AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Urrejtja e madhe e Francës

Noëlle LenoirngaNoëlle Lenoir
7 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Presidenti francez Emmanuel Macron. 8 maj 2019. Foto: (Francois Guillot/Pool Photo via AP)

Ndërsa protestat e jelekverdhëve në Francë sa vijnë e bëhen gjithnjë e më të dhunshme, presidenti Emmanuel Macron dhe ajo që ai përfaqëson janë shndërruar në fokusin e urrejtjes së ekstremistëve. Si rezultat, toni i debatit politik francez të kujton vitet 1930.

Presidenti francez Emmanuel Macron. 8 maj 2019. Foto: (Francois Guillot/Pool Photo via AP)

Fitorja e papritur e Emmanuel Macron në zgjedhjet presidenciale franceze të vitit 2017, me 66% të votave, bëri që Franca të duket, të paktën për disa, një strehë e sigurt nga populizmi që po mbërthente politikën europiane. Triumfi i tij erdhi si një lehtësim për një shumicë të madhe të francezëve, si dhe për qeveritë e tjera në Bashkimin Europian dhe në mbarë botën.

Por fitorja e Macronit nxiti një formë çrregullimi thuajse histerik midis kundërshtarëve të tij në të djathtën ekstreme dhe të majtën. Protestat gjithnjë e më të dhunshme, raciste dhe antisemitike të “Jelekverdhëve” janë manifestimi i dukshëm i atij zemërimi.

E vërtetë, një pjesë e fajit është i Macronit dhe i disa teknokratëve të ekipit të tij. Në veçanti, rritja e ndjeshme e taksave mbi karburantin e deklaruar në nëntor 2018 – një masë që synonte të çonte para axhendën e klimës të presidentit, ndërkohë që do të ndihmonte edhe në balancimin e buxhetit – goditi në mënyrë disproporcionale votuesit ruralë dhe ata periferitë, të cilët tashmë ndiheshin të shtrënguar ekonomikisht. Kjo shkaktoi rebelimin e jelekverdhëve.

Por ndërsa protestat janë zvogëluar në përmasë dhe janë intensifikuar në dhunë, Macron dhe ajo që ai që përfaqëson janë bërë fokusi i urrejtjes së ekstremistëve. Si fillim, Macron dallon në ditët e sotme për angazhimin e tij për të ringjallur Europën. Ai kundërshton konsensusin në zhvillim që politikanët e zakonshëm mund ta mposhtin populizmin vetëm duke minimizuar mbështetjen e tyre për BE-në. Në vend të kësaj, Macron pohon me besnikëri besimin e tij në një Europë të fortë, demokratike dhe të begatë që është e aftë të veprojë me autoritet në botë.

Për më tepër, Macron deri tani ka bërë përpara, pavarësisht protestave, me reformat që ai premtoi gjatë fushatës së tij. Ligjet për të rritur fleksibilitetin e tregut të punës, për të siguruar sjelljen etike të zyrtarëve të zgjedhur dhe nëpunësve civilë dhe për të modernizuar sistemin e hyrjes në universitetet e vendit u miratuan në më pak se një vit. Por Macron nënvlerësoi vështirësitë për të reduktuar deficitin buxhetor të Francës dhe borxhin publik në përputhje me rregullat e eurozonës, gjë e cila kontribuoi në vendimin e tij për të rritur taksat e karburantit nëntorin e kaluar.

Sot kundërshtarët e Macronit nga i gjithë spektri politik e portretizojnë veten si pjesë e disa lëvizjeve popullore spontane. Por e vërteta është se shumë nga politikanët që Macron mundi në fushatën e tij fitimtare tani janë jashtë për ta dëmtuar atë. Për habinë e shumë njerëzve, ish-presidenti François Hollande, të cilit Macron dikur i ka shërbyer, tani inkurajon haptazi jelekverdhët për të forcuar protestat e tyre. Laurent Wauquiez, kreu i republikanëve të qendrës së djathtë, ka veshur një jelek të verdhë. Ndërkohë, kreu i ekstremit të djathtë, Marine Le Pen dhe udhëheqësi i ekstremit të majtë, Jean-Luc Mélenchon, ndiejnë që të dy mundësi revolucionare në zemërimin e protestuesve.

Jelekverdhët mund të duken se ngjajnë me forcat e tjera populiste në Europë, në veçanti me Lëvizjen Pesë Yjet të Italisë. Por protestuesit francezë janë jashtëzakonisht të dhunshëm si me fjalë ashtu edhe me vepra. Macron dhe gruaja e tij kërcënohen me vdekje pothuajse çdo ditë. Kjo të kujton sulmet e egra kundër Léon Blum, kryeministrit socialist të Francës në mes të viteve 1930, i cili më vonë u dërgua në Buchenwald nga qeveria kolaboracioniste e Luftës së Dytë Botërore e Marshallit Philippe Pétain.

Charles Maurras, një eseist dhe gazetar i shquar katolik i viteve midis luftërave që u bë anëtar i Akademisë prestigjioze Franceze, e quajti Blumin “një përbindësh” dhe “një njeri që meritonte të vritej, por pas shpine”. Sot, François Ruffin e shfryn urrejtjen e tij kundër Macronit në mënyra të ngjashme. Franca s’ka përjetuar një një histeri të tillë kundër një udhëheqësi politik në detyrë që nga vitet 1930.

Fjalët e dhunshme shkojnë krahë më krahë me veprime të dhunshme. Dyqane janë shkatërruar dhe grabitur. Ndërtesat publike, zyrat e parlamentarëve, madje edhe prona private të kryetarit të Asamblesë Kombëtare janë shkatërruar nga zjarri. Deputetët janë kërcënuar (duke përfshirë me armë), selitë e gazetave janë plaçkitur dhe më shumë se 1,500 policë janë plagosur.

Si arriti Franca në këtë pikë? Nuk është sekret që kanalet televizive RT dhe Sputnik të financuara nga Kremlini – të pasuar nga rrjetet sociale dhe stacione të tjera televizive – kanë ofruar platforma që inkurajojnë nxitjen e zemërimit, anti-parlamentarizmin, gënjeshtrat, dezinformimin, racizmin dhe antisemitizmin. Franca duket se po jeton përditë “Dy minuta urrejtje” të Orwellit të vitit 1984.

Dëmi material dhe moral në vend është i konsiderueshëm. Por nuk do të ketë një luftë civile. Një shumicë e qartë dhe e madhe e francezëve janë të irrituar dhe të tronditur nga rritja e dhunës dhe intolerancës. CFDT, sindikata më e rëndësishme e punës në vend, ka marrë qëndrim kundër “të gjitha formave të dhunës”. Laurent Berger, lider i saj, ka argumentuar se, “Nëse një organizatë sindikaliste ishte përgjegjëse për aq shumë dhunë në një lëvizje që ajo shkaktoi, do të ndalohej për të paktën 20 vjet.” Dhe vetë Macron po fiton një legjitimitet të ripërtërirë për përballimin e krizës me vetëkontroll dhe duke iu përmbajtur axhendës së tij të reformave.

Por lëvizja e jelekverdhëve nuk ka marrë fund ende dhe koha nuk mund të kthehet pas. Së pari dhe më e rëndësishmja, autoritetet duhet t’i ndëshkojnë rëndë autorët e dhunës dhe vandalizmit, duke kërkuar që ata të kompensojnë viktimat dhe të eliminojnë të gjitha format e mosndëshkimit. Sulmi dhe shkatërrimi i motivuar ideologjikisht duhet të trajtohet si çdo krim tjetër i dhunshëm. Çdo gjë më pak do të inkurajonte ata që do të përqafonin dhunën në ndjekje të qëllimeve të tyre.

Së dyti, lajmi i rremë dhe abuzimi i mediave sociale, që po vë në rrezik kohezionin social dhe vetë demokracinë, duhet të ballafaqohet me kokë. “Debati Kombëtar” i Macronit nëpërmjet takimeve lokale dhe internetit po rezulton të jetë një kundërpeshë të dobishme. Ai vazhdon ta tregojë veten si një debatues vërtet i shquar. Por ky eksperiment unik do të përfundojë më 15 mars. Për hir të demokracisë franceze dhe europiane, shpresohet që kjo të japë një shtysë të re për reformat shumë të nevojshme që Franca ka pritur për dekada me radhë.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. France’s Big Hate

Etiketa: BEdeputetDhunëEmmanuel MacronFrancaFrancegazetarjelekverdhëtKremliniKrimLokaleMacronMarine Le PenMASpaktParaPopulizmiProject SyndicatepronaProtestatPunëQeveriarrezikRrjetet socialesekretSHsindikataSputnikTaksatvdekjevotuesitZgjedhjetzhvillim
Tjetri
Kolegji shkarkon anëtaren e KLP Antoneta Sevdari

Beteja ime nuk përfundon këtu

bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.