AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Një Brexit i stilit grek?

George PapaconstantinoungaGeorge Papaconstantinou
7 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese: Pixabay.

Ndryshe nga Mbretëria e Bashkuar, Greqia është një nga ekonomitë më të vogla të Bashkimit Europian, e njohur për institucionet dhe ekonominë e saj të dobëta dhe një marrëse neto e fondeve të BE-së. E megjithatë, kërcënimi për daljen e Greqisë nga BE-ja në vitin 2015 ofron mësime të rëndësishme për fazën përfundimtare të negociatave të Brexit.

Foto ilustruese: Pixabay.

Ndërsa treni i Brexit vazhdon para rrugën pa një drejtim të qartë, është e dobishme të kthejmë kokën pas te një tjetër episod dramatik në politikën e Bashkimit Europian për udhëzime të mundshme: Grexit që nuk ndodhi kurrë. Edhe pse pothuajse të gjithë të gjatë krizës së euros midis viteve 2010 dhe 2015 ishin të bindur se Greqia do të duhej të largohej nga eurozona, në mos edhe nga BE-ja, vendi vazhdon të mbetet një anëtar i të dyja këtyre.

Mesa duket, nuk ka shumë për të krahasuar. Ndryshe nga Mbretëria e Bashkuar, Greqia është një nga ekonomitë më të vogla të BE-së, e njohur për institucionet dhe ekonominë e saj të dobët dhe një marrëse neto e fondeve të BE-së. Greqia po kërcënohej me dëbimin nga eurozona (edhe pse nuk ka rrugë ligjore), ndërsa Britania e Madhe ka zgjedhur të largohet vetë nga BE-ja. E megjithatë saga Grexit ofron mësime të rëndësishme për fazën përfundimtare të negociatave të Brexit.

Perspektiva e Grexit – e cila ishte në tryezë pas shpërthimit të krizës në vitin 2010 – u dobësua pasi një shumicë ndërpartiake në parlamentin grek mbështeti paketën e dytë të ndihmës së Greqisë në vitin 2012 dhe ristrukturimin lidhur me borxhin. Kërcënimi u ul edhe më tej pasi Presidenti i Bankës Qendrore Europiane Mario Draghi tha atë verë se BQE-ja ishte gati të bënte “gjithçka që ishte e nevojshme” për të ruajtur euron.

Rreziku i Grexit u kthye me një hakmarrje në vitin 2015, kur një qeveri e sapo zgjedhur greke luajti “lojën e pulës”, duke i çuar negociatat deri në pikën e fundit. Ishte rasti i një motoçiklete kundër një kamioni gjerman. Kur BE-ja refuzoi të lëvizte, Greqia u desh t’i nënshtrohej një eksperience pranë vdekjes para se të merrte kthesën. Një javë pas një referendumi në Greqi, në të cilin një shumicë prej 61% votuan kundër një marrëveshje, parlamenti grek shpërfilli rezultatin dhe votoi për një paketë të tretë shpëtimi, duke shmangur kolapsin dhe duke i dhënë fund Grexitit.

Ka një numër mësimesh të dobishme këtu në kontekstin e Brexit. E para është se fuqia negociuese nuk është kurrë me vendin individual. Kjo do të thotë se BE-së nuk mund t’i bëhet shantazh dhe as nuk mund të ndahet duke ndërtuar aleanca të volitshme, sidomos nga një vend që po largohet nga klubi. Asnjë shtet anëtar i BE-së nuk mund të apelojë mbi krerët e “burokratëve” ndaj politikanëve, sepse asnjë negociatë politike nuk mund të shpërfillë problemet teknike apo ligjore.

Ashtu si Greqia, Britania e Madhe nuk e kuptonte dinamikën politike dhe institucionale të BE-së. Kjo çoi në një strategji të negociuar me të meta. Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar gjithashtu i mungonte një strategji afatgjatë të qartë. Nuk mjafton të duash të largohesh nga BE-ja. Duhet edhe të planifikosh mënyrën si do ta bësh dhe çfarë ndodh një ditë pas kësaj.

Ashtu si me Grexit, koha ka qenë në favor të BE-së. Deri në vitin 2015, BE-ja ishte e përgatitur më mirë për të menaxhuar një Grexit të mundshëm; po ashtu është edhe sot me Brexit-in. Frika fillestare pas rezultatit të referendumit në Mbretërinë e Bashkuar në qershor 2016 i dha mundësi shfaqjes së një fronti koheziv të BE-së, pa dyshim të ndihmuar nga konsiderata më të gjera gjeopolitike kundrejt Shteteve të Bashkuara dhe Kinës. Në vend që të favorizonte forcat centrifugale, debati i Brexit rriti besimin në BE dhe në euro.

Duke vepruar siç pritej, BE-ja ka përballuar Brexit-in me një kombinim parimesh, burokracie dhe respektimi të rregullave. Për më tepër, vendimmarrja e brendshme e Britanisë së Madhe në lidhje me Brexit-in përforcoi prirjen e BE-së për të treguar kujdes dhe mungesë të perspektivës strategjike, ashtu siç bëri gjatë krizës së eurozonës.

Ndërsa i afrohemi fazës së fundit të Brexit, disa vlerësime e shtjellojnë çështjen në anën e BE-së. Këto përfshijnë një ndërgjegjësim se nuk ka një shumicë të qartë të Parlamentit për çdo opsion të Brexit; një bindje se kryeministrja britanike Theresa May nuk ka mbështetje për një kompromis real; një dyshim se mbështetësit e Brexit po harxhojnë kohën deri në datën 29 mars 2019, afati i fundit që Mbretëria e Bashkuar të largohet nga BE-ja; dhe dyshimi në rritje për mençurinë e një referendumi të dytë, i njohur gjerësisht si “Votimi i Popullit”. Ndjenja që dominon qëndrimin e bashkuar të B-së për Brexit-in tani është ajo që ishte edhe në rastin e Greqisë: “mjaft me kaq”.

E gjithë kjo sugjeron se, ndryshe nga pritshmëritë në kampin pro-Brexit, BE-ja nuk do të mbyllë sytë. Ajo do të bëjë lëshime kozmetike për një përpjekje të fundit për të fituar shumicën e Parlamentit, por jo më shumë se aq. Në vend të kësaj, ajo do të përqendrohet në unitetin e vet dhe do të përgatitet për të gjitha mundëstë e mundshme. BE do të bjerë dakord për çdo zgjatje të afatit të 29 marsit që rë mos e fajësojnë për daljen e Mbretërisë së Bashkuar, por nuk do të ketë negociata të minutës së fundit, negociata 17-orëshe siç pati me Greqinë në vitin 2015.

Ne tani e dimë që plani i Brexit i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar konsiston në bashkimin e dy gjërave të ndryshme. Por a ka BE-ja ndonjë plan? Vetëm dy rezultate duhet të jenë të pranueshme për të: një marrëveshje doganore me Mbretërinë e Bashkuar, ose një Votim i Popullit që në mënyrë bindëse shfuqizon rezultatin e referendumit 2016. Pavarësisht mbështetjes në rritje në kryeqytetet europiane për këtë të fundit, ajo është alternativa e preferuar afatgjatë e BE-së. Edhe pse Britania e Madhe mund të vetëshkatërrohet në një referendum të dytë, BE-ja duhet ta ndihmojë vendin në çdo mënyrë të mundshme që të rishqyrtojë një vendim të gabuar që u bazua në gënjeshtra.

Sigurisht që BE-ja nuk mund ta bëjë haptazi këtë. Për fat të keq, ajo tani duhet t’i qëndrojë vetëm parimeve që ka parashtruar dhe ta lërë kohën të bëjë punën e saj. BE-ja duhet t’i rezistojë tundimit për ta nxitur Mbretërinë e Bashkuar drejt një “marrëveshje të arsyeshme” që përmban një marrëveshje doganore. Kjo mund të tingëllojë cinike, por mbajtja e Britanisë së Madhe në BE është në interesin më të mirë të të dyja palëve. “Asnjë marrëveshje” nga ana e BE-së ishte ajo që parandaloi largimin e Greqisë në vitin 2015.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. A very Greek Brexit?

Etiketa: Bashkimit EuropianBEBrexitBritania e MadheDraghiEuroGreqiGreqiamarrëveshjembështetjeMbretëria e BashkuarMetaMjaftnegociataParaProject SyndicatePunëReferendumSHshantazhVendimvotimVotimi
Tjetri
Gjykata mban të bllokuar paratë dhe një celular që u iu kapën gjyqtarit Skënder Damini

Policia bastis shtëpitë e gjyqtarëve që zbutën dënimin për Dritan Dajtin

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.