AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjykata urdhëron Interpolin që të gjejë adresën e të kërkuarit Suel Çela

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
7 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjykata e Posaçme. Foto Ilustruese.

Pamundësia e njoftimit të Suel Çelës, i akuzuar për tentativën në bashkëpunim të vrasjes së katër punonjësve të policisë në shtator të 2017-ës në Elbasan, ka sjellë shtyrjen për herë të dytë të seancës gjyqësore.

Furgona te policise, duke hyre ne Gjykaten e Krimeve te Renda e cila ka vendosur te rikonfiroje e masen e sigurise “arrest me burg”; per te dyshuarit si anetare te grupit Bajri.

Mungesa në sallën e gjyqit e Suel Çelës, i shpallur në kërkim pasi akuzohet nga Prokuroria për Krime të Rënda se në bashkëpunim me dy persona të tjerë kanë tentuar të vrasin katër punonjës policie në shtator të vitit 2017, ka sjellë shtyrjen e seancës së dytë radhazi. Ndërkohë, gjykata mori vendim që të urdhërojë zyrën e Interpolit dhe policinë e Elbasanit që të kërkojnë vendodhjen e tij jashtë Shqipërisë, për ta njoftuar lidhur me datën e seancës së ardhshme.

Në çeljen e seancës së të enjtes, kryesuesi i treshes gjykuese në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Klodian Kurushi deklaroi se dy prej të pandehurve, Klemend Xhaferri dhe Enea Bekteshi e kishin marrë njoftimin për zhvillimin e seancës së të enjtes, por kishin deklaruar se nuk preferonin të paraqiteshin në sallën e gjyqit dhe se do të përfaqësoheshin nga mbrojtësit e tyre; Sokol Hazizaj, Genci Gjokutaj dhe Eno Bushi.

Ndërsa për të pandehurin tjetër, Suel Çela, i cili njihet edhe me emrin Marjus dhe me mbiemrin Lulaj, gjyqtari sqaroi se policia e Elbasanit ka njoftuar se nuk e ka gjetur në banesë dhe se i ati u kishte thënë se djali i tij ndodhej jashtë shtetit. Gjithashtu policia ka njoftuar gjykatën se i pandehuri Çela ishte në kërkim.

I pyetur nga gjykata, prokurori i çështjes, Behar Dibra i cilësoi të kryera njoftimet e dy të pandehurve Klemend Xhaferri dhe Enea Bekteshi dhe në kushtet e pranisë së mbrojtësve të zgjedhur prej tyre,  vlerësoi se gjykimi mund të vazhdonte edhe pa praninë e këtyre të akuzuarve. Ndërkohë, lidhur me pamundësinë e njoftimit të drejtëpërdrejtë të të pandehurit Suel Çela, prokurori Dibra u shpreh se gjykata duhej të urdhëronte policinë të kryente kërkime edhe jashtë Shqipërisë, pasi ndaj tij ka një urdhër kërkimi ndërkombëtar. Prokurori Dibra nuk e cilësoi pengesë mungesën e katër oficerëve të policisë, duke u shprehur se ata kanë marrë dijeni për zhvillimin e seancës, por kanë preferuar të mos vijnë.

Avokatët mbrojtës të të pandehurve e lanë ta çmonte gjykata nëse mund të vazhdohej gjykimi në kushtet e mungesës së një prej të pandehurve, që nuk ishte arritur të njoftohej dhe mungesës së katër oficerëve të policisë.

Pasi treshja gjykuese u tërhoq për vendim të ndërmjetëm, e vlerësoi të pjesshëm njoftimin e policisë së Elbasanit për të pandehurin Suel Çela. Gjithashtu, bazuar në deklaratën e babait të të pandehurit Çela, që bënte me dije se djali i tij gjendet jashtë shtetit,  gjykata vendosi urdhërimin  Policisë së Elbasanit dhe Interpol Albania që duke bashkëpunuar me partnerët ndërkombëtar të mundësojnë përcaktimin e adresës së tij jashtë Shqipërisë, me qëllim bërjen të mundur njoftimin e tij për zhvillimin  seancës së ardhshme.

Ngjarja me objekt gjykimi ka ndodhur më 18 shtator të vitit 2017 në Elbasan, kur policia ishte duke ushtruar kontrolle në kuadër të masave për personat me rrezikshmëri të lartë. Pranë vendit të quajtur tregu Agro-Ushqimor në Elbasan, policia ndaloi dy persona, Enea Bekteshin dhe Klemend Xhaferrin të cilët kundërshtuan punonjësit e policisë gjatë kryerjes së detyrës. Në këto momente një autoveturë tip “Audi” ka ardhur me shpejtësi drejt mjeteve të policisë duke u përplasur me to. Duke qenë se policia ka qenë në aksion, dyshohet se drejtuesi i “Audit” t’i ketë përplasur me dashje.

Sipas prokurorisë, makina drejtohej nga Suel Çela, i cili akuzohet nga pokuroria se pasi kreu përplasjen u fut brenda tregut Agro-Ushqimor. Më pas dera e tregut u mbyll dhe kjo solli vonesa për futjen e efektivëve të policisë.

Prokuroria e Krimeve të Rënda i akuzon Suel Çelën, Klemend Xhaferrin dhe Enea Bekteshin për veprat penale “vrasje e punonjësve të policisë së shtetit”, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “prodhim dhe shitje narkotikësh”, “prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake”.

 

Etiketa: ArmëArrestArrest me burgBajriBehar DibraBurgDibraelbasanGenci GjokutajGjykataGjykatëGjyqInterpolKlodian KurushiKrimeMakinaNarkotiknarkotikëPoliciaPolicia e ElbasanitprodhimProkuroriProkuroriaProkuroria e Krimeve të RëndaProkuroria për Krime të RëndaSHshqipshtatorSokol HazizajTreguVendimvrasje
Tjetri
Kaosi me TVSH-në, tjetër propozim për ndryshim

Kaosi me TVSH-në, tjetër propozim për ndryshim

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.