AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

Skeda e deklaruar e pasurisë-Arqilea Koça-Prokuroria e Përgjithshme

BIRNngaBIRN
7 years më parë
në Korrupsioni, Skeda, Vendi
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Drejtori aktual i Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme, Arqilea Koça do të përballet të mërkurën me KPK-në. Si ka ndryshuar pasuria e tij nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.Arqilea Koça, drejtor i Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme do të përballet të mërkurën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i vetingut për Z.Koça do të kryhet nga trupa gjyqësore e përbërë nga Etleda Çiftja, Roland Ilia dhe Firdes Shuli.

Arqilea Koça e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në Shqipëri në vitet ’90. Ai punon prej 15 vitesh në Prokurorinë e Përgjithshme, ku ka mbajtur edhe postet drejtuese të luftës kundër krimit të organizuar, drejtorisë së hetimit dhe të ndjekjes penale dhe së fundmi drejton zyrën e Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë.

Paralelisht me detyrën si prokuror, Koça ka qenë edhe pedagog i Jashtëm në Shkollën e Magjistraturës si dhe anëtar për tre vite i Këshillit të Prokurorisë. Në vitin 2017, ai kandidoi për t’u zgjedhur Prokuror i Përgjithshëm i Përkohshëm, post i cili u fitua nga Arta Marku.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurorit Arqilea Koça nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë së deklaruar e prokurorit të Prokurorisë së Përgjithshme, Arqilea Koça për vitet 2003-2017.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se prokurori Arqilea Koça zotëronte pasuri me vlerë 5.6 milionë lekë në vitin 2003. Referuar deklaratës së tij të parë, të dorëzuar në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Koça deklaronte pronësinë mbi një tokë bujqësore prej 830 m2 në Linzë, një apartament të blerë me kredi dhe një makinë me vlerë 250 mijë lekë.

Në fund të vitit 2017, pasuria e tij familjare kap vlerën e 15.2 milionë lekëve, pa llogaritur këtu disa pasuri të paluajtshme që prokurori Koça i përfitoi përmes një kontrate shkëmbimi me një kompani ndërtimi.

Pasuritë e paluajtshme përbëjnë pjesën kryesore të aseteve familjare të prokurorit dhe kapin vlerën e 11.8 milionë lekëve. Përveç apartamentit të zotëruar në Tiranë prej vitit 2000, ai deklaron nisjen e ndërtimit të një shtëpie në Voskopojë si dhe ka blerë një apartament banimi në Lukovë. Z.Koça zotëron gjithashtu 1.2 milionë lekë likujditete bankare, 500 mijë lekë kursime në cash si dhe automjet me vlerë 1.5 milionë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 50.5 milionë lekë. Vetëm 56% e të ardhurave kanë si burim pagën nga funksioni i prokurorit, pagën e bashkëshortes dhe të ardhurat nga mësimdhënia. Shitja e pasurive të paluajtshme i ka siguruar familjes Koça të ardhura të konsiderueshme ndër vite, duke zënë 38% të totalit me një vlerë financiare prej 19.2 milionë lekësh. Gjithashtu, 4.3% e të ardhurave kanë si burim qiratë.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Kontrolli aritmetik/logjik për 14 vitet e deklarimit rezultoi pa probleme për prokurorin Arqilea Koça.

Megjithatë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” një kontratë të vitit 2006, e cila shkëmben sipërfaqen e truallit që zoti Koça zotëronte në Linzë të Tiranës me sipërfaqe ndërtimi. Nga kjo kontratë, familja Koça ka përfituar rreth 100 metra katrorë garazhe, një njësi tregtare dhe pesë apartamente, shitja e pjesshme e së cilave ka sjellë 19.2 milionë lekë të ardhura.

Në deklaratat e pasurisë mungojnë megjithatë informacionet e detajuara mbi destinacionin e këtyre të ardhurave dhe nuk është e qartë nëse janë ri-intestuar apo mbahen në gjendje cash.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Etiketa: AnalizëArta MarkuBIRNEtleda ÇiftjaFirdes ShuliGjyqgjyqtarILDKPKIKontrolliKPKkrediPasuri të paluajtshmepasuriaProcesi i vetingutprokurorProkuror i PërgjithshëmProkuroriProkuroriaProkuroria e Përgjithshmeraportreporterreporter.alRoland IliaSHshqipShqipëriSkedaTiranë
Tjetri
Drejtorët dhe ish-drejtorët e LSI bëhen deputetë në Parlament

Drejtorët dhe ish-drejtorët e LSI bëhen deputetë në Parlament

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.