AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

“Incidenti i darkës” nxit thirrje për paanshmëri

Die MorinangaDie Morina
7 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Avokati Arianit Koci duke darkuar me gjyqtarin Vladimir Mikula në Prishtinë të hënën. Foto: BIRN.

Pasi një gjyqtar i emëruar nga Dhomat e Specializuara me seli në Hagë u pa duke darkuar me një avokat kosovar, klientët e të cilit janë thirrur për t’u marrë në pyetje, gjykatës së krimeve të luftës iu bë thirrje të kujdeset më shumë për të demonstruar paanshmërinë e saj.

Avokati Arianit Koci duke darkuar me gjyqtarin Vladimir Mikula në Prishtinë të hënën. Foto: BIRN.

Gjyqtarët në Dhomat e Specializuara në Hagë, të cilat do të gjykojnë ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për krime lufte dhe paslufte, duhet të jenë të bëjnë kujdes me ata që takojnë për të ruajtur besimin e të gjithë atyre që merren me hetimet dhe gjykimet, tha Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë.

Thirrja e Fondit për të Drejtën Humanitare erdhi pasi gjyqtari Vladimir Mikula, i cili është emëruar në Dhomat e Specializuara, u patë darkonte me avokatin kosovar Arianit Koçi në një restorant në Prishtinë.

Koci është avokati i ish-komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Rrustem Mustafa dhe Sami Lushtaku, të cilët tashmë janë pyetur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë për krime që mund të jenë subjekt i ndjekjeve penale.

“Edhe sikur të ishte një darkë shoqërore apo rastësore, gjyqtari me sjelljet e tij jashtë gjykatës duhet të ruajë dhe theksojë besimin e publikut dhe palëve në paanshmërinë e tij dhe gjyqësorit në përgjithësi,” tha për BIRN Amer Alija nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë.

Alija tha se gjykatësit e Dhomave të Specializuara duhet të shmangin çdo veprim që mund të ndikojë në funksionet e tyre gjyqësore.

Megjithatë, incidenti i darkës “nuk duhet të vërë në dyshim paanësinë e gjykatës”, shtoi Alija.

Dhomat e Specializuara të Kosovës konfirmuan se Mikula është emëruar në listën e gjykatësve ndërkombëtarë.

Por gjykata shpjegoi se gjyqtarëve në listë “thjesht u kërkohet të ushtrojnë funksione zyrtare me kërkesën dhe me caktimin e kryetare së Dhomave të Specializuara Ekaterina Trendafilova”.

“Gjyqtarit Mikula nuk i është caktuar ndonjë rast nga kryetarja e gjykatës Trendafilova dhe prandaj nuk jemi në gjendje të komentojmë më tej,” tha Angela Griep, kreu i Njësisë së Informacionit dhe Komunikimit Publik në Dhomat e Specializuara.

Kryetarja e gjykatës Trendafilova lëshoi ​​një deklaratë të mërkurën duke theksuar se Mikula nuk ka qasje në asnjë informacion konfidencial rreth aktiviteteve të Dhomave të Specializuara të Kosovës, KSC ose Zyrës së Prokurorit të Specializuar, SPO.

“Unë përsëris se mandati i KSC është të sigurojë procedura të sigurta, të pavarura dhe të paanshme. KSC mbetet e angazhuar thellë për këtë mandat dhe vepron në përputhje me këtë,” thuhej në deklaratën e Trendafilovës.

“Mbrojtja e dëshmitarëve mbetet një çështje thelbësore për KSC dhe SPO,” shtoi ajo.

Misioni i BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, tha se Mikula aktualisht mban postin e Monitoruesit të Drejtësisë në organizatë.

Prandaj “në përputhje me mandatin aktual të EULEX-it, ai nuk mban asnjë funksion ekzekutiv gjykimi”, tha EULEX në një deklaratë.

Ai shtoi se misioni nuk është në gjendje të komentojë mbi angazhimet private të Mikulës.

Ndërkohë, avokati Arianit Koçi tha për BIRN se ai ishte në një vend publik me gruan e tij, miqtë e saj dhe trajnerin e saj të palestrës dhe se nuk e dinte që Mikula do të ishte në tryezën e restorantit.

“Kishte mbi 15 veta – një grup individësh që çdo mëngjes kryejnë aktivitete fizike në të njëjtën palestër ku shkon ime shoqe Merita,” tha Koci.

Dhomat e Specializuara priten të gjykojnë ish-luftëtarët e UÇK-së për krime përfshirë vrasje, rrëmbime, ndalime të paligjshme dhe dhunë seksuale. Megjithatë, ende nuk është ngritur asnjë aktakuzë.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar janë pjesë e sistemit ligjor të Kosovës, por ndodhen në Holandë dhe kanë personel ndërkombëtar.

Etiketa: BEBIRNdëshmitarëDhomat e SpecializuaraEULEXGjykataGjykatëGjykatësGjyqgjyqtarHetimetKosovëKrimekrime lufteLufteMbrojtjandalimeRrustem MustafaSHvrasje
Tjetri
1200 adriatik llalla

Adriatik Llalla punëson lobistë në SHBA për të shpëtuar nga 'lista e zezë'

gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.