AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Protesta e opozitës, policia procedon 8 persona dhe shpall 12 në kërkim

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
7 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Protestuesit e opozitës rrethojnë parlamentin. 26 shkurt 2019. Foto: Ivana Dervishi

Një ditë pas protestës së opozitës para hyrjes së parlamentit, policia njoftoi procedimin e 8 protestuesve dhe shpalli në kërkim 12 persona, të cilët i akuzon për dhunë.

Protestuesit e opozitës rrethojnë parlamentin. 26 shkurt 2019. Foto: Ivana Dervishi

Policia njoftoi të mërkurën se kishte nisur procedim penal për tetë protestues dhe kishte shpallur në kërkim 12 persona, të cilët i akuzon për “Prishje të rendit dhe qetësisë publike” dhe “Kundërshtim të punonjësit të rendit publik”.

Në një njoftim për shtyp policia bëri me dije se procedimet ishin vendosur pas analizimit të pamjeve filmike dhe “provave të tjera të mbledhura gjatë protestës së djeshme, ku u ça me forcë kordoni i Policisë dhe u goditën me sende të forta punonjësit”.

Protesta e thirrur nga partitë e opozitës pasditen e të martës kaloi në përplasje mes policisë dhe protestuesve të cilët synuan të hynin në në oborrin e Kuvendit të Shqipërisë. Policia u përgjigj duke hedhur gaz lotsjellës, ndërsa protestuesit hodhën gurë  dhe shashka, ndërkohë që deputetët e maxhorancës ishin në seancë plenare.

Policia bëri me dije se gjatë protestës ishin “lënduar 2 punonjës policie, si dhe kanë marrë mjekim nga gazi lotsjellës 8 shtetas”.

Protesta u thirr me urgjencë pasi një njoftimi për një seancë jashtë rradhe të Kuvendit, në të cilin tani ndodhen vetëm deputetët e shumicës dhe përshkallëzoi në dhunë kur disa dhjetëra protestues shtynë kordonin policor për disa sekonda por u detyruan të tërhiqen kur policia iu përgjigj me bomba me gaz lotsjellës.

Protesta zgjati rreth katër orë,  derisa pasi ishte votuar rendi i ditës përfshi miratimi i buxhetit e strukturave për Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe atë Gjyqësorë, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi mbylli seancën. Deputetët socialistë dolën në këmbë përmes pedonales së Tiranës dhe protestuesit u shpërndanë.

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, dy forcat kryesore opozitare, nisën një valë protestash më 16 shkurt. Më 21 shkurt, shumica dërrmuese e deputetëve të dy partive politike dhanë dorëheqjen nga mandatet e tyre dhe shpallën synimin për të rrëzuar qeverinë përmes protestave.

 

Etiketa: bombadeputetgazGjyqIvana DervishiLëvizja Socialiste për IntegrimmandatetParaPartiaPartia DemokratikePoliciaprishjeprocedimProtestaprotestuesshqipTiranë
Tjetri
Opozitarët në Shqipëri, Mal të Zi dhe Serbi refuzojnë të kthehen në parlament

Opozitarët në Shqipëri, Mal të Zi dhe Serbi refuzojnë të kthehen në parlament

Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.