AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Opozita përgatitet për protestë kundër “qeverisë së krimit”

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
7 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Mijëra protestues të opozitës kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, ndërsa përplasen me policinë. 26 maj 2018. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Partitë politike të opozitës në Shqipëri po përgatiten për një protestë kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama të shtunën ndërsa policia thotë se ka të dhëna për trazira të mundshme dhe ndërkombëtarët bëjnë thirrje për qetësi.

Mijëra protestues të opozitës kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, ndërsa përplasen me policinë. 26 maj 2018. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Partitë politike të opozitës bënë përgatitjet e fundit për një protestë në ditën e shtunë në Tiranë, përmes së cilës thonë se synojnë të rrëzojnë qeverinë e kryeministrit Edi Rama.

Dy partitë kryesore të opozitës, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, lëshuan thirrjet e fundit gjatë ditës së premte për të grumbulluar mbështetës nga i gjithë vendi, ndërkohë që policia e shtetit bëri një deklaratë të dytë, në të cilën aludoi se ka informacion për pjesëmarrje në protestë të personave që sipas policisë, janë të shkuar kriminale dhe synojnë destabilitet.

Opozita është përgatitur për këtë protestë prej javësh, me shumë takime të kryera në qytete të ndryshme të vendit. Paralelisht me të, kryeministri Edi Rama duket se ka nisur që herët fushatën elektorale të zgjedhjeve vendore, përmes një serie takimesh në qytete të ndryshme të vendit ku përuron përfundim apo nisje punimesh publike në ujësjellësa, energji elektrike apo rrugë.

Të premten, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha publikoi një apel final për mitingun e së shtunës në faqen e tij në Facebook.

“16 shkurti është dita kur një popull që është vjedhur, është tradhëtuar, është poshtëruar nga një klikë që e varfëron përditë, ngrihet të marre në dorë fatet e tij si çdo popull Europian,” deklaroi Basha.

Përgjatë ditëve të fundit, Basha ka udhëtuar në shumë qytete në përpjekje për të nxitur mbështetësit të marrin pjesë në protestë.

Duke deklaruar synimin e protestës në Burrel në ai deklaroi: “Ne duhet të bashkohemi të shtunën në rrugët e Tiranës në një referendum të madh popullor që do të rrëzojë këtë qeveri kriminelësh”.

Nga zyrat e LSI, deputeti Endrit Brahimllari deklariu: “Nesër është dita e protestës së qytetarëve kundër së keqes. Apeli ynë për protestën e ditës së nesërme, është cilido qytetar që kërkon të luftojë të keqen, të vijë të bashkohet me protestën qytetare”.

Vetë kryeministri Edi Rama ka njoftuar se të shtunën do të gjendet në Vlorë, e cila është edhe zona e tij elektorale, si pjesë e një turi të quajtur “Bashkia që Duam”. Ndërsa opozita e shpalli këtë takim një “anti-miting”, vetë Rama deklaroi se është vetëm një takim.

Të shqetësuar nga retorika për dhunë, faktori diplomatik dhe institucionet ndërkombëtare lëshuan thirrje të njëpasnjëshme në mbështetje të protestave paqësore gjatë ditëve të fundit.

Ambasada e SHBA lëshoi një deklaratë të enjten ku nxiti ushtrimin e të drejtës së protestës në mënyrë paqësore.

“Dhuna ndaj njerëzve apo pronës është e papranueshme,” deklaroi ambasada. “I bëjmë thirrje të gjithë [personave] të përfshirë në protestën e të shtunës dhe të gjithë udhëheqësve politikë shqiptarë të refuzojnë dhunën,” vijoi më tej deklarata.

Zakonisht ambasada e SHBA në Shqipëri njofton shtetasit amerikanë për rreziqet për përshkallëzim në dhunë të protestave të ndryshme por kësaj here, përveç një paralajmërimi të tillë, pati edhe një deklaratë drejtuar udhëheqësve politikë për vetëpërmbajtje.

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca e lëshoi apelin e tij kundër dhunës në një intervistë për Deutsche Ëelle: “Ne presim një manifestim paqësor, i cili të mos kthehet në dhunë. Kjo është një thirrje për të gjitha palët e përfshira, është e rëndësishme që të gjithë të jenë konstruktivë,” deklaroi ai.

Mbrëmjen e së Enjtes, zyra e OSBE-së në Tiranë lëshoi gjithashtu një deklaratë kundër dhunës: “Shprehim shpresën tonë që protesta politike e së shtunës nuk do të degjenerojë në dhunë,” deklaroi ajo. “Trazirat nuk janë një rrugë e shkurtër për të ardhur në pushtet”.

Më herët Policia e Shtetit pati shpërndarë një njoftim në Ëatsapp në të cilën aludonte se dispononte informacione për përgatitje për dhunë.

“Policia e Shtetit ndan me publikun shqetësimin për përfshirjen në atë tubim të individëve me precedentë penalë apo të nxitur nga aktorë të tretë, të cilët synojnë krijimin e një klime destabiliteti në Shqipëri,” thuhej në deklaratë.

“Policia e Shtetit informon gjithashtu se do të kryejë kontrolle intensive të mjeteve në disa akse kryesore me qëllim që të parandalojë përfshirjen e personave me rekorde dhe precedentë kriminalë në protestën e datës 16 shkurt në interes të sigurisë së pjesëmarrësve të saj dhe të qytetarëve të tjerë,” vijon më tej deklarata. Policia e përsëriti sërish mesazhin në një deklaratë tjetër të publikuar të premten ndërsa i bëri thirrje opozitës të distancohet nga ato që i quajti “thirrje për dhunë”.

Gjithsesi, Partia Demokratike në opozitë hodhi poshtë aludimet e policisë duke i konsideruar ato “qesharake”.

“Ka vetëm një person të lidhur me krimin, që është i interesuar dhe i përgatitur për të ushtruar dhunë. Ai quhet Edi Rama,” deklaroi Gazmend Bardhi, Sekretar i Përgjithshëm i PD-së.

Mitingu i opozitës pritet të nisë të shtunën në orën 11 paradite.

Etiketa: Ambasada e SHBAApelApeliBashaBashkiaBEBIRNdhunaDhunëEdi Ramaenergji elektrikeFacebookFatmir XhafajGazmend BardhiIvana DervishiklimeKryeministri Edi RamaLëvizja Socialiste për IntegrimLSILuigi SorecaLulzim BashaOpozitaOSBEPartiaPartia DemokratikePartisë DemokratikePDPoliciaPolicia e ShtetitProtestaprotesteprotestuesRamaReferendumSHSHBAshqipShqipëriTiranëtrazira
Tjetri
Protestuesit e opozitës përplasen me policinë

Protestuesit e opozitës përplasen me policinë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.