AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Kosova ndalon ndërtimin e hidrocentralit pas protestës së grupeve ambientaliste

Die MorinaDrenushe RamadaningaDie MorinadheDrenushe Ramadani
7 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Banorë të Kosovës duke protestuar kundër ndërtimit të hidrocentralit në Lumabrdh, Pejë. Foto: BIRN.

Kryeministri ka bllokuar ndërtimin e një hidrocentrali të ri pas protestave masive në perëndim të vendit, të cilat kundërshtojnë ndikimin e mundshëm që ai mund të ketë në mjedis.

Banorë të Kosovës duke protestuar kundër ndërtimit të hidrocentralit në Lumabrdh, Pejë. Foto: BIRN.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka urdhëruar ndalimin e menjëhershëm të ndërtimit të një hidrocentrali që do të vendoset në shtatë vendndodhje të ndryshme në lumin Lumbardh në rajonin perëndimor të Kosovës, Pejë.

Vendimi erdhi pasi mijëra qytetarë, ambientalistë dhe anëtarë të shoqërisë civile protestuan të hënën në Pejë, duke pretenduar se projekti do të dëmtojë lumin që kalon nëpër parkun nacional të Rugovës.

“Pas protestës dhe shqetësimeve legjitime nga përfaqësuesit e banorëve të Rugovës rreth hidrocentralit në Lumbardh,  kam kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të procedurave të mëtejshme derisa të ketë një pasqyrë të qartë dhe gjithëpërfshirëse të ndikimit dhe shkallës së këtij projekti në mjedis,” shkroi Haradinaj në Facebook.

“Projektet që janë në konflikt me interesat e banorëve të zonës së Rugovës kurrë nuk do të miratohen,” shtoi ai.

Agron Nikci, një përfaqësues i banorëve lokalë, të cilët protestojnë nën sloganin “Mos e prekni Lumbardhin”, tha të hënën se ata nuk duhet të lejojnë “shkatërrimin e bukurisë që Lumbardhi i jep këtij rajoni”.

“Ne nuk kemi nevojë për asnjë lloj energjie pa energjinë tonë shpirtërore,” tha Veton Mujaj, një përfaqësues i grupeve lokale të shoqërisë civile.

Planet për ndërtimin e hidrocentralit u zbuluan më 19 shkurt në Komitetin Ndërministror për Investimet Strategjike.

Atje u tha se propozimet e paraqitura nga firma e Energjisë së Kelkos përmbushnin kriteret teknike për t’u konsideruar si një projekt investimi strategjik.

Të nesërmen, të mërkurën e kaluar, kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, i shkroi Endrit Shalës, Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, duke shprehur shqetësime.

Në letër, Muhaxheri theksoi se Plani Zhvillimor Komunal i Pejës ndalon çdo investim në hidrocentral për shkak të rrezikut që mund të shkaktojë në mjedisin në komunën fqinje të Deçanit.

Kelkos Energy është pjesë e grupit austriak të energjisë, Kelag, i cili është i angazhuar në projekte të ngjashme në disa shtete ish-jugosllave.

Angazhimi i kompanisë në projektet e energjisë ka tërhequr kritika të ashpra dhe rezistencë të fortë të komunitetit në rajon.

Probleme në lidhje me ndërtimin e termocentraleve ka pasur edhe më parë në pjesë të tjera të Kosovës, sidomos në Parkun Kombëtar të Sharrit.

Problemet më të fundit kanë ndodhur në komunën e Shtërpcës, ku qytetarët protestuan kundër ndërtimit të një termocentrali në janar.

Hidrocentrali është burimi primar i energjisë së rinovueshme të vendit, por shumë vende të mundshme për ndërtime të tilla janë në rezerva dhe parqe natyrore.

Përpjekjet për të shfrytëzuar fuqinë e lumenjve në to mund “të shkaktojnë shumë probleme”, sipas një hulumtuesi në Balkan Green Foundation, Besfort Kosova, “sidomos me lumenjtë që zhduken në tuba dhe komunitete të tëra të cilëve u grabitet uji i tyre për bujqësi dhe përdorime të tjera,”  tha ai për BIRN më parë këtë muaj.

Etiketa: ambientalistBanorëBIRNFacebookHaradinajInvestimet strategjikekonfliktKosovaKosovëLokaleMjedisPejërajonrajoniRamush HaradinajShalëVendimi
Tjetri
Gjyqtari i “El Classico” përballet me probleme të pasurisë në veting

Gjyqtari i “El Classico” përballet me probleme të pasurisë në veting

gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.