AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Vitin e kaluar ikën zyrtarisht 15 mijë shqiptarë

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
7 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Aeroporti Nënë Tereza. Foto: Ivana Dervishi/BIRN.

Sipas vlerësimeve të Institutit të Statistikave, popullsia e Shqipërisë u ul me 0.3% gjatë vitit të kaluar, ku rënia më e madhe u shkaktua nga migracioni neto prej 15 mijë banorësh.

Aeroporti Nënë Tereza. Foto: Ivana Dervishi/BIRN.

Popullsia e Shqipërisë ra me 0.3% si pasojë e migrimit prej rreth 15 mijë vetësh, sipas vlerësimeve të Institutit të Statistikave, ku popullsia banuese e meshkujve ra me 0.6% ndërsa ajo e femrave u rrit me 0.1%.

Sipas vlerësimeve të INSTAT, popullsia banuese më 1 janar 2019 ishte 2.86 milionë banorë.

Të gjitha qarqet e vendit me përjashtim të Tiranës dhe Durrësit pësuan rënie të popullsisë, ku rënia më e madhe vërehet në Gjirokastër me 2.4% dhe në Berat me 1.8%. Popullsia e Qarkut Tiranë u rrit me 1.3% ose me 11 mijë vetë, ritmi më i ulët i shënuar në shumë vite.

Statistikat e INSTAT janë të pjesshme dhe përbëjnë një vlerësim të situatës duke marrë parasysh popullsinë e censusit të vitit 2011, lindjet dhe vdekjet si dhe një vlerësim mbi shkallën e migrimit neto.

Lindjet më të ulëta në një shekull

Instituti i Statistikave publikoi të hënën vlerësimin për popullsinë banuese në Shqipëri në 1 janar 2019 si dhe statistikat demografike të vitit 2018. Numri i lindjeve ra në më pak se 29 mijë në vitin e kaluar nga afro 31 mijë që ishte në vitin 2017. Numri i vdekjeve ishte afro 22 mijë ndërsa rritja natyrore e popullsisë ishte 7,130 vetë. Numri i foshnjave të lindura është më i ulëti i shënuar për aq kohë sa vendi ka një sistem të regjistrimit të lindjeve. Shqipëria e krijoi regjistrin civil në vitin 1929 dhe në vitin e parë të regjistrimit sistematik të lindjeve, më 1930, u regjistruan 30 mijë të tilla.

Të rinjtë ikin, të moshuarit rriten

Ndryshimi i popullsisë sipas grupmoshave flet për rënie masive të popullsisë në moshën 0-24 vjeç dhe për rritje të fortë të popullsisë në moshën mbi 55 vjeç. Brezi i shqiptarëve me rënien më të madhe të popullsisë ishte 20-24 vjeç. Në vitin 2018 në Shqipëri pati 10 mijë vetë më pak nga kjo grupmoshë se sa në vitin 2017.

Numri i fëmijëve nën 14 vjeç ra me 13 mijë gjatë vitit 2018 ndërsa numri i popullsisë në moshë pune 15-64 vjeç ra me 8,400 vetë. Ndryshe nga fëmijët dhe të rriturit në moshë pune, popullsia mbi moshën e punës ose mbi 64 vjeç u rrit me 14 mijë vetë. Struktura moshore e popullsisë sugjeron se të rinjtë do të vijojnë të pakësohen gjatë viteve të ardhshme për shkak të lindjeve të pakta dhe dhe migrimit të të rinjve.

Etiketa: BanorëBeratBIRNINSTATInstituti i StatistikaveIvana DervishiMigracioniNumri i vdekjevePunëQarqetSHshqipShqipëriShqipëriaStatistikatTiranë
Tjetri
Rrëfime pa kufje, të rinjtë ndajnë eksperiencat e punës në call center

‘Solidariteti,’ punëtorët e ‘call-center’-ave themelojnë sindikatën e parë

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.