AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Apeli në prag të vendimit për ish-gjyqtarin e akuzuar për korrupsion

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
7 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Korrupsioni, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Në këtë foto arkivë, gjyqtari Shkëlqim Miri po flet për gazetarët pasi fitoi postin e anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë më 7 dhjetor 2007. Foto: Gent Shkullaku, LSA

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka mbyllur shqyrtimin e gjykimit të çështjes ndaj ish gjyqtarit të Apelit Tiranë, Shkëlqim Miri, i cili akuzohet së bashku me një kushëri se mori ryshfet për lirimin e një të dënuari për vrasje.

Në këtë foto arkivë, gjyqtari Shkëlqim Miri po flet për gazetarët pasi fitoi postin e anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë më 7 dhjetor 2007. Foto: Gent Shkullaku, LSA

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda përfundoi të martën shqyrtimin gjyqësor të çështjes penale në ngarkim të ish-gjyqtarit Shkëlqim Miri, i akuzuar për korrupsion pasiv. Miri, i cili u arrestua në nëntor 2017 me afro 33 milionë lekë para të thata në shtëpi, u dënua në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda në Tiranë me masën minimale të parashikuar për veprën penale të “korrupsionit pasiv të gjyqtarëve dhe prokurorëve” ndërkohë që përfitoi ulje me një të tretën e dënimit për shkak se pranoi gjykim të shkurtuar, ndonëse nuk pranoi fajësinë.

Në vendimin e dhënë më 27 nëntor, afro një vit pas arrestimit, gjykata e dënoi atë me 2.6 vite burg. Kushëriri i tij, Kujtim Miri, i cili u akuzua si “sekseri” që i dha paratë Shkëlqim Mirit, në përfundim u dënua me një vit e 8 muaj heqje lirie. Kodi Penal parashikon dënime deri në 10 vjet burg, për personat e akuzuar sipas nenin “319 Ç” për “korrupsion  pasiv  i  gjyqtarëve”, por Prokuroria ka kërkuar dënimin e të pandehurit me katër vjet burg, të cilat bazuar në gjykim e shkurtuar reduktohen në 2 vjet e 8 muaj, që çoi edhe në vendimin përfundimtar të gjykatës për dënimin e Shkëlqim Mirit me 2 vjet e 6 muaj burgim.

Në gjykatën e Apelit për Krime të Rënda mbrojtësit ligjorë të ish-gjyqtarit Shkëlqim Miri dhe kushëririt të tij Kujtim Miri, kërkuan të martën pafajësi për klientët e tyre, ndërsa prokurori pranë Prokurorisë së Apelit për Krime e Rënda, Isa Jata kërkoi lënien në fuqi të vendimit të Shkallës së Parë.

Akuza për korrupsion

Shkëlqim Miri, 46 vjeç, ka pasur një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë, e cila starton në vitin 1999. Ai më parë ka qenë dhe anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Hetimi i prokurorisë ndaj tij nisi pas informacioneve të marra se funksionarë të drejtësisë kishin favorizuar të pandehurin Gentian Doda i cili ishte dënuar në vitin 2012 me 20 vjet heqje lirie. Doda kishte marrë një ulje dënimi nga Gjykata e Matit dhe më pas trupa gjykuese e Apelit të Tiranës, pjesë e të cilës ishte edhe gjykatësi Miri, la në fuqi dënimin e ri me 8 vjet burg ndaj tij.

Ish-gjyqtari së bashku me kushëririn e tij Kujtim Miri dhe shtetasin Alban Bucin u arrestuan nga prokuroria për akuzën e korrupsionit pasiv dhe aktiv, pasi sipas organit të akuzës ndërhynë për të lënë në fuqi dënimin me 8 vite burg për të pandehurin Gentian Doda kundrejt 30 mijë eurove – vendim i cili i dha lirinë të akuzuarit për vrasje në Burrel.

Akuza ndaj ish-gjyqtarit Miri u mbështetën në një sërë përgjimesh dhe më pas në sekuestrimin e sasisë prej rreth 250 mijë eurosh që u gjetën ‘cash’ në shtëpinë e tij. Nga pretenca rezulton se Miri nuk ka mundur të vërtetojë ligjshmërinë e parave që iu kapën. Ai pretendoi se një pjesë e parave, sasia në lekë, i përkisnin babait. Por prokuroria tha se pretendimi nuk qëndronte. Po ashtu sipas prokurorisë as pretendimi se sasia prej 174 mijë eurosh i ishte lënë për investim nga të afërm të bashkëshortes nuk qëndronte.

Gjatë seancës së të martës, kryesuesi i treshes gjykuese të Apelit të Krimeve të Rënda, gjyqtari Gurali Brahimllari pasqyroi faktin se të dy të dënuarit në Shkallën e Parë, Shkëlqim dhe Kujtim Miri, kishin bërë deklaratë se nuk do të merrnin pjesë në gjykim dhe se do të përfaqësoheshin nga avokatët e tyre – Ardian Visha dhe Arben Prenga për ish-gjyqtarin dhe Ilir Murati për kushëririn e tij.

Pasi mori dakortësinë e palëve, gjykata vendosi të vijojë gjykimin pa praninë e të pandehurve. Kryesuesi Brahimllari shpjegoi se avokatët Ardian Visha dhe Ilir Murati kanë kryer ankim duke kërkuar prishjen e vendimit të Shkallës së Parë, pushimin e çështjes dhe shpalljen e pafajshëm të klientëve të tyre, ndërkohë që prokuroria ka kryer apel kundërshtues me anë të të cilit ka kërkuar lënien në fuqi të vendimit.

Avokati Visha e cilësoi çështjen si të vështirë për t’u mbrojtur në situatën politike e shoqërore në vend.

“U dënua si simboli i korrupsionit në gjyqësor. Kazusi është ndërtuar pa logjikë e prova”, theksoi avokati Visha duke shtuar ndër të tjera se është i njëjtë me rastin e cilësimit “kulak”.

Ai theksoi se i vetmi sukses i hetuesve të në rast ka qenë gjetja e parave në shtëpinë e gjyqtarit, ndërsa renditi pretendimet përse e cilësonte të parregullt vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.

Sipas Vishës organi i akuzës ka përdorur si prova përgjime të kryera mes një avokati dhe klientit të tij, të cilat i cilësoi si të paligjshme. Gjithashtu, ai pohoi se gjykata ka mbajtur standarte të ndryshme në pohimet e saj dhe se një gjyqtar i një tresheje gjykuese e ka të pamundur të garantojë rezultatin e vendimit, pasi nevojiten të paktën dy vota.

“Kjo është irracionale. Gjykata thotë se 30 mijë euro-t e marra u gjetën në shtëpinë e Shkëlqim Mirit”, pohoi Visha duke ritheksuar se klienti i tij nuk mund ta merrte i vetëm vendimin.  Ai e cilësoi treshen gjykuese të Shkallës së Parë si subjektive dhe të njëanshme duke kërkuar si përfundim prishjen e vendimit dhe shpalljen të pafajshëm të ish-gjyqtarit.

Edhe avokati i Kujtim Mirit, Ilir Murati mbajti të njëjtin qëndrim me kolegun e tij Ardian Visha. Ai sqaroi se Kujtim Miri është kushëri i largët me ish-gjyqtarin. Më tej avokati Murati shtoi se klienti i tij ka një vëlla që quhet Shkëlqim Miri, i cili ndodhet edhe ai në burg. Ai shpjegoi se takimet mes dy të akuzuarve kryheshin pasi Kujtimi konsultohej me ish-gjyqtarin për të vëllain dhe se fakti që takoheshin me njëri-tjetrin është marrë si provë si ai ka ndikuar tek Shkëlqim Miri për dhënien e vendimit. Avokati Murati ngriti pyetje se përse hetuesit nuk kishin vepruar në kushtet e flagrancës kur pretendohet se klientit të tij i është dhënë një zarf dhe kur kishin prova dhe pse është pritur disa muaj për të kryer ndalimin. Edhe avokati Murati kërkoi pafajësi për klientin e tij.

Ndërsa prokuroi Isa Jata e cilësoi vendimin e Shkallës së Parë të drejtë e të bazuar në prova, duke theksuar se aty u jepet përgjigje të gjitha pretendimeve të mbrojtjes.

“Aplikimi i gjykimit të shkurtuar tregon se mbrojtja nuk ka pasur pretendime për pavlefshmërinë e provave, kështu që kërkojmë lënien në fuqi të këtij vendimi”, tha prokurori Jata.

Gjykata vendosi përfundimin e shqyrtimit gjyqësor dhe shtyu seancën të mërkurën më datë 27 shkurt, ora 13:00 për shpalljen e vendimit.

Etiketa: AkuzaAnkimApelApeliArdian VishaBurgEurogazetarGjykataGjykata e ApelitGjykata e Apelit për Krime të RëndaGjykata e MatitGjykatëGjykatësgjykimGjyqgjyqtarGurali BrahimllariIlir MuratiIsa JataKodi PenalKorrupsionkorrupsion pasivKrimeMASMbrojtjapaktParapretencaprokurorProkuroriProkuroriaryshfetShkëlqim MiriTiranëuljeVendimVendimiVotavrasje
Tjetri
Gjashtë të dyshuar për drogë i shpëtojnë rrjetës së ‘Metropolis’

Gjashtë të dyshuar për drogë i shpëtojnë rrjetës së ‘Metropolis’

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.