AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Mbështetësit e opozitës protestojnë nën masa të rrepta sigurie

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
7 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Protestuesit dogjën goma makine dhe pankarta para kordonit të policisë gjatë protestës së opozitës në Tiranë më 5 mars 2019. Foto: Gjergj Erebara/BIRN

Policia bllokoi një zonë të gjerë në qendër të Tiranës të martën ndërsa mijëra mbështetës të opozitës protestuan duke kërkuar rrëzimin e kryeministrit Rama ndërsa ky i fundit deklaroi se “mandati i tij është i panegociueshëm”.

Protestuesit dogjën goma makine dhe pankarta para kordonit të policisë gjatë protestës së opozitës në Tiranë më 5 mars 2019. Foto: Gjergj Erebara/BIRN

Forca të shumta policore krijuan kordonë të shumëfishtë duke ndaluar qarkullimin në një zonë të gjerë të Tiranës përreth ndërtesës se seancave plenare të Kuvendit të Shqipërisë ndërkohë që mijëra mbështetës të opozitës protestuan jashtë saj duke kërkuar rrëzimin e qeverisë.

Brenda Kuvendit të Shqipërisë, disa deputetë të rinj bënë betimin pasi pranuan të zëvendësojnë deputetët e dorëhequr të partive opozitare, kryesisht ato të LSI-së.

Protesta e opozitës kaloi në përgjithësi pa incidente ndërsa disa prej tyre dogjën goma dhe pankarta para kordonit të policisë në hyrjen kryesore të kuvendit në rrugën George Bush ndërsa hodhën bomba tymyese dhe fishekzjarre të zhurmshme. Policia duket se sprucoi gaz lotsjellës për pak minuta në një zonë të kufizuar pranë gardhit të policisë ndërsa në podiumin e improvizuar nga opozita, udhëheqësi i PD Lulzim Basha fliste para mbështetësve të tij.

“Edi Rama ka mbaruar, regjimi i tij ka marrë fund,” tha Basha ndërsa protestuesit bërtisnin “Rama Ik! Rama Ik!”.

” Zgjidhja e vetme politike është largimi një orë e më parë, i autorit kryesor, i zullumqarit Edi Rama. Ikja e tij është fundi i pjesës së parë të kësaj beteje, e cila do të vazhdojmë me bashkimin më të madh të shpresës së shqiptarëve që ka ndodhur në dy dekada,” deklaroi Basha.

Brenda kuvendit të Shqipërisë, kryeministri Edi Rama iu përgjigj në distancë kërkesave të opozitës për dorëheqje: ” Ne jemi në të drejtën tonë. Jemi gjithmonë të gatshëm të flasim, në çdo moment, dora jonë e shtrirë, jemi gati të dialogojmë për gjithçka por ne nuk jemi gati dhe s’do jemi asnjëherë të negociojmë rregullat themelore që bëjnë ndryshimin mes këtij sistemi ku njerëzit zgjedhin dhe respektojnë mandatin dhe çdo sistemi tjetër,” tha ai.

“Demokracinë, parlamentarizmin dhe mbi të gjitha mandatin e marrë nga shumica dërrmuese e qytetarëve ne nuk e negociojmë me askënd”, shtoi Rama.

Në Kuvendin e Shqipërisë të martën u betuan katër deputetë të rinj, të cilët në vitin 2017 gjendeshin në listat e kandidatëve të partisë Lëvizja Socialiste për Integrim.

Gazetarë dhe protestues përpiqen t’i shpëtojnë efekteve të gazit lotsjellës të hedhur nga policia gjatë protestës së opozitës më 5 mars 2019. Foto: Gjergj Erebara/BIRN
Një protestues i opozitës duke valëvitur një flamur amerikn gjatë protestës së 5 marsit 2019 në Tiranë. Foto: Gjergj Erebara/BIRN
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha duke folur para protestuesve në Tiranë më 5 mars 2019. Foto: Gjergj Erebara/BIRN
Etiketa: BashaBIRNbombadeputetEdi RamagazgazetarGjergj ErebaraKryeministri Edi RamaLëvizja Socialiste për IntegrimLSILulzim BashaMasaOpozitaParaPartisë DemokratikePDPoliciaProtestaprotestuesRamashqipTiranë
Tjetri
E Drejta për të Ditur: Një udhërrëfyes për fillestarët mbi sekretin shtetëror

E Drejta për të Ditur: Një udhërrëfyes për fillestarët mbi sekretin shtetëror

Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.