AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Masë sigurie me 30 ditë burg ndaj policit të dyshuar për abuzim me një të mitur

Anila DushingaAnila Dushi
7 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Furgon i policisë në hyrje të Gjykatës së Shkodrës. Foto:Anila Dushi

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër vendosi masë sigurie me 30 ditë burgim për punonjësin e policisë të akuzuar pas një denoncimi në media se kishte abuzuar me një të mitur. Ai mohoi akuzat.

Furgon i policisë në hyrje të Gjykatës së Shkodrës. Foto:Anila Dushi

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër vendosi të lërë në qeli për 30 ditë oficerin e policisë Berhan Bajrakurtaj, në pritje të rezultateve të hetimit nga prokuroria, ndërsa autoritetet pretendojnë se ende nuk e dinë kush është denoncuesja e policit.

Seanca gjyqësore u zhvillua me dyer të mbyllura të enjten. Kryesuese e saj ishte gjyqtarja Irida Kacerja, prokuror Vat Staka dhe avokat mbrojtës Xhelal Kraja.  Mësohet se në sallën e gjyqit vetë Bajrakurtaj ka mohuar akuzën për ngacmim seksuale ndaj një të miture. “Nuk kam ngacmuar asnjë të mitur. Kam qenë në shtëpinë time kur është regjistruar video dhe nuk e di se si është bërë publike”, ka thënë ai.

Berhan Bajrakurti,  me detyrë oficer i policimit në komunitet në Gruemirë të Malësisë së Madhe, u denoncua në portalin Neësbomb.al nga një grua anonime. Denoncimi përfshinte një video, në të cilën oficeri shfaqej i zhveshur, që sipas gruas i ishte dërguar vajzës së saj 15-vjeçare. Gruaja akuzoi punonjësin e policisë për abuzim, përndjekje dhe kërcënim për të mos lejuar denoncimin.

Gruaja u ankua se nuk i ishte marrë denoncim as në komisariatin e Koplikut dhe as Drejtorinë e Policisë në Shkodër. Por Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj pas një vizite në këtë komisariat tha se nuk kishte pasur përpjekje për të denoncuar rastin dhe se policia aty nuk e dinte se kush ishte denoncuesja. Lleshaj tha se policia po hetonte rastin.

Çështja do të gjykohet nga trupa që merret me rastet e të miturve, ndërkohë pritet që brenda 30 ditëve prokuroria të ketë plotësuar hetimin. Bajrakurtaj vetë tha para gjykatës se ai nuk dinte të përdorte telefonin dhe se dikush mund të kishte abuzuar, pasi ai kishte lënë telefonin për disa ditë në servis.

Familjarët e policit po ashtu pretendojnë se  gjithçka është e sajuar nga media dhe nuk ka prova, megjithatë, vëllai i të arrestuarit u tha gazetarëve para gjykatës se nëse ai ka abuzuar me një të mitur “Ai nuk është vëllai ynë” dhe shtoi se ndjeheshin të turpëruar.

Të dielën dhjetra qytetarë marshuan në rrugët e Tiranës në protestë kundër dhunës ndaj vajzave dhe grave.

Etiketa: abuzimAnila DushiBurgDenoncimDhunëgazetarGjykataGjykatëGjykatësGjyqIrida KacerjakomunitetMASMediaParaPoliciaprokurorProkuroriaSeancaShkodërtë miturTiranëvideo
Tjetri
green plant in clear glass vase

Pastrimi i parave të krimit dhe korrupsionit fshihet pas rënies së euros

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.