AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Bullgaria pranon se paratë e “vjedhura” nga Venezuela kaluan përmes një banke të saj

Martin DimitrovngaMartin Dimitrov
7 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një mbështetës i Nicolas Maduros në Venezuelë. Foto: (AP Photo/Ariana Cubillos)

Pasi presidenti i vetëshpallur i Venezuelës akuzoi regjimin e Nicolas Maduros për “plaçkitjen” e kompanisë kombëtare të naftës, Bullgaria ka pranuar se miliona euro nga kjo kompani kanë kaluar nëpërmjet një prej bankave të vendit.

Një mbështetës i Nicolas Maduros në Venezuelë. Foto: (AP Photo/Ariana Cubillos)

Ndërsa dyshimet rriten se regjimi i Nicolas Maduros në Venezuelë po kontrabandën para të thata të kompanisë së naftës nga vendi, Bullgaria ka konfirmuar se “miliona” euro nga kompania kombëtare e naftës Venezuelë, PDVSA, kaluan nëpërmjet një “bankë të vogël bullgare” në llogari offshore.

Njoftimi erdhi pasi Prokurori i Përgjithshëm Sotir Tsatsarov, kryeministri Boyko Borissov dhe ambasadori i SHBA-së në Bullgari Eric Rubin u takuan të mërkurën.

Drejtori i agjencisë së sigurimit kombëtar, DANS, Dimitar Georgiev, tha se nuk dihej sasia e saktë e transfertës së kryer përmes bankës bullgare. As emri i bankës nuk u zbulua.

Një avokat bullgar dyshon se ka ndërmjetësuar transaksionin e dyshimtë që mban inicialet “Ts.Ts.” dhe shpesh banon në Oman, citohen të kenë thënë autoritete.

“Ne morëm informacione nga partnerët tanë amerikanë për transferta parash nga Venezuela në llogaritë bankare të Bullgarisë. Për të qenë më preciz, transfertat vinin nga Kompania Kombëtare e Naftës e Venezuelës,” tha Prokurori i Përgjithshëm Tsatsarov, duke shtuar se paratë u dërguan në llogari të tjera offshore.

“Nuk ka dyshime për vetë bankën,” vuri në dukje Tsatsarov. Ai shtoi se arsyet e ndryshme të deklaruara për transfertat hyrëse dhe dalëse ngritën në fillim dyshime mes autoriteteve. Ai tha se arsyet e deklaruara kishin përfshirë blerjen e ushqimit dhe financimin e një fondacioni sportiv.

Bullgaria pranoi ekzistencën e transfertës pasi fillimisht i mohoi raportime të tilla të hënën.

Një politikan opozitar nga Venezuela, tani komisioner i financave për presidentin e vetëshpallur Juan Guaido, Carlos Paparoni, njoftoi në Tëitter se administrata e tij e përkohshme, të cilën Shtetet e Bashkuara dhe shumë vende perëndimore tashmë e njohin, kishin ndaluar një transaksion të paligjshëm nga “uzurpues” që donin të vazhdonte të plaçkisnin PDVSA nëpërmjet Bullgarisë.”

Ministria e Jashtme e Bullgarisë tha për Radion Kombëtare të hënën se ata nuk kishin informacione për transferta të tilla.

SHBA ka rritur ndjeshëm presionin mbi regjimin e majtë të Maduros në Karakas, duke ngrirë pothuajse 7 miliardë dollarë amerikanë në asete venezueliane në Uashington.

Bullgaria u zvarrit para se r’i bashkohej vendeve të BE-së që e kanë njohur Guaidon si presidentin e ligjshëm të Venezuelës javën e shkuar. Presidenti Rumen Radev dhe disa parti opozitare në parlament e kundërshtuan vendimin.

Rusia, Kina dhe vende të tjera ende mbështesin regjimin e Maduros, pavarësisht se kryeson një kolaps ekonomik të paprecedent, duke shkaktuar largimin masiv të miliona refugjatëve ekonomikë.

Regjimi Maduro i ka borxh sidomos Pekinit shuma të mëdha parash, të cilat Kina rrezikon t’i humbasë nëse qeveria aktuale bie.

Etiketa: AdministrataBEBullgariBullgariaEmriEuroKinakomisionerkontrabandëParaparlamentProkuroriProkurori i PërgjithshëmQeveriaRusiaSHBAShtetet e BashkuaraTransferta
Tjetri
Theresa May po luan me Europën

Theresa May po luan me Europën

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.