AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

KLP shpall moskopetencë për kërkesën e PD-LSI për të shkarkuar Arta Markun  

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
7 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë gjatë mbledhjes së 21 janarit 2019.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) shpalli moskompetencë rreth kërkesës së partive opozitare PD-LSI, për shkarkimin e Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku.

Anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë gjatë mbledhjes së 21 janarit 2019.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) shpalli të premten moskompetencë rreth kërkesës së  Partisë Demokratike dhe LSI, për shkarkimin e Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku. Në mbledhjen e këtij Këshilli u tha se ky vendim nuk është në kompetencat e KLP dhe se kërkesa për shkarkimin e Markut duhej t’i adresohej Komisionit të  Disiplinës.

“Nuk është në kopentencat tona, argumentimin do ta bëjë me një shkresë që do t’ia drejtoj opozitës”, u shpreh kreu i KLP, Gent Ibrahimi për mediat.

Grupet parlamentare të PD dhe LSI depozituan më 29 Janar një kallëzim penal për kryeprokuroren e përkohshme Arta Marku, për shkelje ligjore në zgjedhjen e Bujar Sheshit anëtar të KLP-së. Ato po ashtu i kërkuan KLP të shkarkonte Markun për këtë çështje. Kërkesat erdhën pas publikimit të një raporti të Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, AISSH, i cili e akuzonte Sheshin se ka qenë ish-bashkëpunëtor i Sigurimit.

Opozita akuzoi Prokurorinë e Përgjithshme se nuk kishte pritur verifikimin nga AISSH dhe kishte lejuar zgjedhjen e Sheshit në KLP pa kryer verifikimet. Prokuroria e Përgjithshme nga ana e saj nisi një hetim ndaj AISSH-së duke fajësuar këtë të fundit për vonesë në kthimin e përgjigjes.

Ndërkohë në krahun tjetër Sheshi ka mohuar akuzat dhe ka fajësuar politikën për sulm ndaj tij. “Është shpifje, nuk kam qenë kurrë anëtar i Sigurimit të Shtetit,” tha ai pas publikimit të informacionit.

Ndërkohë në të njëjtën mbledhje KLP bëri një sërë komandimesh dhe emërimesh në prokurori të ndryshme. Ajo miratoi unanimisht komandimin e 6 këshilltareve pranë KLP. Miratoi me shumicë votash projekt rregulloren për angazhimin e prokurorëve në veprimtari jashtë funksionit, duke lejuar angazhimin në mësimdhënie 2 orë/ javë brenda orarit zyrtar.

Me shumicë votash u miratua edhe projekt rregulorja për zhvillimin e shortit për përzgjedhjen e dosjeve në kuadër të procesit të rivlerësimit.  Ndërkohë me 7 vota pro, 4 kundër, u bë caktimi i prokurorit Ardjan Nezha në Prokurorinë e Pukës. Altin Dumani u caktua përkohësisht si drejtues në Prokurorinë e Apelit të Krimeve të Rënda, pas shkarkimit nga KPK të drejtuesit të kësaj prokurorie Artan Bajrami.

Po ashtu u caktua prokurorja Rozeta Qirjaqi me shumicë votash në pozicionin e drejtueses në Prokurorinë e Apelit Korçë, pas shkarkimit nga KPK  të Irma Ballit që mbante këtë pozicion.

Etiketa: Altin DumaniArta MarkuArtan BajramiGent IbrahimiHetimKLPKPKLSIMbledhjeOpozitaPartisë DemokratikePDprokurorProkuroriProkuroriaProkuroria e PërgjithshmePukëPunëPunëtorRaportiRozeta QirjaqiShpifjeSulmVendimVota
Tjetri
Ja ç’mund të mësojmë nga paraardhësit tanë për dietën ushqimore

Ja ç’mund të mësojmë nga paraardhësit tanë për dietën ushqimore

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.