AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Opozita “djeg” mandatet pas protestës paqësore

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
7 years më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Mijëra mbështetës të opozitës protestuan të enjten në Tiranë ndërsa deputetët e tyre dhanë dorëheqjen nga mandatet parlamentare mes frikës për trazira.

Mbështetës të opozitës hodhën fishekzjarre gjatë protestës së 21 shkurtit 2019 në Tiranë. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Mbështetësit e opozitës brohoritën vendimin e udhëheqësve të tyre për të hequr dorë nga përfaqësimi në parlament ndërsa Komisioni Europian, ambasada e SHBA dhe institucione të tjera ndërkombëtare e kritikuan vendimin si një akt që “minon demokracinë”.

Opozita mblodhi mbështetësit e vet pranë sallës së seancave plenare të Kuvendit të Shqipërisë ku policia angazhoi rreth 1 mijë oficerë, të gjithë të pajisur me maska antigaz dhe një pjesë me kasketa dhe mburoja.

Policia pati paralajmëruar të mërkurën se kishte informacion për “plane për të sulmuar parlamentin” ndërsa udhëroi kompanitë e telekomunikimit të ndërprisnin valët telefonike në zonën e protestës. Gjithsesi nuk pati dhunë dhe disa mbështetës të opozitës u panë duke krijuar një kordon të vetin për të ndarë protestuesit nga forcat e policisë.

Disa të rinj hodhën fishekzjarre ndaj policisë para se kreu i demokratëve Lulzim Basha të drejtonte protestuesit për te ndërtesa e Kryesisë së Kuvendit në Bulevardin Dëshmorët e Kombit për të dorëzuar letrat e dorëheqjes nga mandatet.

Duke paralajmëruar për më shumë protesta, Basha i tha mbështetësve të tij: “Sot fillon udhëtimi ynë i shpresës. Sot ne i vumë drynin parlamentit të krimit”.

Para se të fillonte protesta, faktori ndërkombëtar lëshoi deklarata të njëpasnjëshme duke bërë thirrje për protesta paqësore.

Përfaqësuesja e Lartë e BE, Federica Mogherini dhe Komisioneri Johannes Hahn publikuan një deklaratë të përbashkët.

“Në lidhje me protestën e sotme në Tiranë, ne rikonfirmojmë të drejtën e qytetarëve për të bërë demonstrata paqësore si tipar thelbësor dhe një vlerë themelore e demokracisë por ne denoncojmë me forcë çdo retorikë nga udhëheqësit politikë që bëjnë thirrje për dhunë.”

Ambasada e SHBA tha: “Shtetet e Bashkuara nxisin të gjithë pjesëmarrësit në demonstratat e sotme të ushtrojnë në mënyrë paqësore të drejtën e tyre për tubim dhe të refuzojnë dhunën si dhe i bën thirrje qeverisë dhe forcave të sigurisë të ushtrojnë vetëpërmbajtje.”

Sekretari i Përgjithshëk i Këshillit të Europës Thorbjørn Jagland shtoi: “Të gjitha palët duhet të vetëpërmbahen nga retorika për dhunë dhe nga dhuna në rrugë.”

Shqipëria hyri në një territor të panjohur pas vendimit të opozitës për të hequr dorë nga mandatet parlamentare. Më herët, partitë e opozitës kanë bojkotuar parlamentin, por nuk kanë hequr dorë nga mandatet.

Etiketa: Ambasada e SHBABashaBEBIRNdemonstratadeputetDëshmorët e KombitdhunaDhunëIvana DervishiKomisioneriKomisioni EuropianLulzim BashamandatetMaskaOpozitaParaparlamentPoliciaProtestaprotesteSHBAshqipShqipëriaShtetet e Bashkuaratrazira
Tjetri
Një vetëvrasje nga Greqia?

Referendumet greke dhe britanike kanë paralele të rëndësishme

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.