AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Ndërkombëtarët kritikojnë “djegien” e mandateve nga opozita

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
7 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ambasadori i ri i BE ne Tirane Luigi Soreca. Foto: LSA

Ambasada e SHBA-së në Tiranë dhe ambasadori i Delegacionit Europian Luigi Soreca kritikuan të Martën vendimin e dy partive opozitare për t’u tërhequr nga parlamenti si një masë që minon demokracinë.

Ambasadori i ri i BE ne Tirane Luigi Soreca. Foto: LSA

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë dhe ajo e Delegacionit Europian i bënë thirrje të martën dy partive opozitare, PD dhe LSI, të tërheqin vendimin e tyre për tërheqjen nga parlamenti.

Ambasada e SHBA i cilësoi vendimet si një “minim të parimeve bazë të demokracisë” ndërsa i bëri thirrje deputetëve të opozitës të refuzojnë dhe të mos i dorëzojnë mandatet.

“Kërcënimet nga Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe parti të tjera opozitare për të braktisur mandatet e tyre në parlament minojnë parimet bazë të demokracisë dhe sabotojnë përparimin e rëndësishëm që Shqipëria ka arritur në zbatimin e ligjit dhe qeverisjen e përgjegjshme,” shkruhet në deklaratën e ambasadës.

“Shtetet e Bashkuara iu bëjnë thirrje të gjithë deputetëve të ngrihen mbi sherret politike, të refuzojnë thirrjet për të braktisur mandatet,” shton deklarata.

Ambasadori i Delegacionit Europian në Tiranë Luigi Soreca deklaroi në një intervistë në Top Channel se “parlamenti nuk duhet bojkotuar”.

“Heqja dorë nga mandatet shkon kundër interesave të Shqipërisë”, deklaroi ai.

Partia Demokratike shpalli të hënën vendimin për “djegie” të mandateve të veta parlamentare në një vendim që kryetari Lulzim Basha deklaroi se ishte “unanim” nga grupi parlamentar. Po të hënën, Lëvizja Sovialiste për Integrim, partia e tretë parlamentare, shpalli gjithashtu vendimin për t’u tërhequr nga parlamenti.

Partitë politike shqiptare të të dyja krahëve politikë kanë përdorur shpesh në të shkuarën bojkotin e punimeve të Kuvendit të Shqipërisë si akt proteste ndaj qeverisë ndërsa faktori ndërkombëtar në vijimësi ka kritikuar bojkotin dhe ka bërë presion mbi opozitat për t’u kthyer në kuvend. Megjithatë, deklaratat e PD dhe LSI për “djegie” mandatesh, që nënkupton heqjen dorë nga mandatet e deputetëve me synimin e krijimit të vakancave, është një armë e re në politikën shqiptare.

Zbatimi në praktikë i një kërcënimi të tillë gjithsesi duket i vështirë. Sistemi zgjedhor shqiptar sanksionon zëvendësimin e vakancave parlamentare nga listat e kandidatëve të partive respektive dhe Partia Demokratike ka afërsisht tre kandidatë në listë për çdo post deputeti.

Për momentin kërcënimi për “djegie” mandatesh i është nënshtruar asaj që opozita e quan “procedurë”, që përfshin diskutimin në strukturat partiake.

 

Partia Demokratike tërheq deputetët nga Kuvendi i Shqipërisë

LSI i bashkohet PD-së, vendos për djegien e mandateve

Mandate që nuk digjen

Etiketa: Ambasada e SHBABashaBEdeputetKuvendKuvendiLëvizja Socialiste për IntegrimLSILuigi SorecaLulzim BashamandatetMASOpozitaparlamentPartiaPartia DemokratikePDprotesteSHBAshqipShqipëriashqiptareShtetet e BashkuaraShteteve të Bashkuara të Amerikëssistemi zgjedhorTop ChannelVendimVendimet
Tjetri
Gjashtë protestues të opozitës mbeten në qeli

Gjashtë protestues të opozitës mbeten në qeli

photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.