncesionMbledhjeParaparlamentPartisë SocialistePasaportatpensionetpensionistëQeveriaQeveria shqiptareRamaRefuzimiSali BerishashqipShqipëriShqipëriashqiptareZgjedhjet
Tjetri
Rumunët rizgjedhin kryebashkiakët pavarësisht akuzave për korrupsion

I dënuar në Kosovë për terrorizëm arrestohet në Vlorë 32-vjeçari

Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.