AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Policia bastis shtëpitë e gjyqtarëve që zbutën dënimin për Dritan Dajtin

Jerola ZiajngaJerola Ziaj
7 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Pamje nga kontrolli i banesës së gjyqtarit të Apelit të Vlorës, Skënder Damini. Foto:Jerola Ziaj

Gjykata e Krimeve të Rënda urdhëroi bastisjen e banesave të 3 gjyqtarëve të Apelit, të cilët javën që shkoi zbutën dënimin e Dritan Dajtit për vrasjen e 4 policëve, nga burgim i përjetshëm në 25 vjet heqje lirie.

Pamje nga banesa e gjyqtarit të Apelit të Vlorës, Skënder Damini e cila u kontrollua nga policia. Foto:Jerola Ziaj

Krimet e Rënda urdhëruan kontrolle në shtëpitë e 3 gjyqtarëve të Apelit që zbutën dënimin për Dritan Dajtin. Policia kontrolloi shtëpitë e gjyqtarëve Skënder Daminit në Vlorë e Tiranë, Aleks Nikollit në Lezhë dhe Petrit Aliaj në Sarandë.

Të armatosur me kallashnikovë,  forca speciale të policisë ushtruan kontrolle në mëngjes në shtëpitë e tre gjykatësve të Apelit të cilët vendosën zbutjen e dënimit për Dritan Dajtin, i dënuar për vrasjen e katër oficerëve të policisë në vitin 2009.

Kontrollet mësohet se u autorizuan nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rëndë pasditen e 14 shkurtit dhe janë zhvilluar në shtëpitë e tre gjykatësve në Tiranë, Vlorë, Lezhë dhe Sarandë.

Policia e Shtetit në një deklaratë për shtyp njoftoi se kishte sekuestruar para, municione dhe sende të tjera.

“Operacioni policor vazhdon edhe në këto momente, por mund të konfirmojmë se deri tani janë gjetur një sasi municioni, mijëra euro dhe prova të tjera, të cilat do të administrohen nga organet ligjzbatuese”, thuhet në njoftimin për mediat.

Ende është e paqartë sasia e parave të kapura, ku janë gjetur ato dhe nëse ndaj tre gjyqtarëve ka akuza konkrete.

Në njoftimin për shtyp policia vetëm konfirmoi “aksionin e ndërmarrë nga forcat speciale, në zbatim të urdhrit nr. 89, datë 14 shkurt 2019, të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, për të ushtruar kontroll në banesat e tre gjyqtarëve, të cilët zbutën dënimin e Dritan Dajtit”.

I pyetur nga mediat e pranishme gjatë kontrollit të banesës së tij në Tiranë, gjyqtari Skënder Damini nuk u përgjigj. Mbrojtësi i tij tha se ndaj tij nuk kishte masë sigurie.

I pyetur nga BIRN, kreu i shoqatës së gjyqtarëve, Gerd Hoxha u u shpreh se nuk mund të shprehej për rastet specifike pasi kishte nëj vendim gjyqësor.

“Ne jemi në favor të llogaridhënies si parim,” nënvizoi Hoxha.

Tre gjykatësit ndaj të cilëve po ekzekutohen urdhëra të kontrollit vendosën në 8 shkurt të pranonin kërkesën për gjykim të shkurtuar të Dritan Dajtit, duke e shpëtuar atë automatikisht nga burgimi i përjetshë. Gjykata në fund vendosi dënimin e Dajtit me 25 vjet heqje lirie për vrasjen e 4 oficerëve të policisë në vitin 2009. Prokuroria e Krimeve të Rënda njoftoi se do të bënte rekurs.

Dritan Dajti ishte dënuar pas një procesi të stërzgjatur nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda me burgim të përjetshëm për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” ndaj punonjësve të policisë Fato Xhani, Sajmir Duçkollari, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj, “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave me pasojë vdekjen e shtetasit Ledjon Mara dhe plagosjen e shtetasit Fatjon Shamku, “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake”, “Falsikimi i dokumentave” në bashkëpunim, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” duke falsifikuar dhe përdorur tre dokumenta policie, “Mbajtja pa   të drejtë e uniformës” duke mbajtur dokumente dhe shenja dalluese të Policisë së Shtetit.

Menjëherë pas vendimit opozita fajësoi qeverinë për të. “Një nga kriminelët më të rrezikshëm në Shqipëri, vrasësi i 4 Dëshmorëve të Atdheut, është lënë sot praktikisht i lirë nënkujdesin e plotë të Edi Ramës”, thuhej në një deklaratë të lëshuar nga zyra e shtypit e PD.

Qeveria nuk iu përgjigj menjëherë akuzave, por të dielën dy ditë pas vendimit, Ministri i Brendshëm dhe minstrja e Drejtësisë bënë dy deklarata ku dënonin vendimin dhe paralajmëruan masa ndaj gjyqtarëve, ndërsa akuzuan opozitën se kishte ushqyer këtë sistem drejtësie. Ministri i Brendshëm po ashtu paralajmëroi vënien në veprim të operacionit “Forca e Ligjit”, për atë që e quajti “atentat brutal ndaj drejtësisë”.

Këtë të hënë ministrja e Drejtësisë Etilda Gjoni bëri një deklaratë të dytë, ku njoftoi se i kishte kërkuar Këshillit të Lartë gjyqësorë procedim disiplinorë dhe shkarkim për tre gjyqtarët që kishin vendosur sipas saj në shkelje proceduriale për të pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar.  “Gjyqtarët Aleks Nikolli, Petrit Alia dhe Skëndër Damini, kanë pranuar kërkesë jashtë afateve të parashikuara nga ligji”, tha ministrja.

KLGJ në një njoftim për shtyp bëri me dije se do shqyrtonte me përparësi kërkesën, por opozita ka vënë në dyshim mundësitë e masave disiplinore pasi pjesë të ligjit “Për statusin e gjyqtarit” që parashikon këtë situatë janë shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese.

Etiketa: AkuzaAleks NikolliArmëatentatBIRNDrtian DajtiEdi RamEtilda GjoniEuroGerd HoxhaGjykataGjykata KushtetueseGjykatëGjykatësgjykimGjyqgjyqtarKallashnikovKëshillit të Lartë GjyqësorKLGJKrimekushtetueseligjzbatueseMASMasaoperacioniOpozitaParaPDPetrit AliajPoliciaPolicia e ShtetitprocedimProcedim disiplinorProkuroriaProkuroria e Krimeve të RëndaQeveriaShkarkimshqipShqipëriSkender DaminiVendimVlorëvrasje
Tjetri
Shkarkohet kreu i Gjykatës së Apelit të Tiranës, Hysni Demiraj

Shkarkohet kreu i Gjykatës së Apelit të Tiranës, Hysni Demiraj

bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.