AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Prokuroria e Hagës thërret të marrë në pyetje deputetin e Kosovës

Die MorinangaDie Morina
7 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Blerim Kuçi. Foto: BIRN.

Blerim Kuçi, një ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili tani është deputet i partisë së kryeministrit Ramush Haradinaj, tha se është thirrur për t’u marrë në pyetje nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë.

Blerim Kuçi. Foto: BIRN.

Blerim Kuçi, i cili aktualisht është deputet me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës të Ramush Haradinajt, AAK, tha të enjten se ai është figura e fundit e lartë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që është thirrur për t’u marrë në pyetje nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, e cila po heton krimet e luftës dhe të pasluftës në Kosovë.

“Sot mora ftesën dhe urdhrin për t’u paraqitur para prokurorit të lartë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë më 12 mars 2019,” shkroi Kuçi në një deklaratë të dërguar të enjten për mediat lokale.

Ai shtoi se ai “do të përmbushë detyrimin dhe do t’i përgjigjet këtij urdhri.”

Kuçi tha në deklaratë se është i bindur se përpjekja e gjykatës së Hagës për të barazuar luftën e Kosovës për liri me “krimet makabre” që Serbia kreu në Kosovë “gjithashtu do të dështojë siç ka ndodhur me të gjitha përpjekjet e tjera deri më tani”.

Kuçi ishte komandant i UÇK-së gjatë luftës në zonën e Suharekës.

Emri i tij u përmend gjatë gjykimit për krime lufte të Fatmir Limajt, një ish-komandant i UÇK-së tashmë i kthyer në politikan, i cili u akuzua për abuzimin dhe vrasjen e të burgosurve që mbaheshin në një ndërtesë paraburgimi të UÇK-së në Kleçkë, afër Suharekës.

Gjatë gjyqit u pretendua se Limaj urdhëroi vrasjen e Kuçit.

Kuçi u ndalua në prill 2011, por u lirua me kusht pasi nuk pranoi të fliste me gjyqtarët lidhur me rastin e Limajt. Limaj u gjet i pafajshëm.

Kuçi ishte Ministër i Brendshëm në vitin 2007 kur ishte pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, LDK.

Ai ishte një zyrtar i lartë i LDK-së derisa dha dorëheqjen si kreu ekzekutiv i partisë në vitin 2009 gjatë një mosmarrëveshjeje për lidershipin.

Ai më pas iu bashkua partisë AAK të Haradinajt në vitin 2010 për të kandiduar si kryetar i Suharekës, një post që ai e fitoi.

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë është ngarkuar me hetimin e të dyshuarve për krime të kryera gjatë dhe menjëherë pas luftës së Kosovës, nga viti 1998 deri në vitin 2000. Krimet besohet të përfshijnë vrasje, rrëmbime, ndalime të paligjshme dhe dhunë seksuale.

Dhomat e Specializuara të Kosovës më pas do të gjykojnë të dyshuarit, të cilët pritet të përfshijnë figura të larta të UÇK-së.

Etiketa: AAKBIRNdeputetDhomat e SpecializuaraEmriGjykatëGjykatësgjyqtarHaradinajKosovëKrimekrime luftekryetarKuçLDKLokaleLufteMinistër i BrendshëmndalimeParaProkuroriaRamush HaradinajSerbiavrasje
Tjetri

Opozita "djeg" mandatet pas protestës paqësore

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.