Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Page Positions Artikull kryesor !

QSUT nën hetim për stokun e ilaçeve të skaduara

Edmond HoxhajNgaEdmond Hoxhaj
16:58 | 13/03/2019
Në Artikull kryesor !, Faqja e pare, Korrupsioni, Lajme
Kohe leximi: 3 minuta
A A
0
Gjykata vendos pro pacientes që nuk mori trajtim shëndetësor nga QSUT

Spitali i pediatrisë në QSUT | Foto nga : Ivana Dervishi

Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Tiranës ka regjistruar një procedim penal për të identifikuar zyrtarët përgjegjës për stokun e ilaçeve të skaduara në QSUT, i cili kap një vlerë prej miliona euro.

Spitali pediatrik në QSUT ” Foto nga : Sebi Alla

Praktikat e tenderimeve të barnave të blera për farmacinë qendrore të Qendrës Spitalore Nënë Tereza, QSUT, gjatë viteve 2012-2018, që prodhuan një stok me barna të skaduara me vlerë miliona euro, janë duke u hetuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Një burim nga organi i akuzës  pohoi për BIRN se hetimi është përqendruar në identifikimin e personave përgjegjës, të cilët dyshohet të ketë shkaktuar një dëm financiar që sipas organit të akuzës, nga verifikimet e deri tanishme përllogaritet në vlerën e rreth 7 milionë eurove.

Sipas këtij burimi, hetimi ka përfshirë zyrtarët që kanë lejuar apo blerë medikamente në sasi të mëdha pranë aftatit të skadencës dhe ata që nuk i kanë përdorur para skadimit këto barna si edhe sasi të tjera të dhuruara të cilat kanë shkuar dëm pa jua dhënë pacientëve.

“Jemi duke hetuar se cilët janë zyrtarët e QSUT-së, të cilët kanë kryer blerjen e ilaçeve afër datës së skadencës,” tha prokurori. “Nga verifikimet e deritanishme dyshohet që vlera e medikamenteve të skaduara të arrijë shumën 7 milionë eurove,” shtoi ai.

Ky hetim i Prokurorisë ka ardhur pas një referimi të kryer nga Policia e Shtetit, e cila është bazuar në një investigimi të kryer nga BIRN i publikuar nw shtator 2018.

Investigimi i BIRN, i cili bazohej nw qindra faqe dokumente, zbardhte faktin se në farmacinë qendrore të QSUT-së ishte krijuar një stok me qindra mijëra medikamente mjekësore të skaduara, ndërkohë që pacientët përballeshin me mungesën e barnave ose detyrosheshin t’i blinin kundrejt çmimeve të larta në farmacitë private.

Sipas të dhënat që BIRN, rreth 93 për qind e ilaçeve në farmacinë qendrore në Maj 2018 ishin të skaduara dhe vetëm 7 për qind e tyre ishin ende të përdorshme për pacientët. Barnat e skaduara ishin akumuluar gjatë viteve 2012-2018 dhe sipas të dhënave të analizuara nga BIRN, kapin një kosto totale kontabël prej 481.8 milionë lekësh [rreth 3.9 milionë euro].

Nw njw reagim mbi stokun e ilaçeve të skaduara në 2 Nëntor 2018, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu i cilësoi akuzat si shpifje.

“Ilaçi më i mirë, i paskadueshëm, përballë shpifjeve janë faktet dhe shifrat,” deklaroi ajo  “Një nga punët e bëra në katër vitet që drejtova Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ishte që i dhamë fund praktikës së blerjes së barnave në prag skadence, e bashkë me të, edhe pazarit që bëhej në kurriz të jetës së qytetarëve,” shtoi ajo.

Stoku i madh i ilaçeve të skaduara në farmacinë qendrore të QSUT është konsideruar një problem serioz edhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, KLSH që në raportet e auditit për vitet 2014 dhe 2015, konstatonte se kishin shkuar dëm tonelata medikamentesh të tenderuara apo të dhuruara në Qendrën Spitalore Universitare. Për këtë situatë KLSH fajësonte keqmenaxhimin dhe praktikën e tenderimit të medikamenteve në prag të datës së tyre të skadencës.

Pjesa më e madhe e barnave të çuara dëm në farmacinë qendrore të QSUT-së trajtonin sëmundje mjaft të përhapura në Shqipëri, të tilla si sëmundjet kardiovaskulare, ato psiqike apo antibiotikë për trajtimin e një sërë infeksionesh bakteriale. Rreth 60 për qind e tyre rezultojnë të jenë blerë në vitet 2011-2013 dhe kanë dalë jashtë përdorimit në vitet 2014 dhe 2015. Pjesa tjetër rezulton të ketë skaduar gjatë viteve 2016-2018.

Në raportin e auditimit të publikuar në mars 2016, Kontrolli i Lartë i Shtetit evidentonte faktin se situata në vitet 2014-2015 paraqitej tejet e rënduar me rreth 520 mijë medikamente të skaduara. Thuajse gjysma e sasisë, sipas KLSH-së ishin tenderuar me paratë e buxhetit të shtetit në vitet 2011-2013, ndërkohë që pjesa tjetër ishin donacione të kushtueshme, të cilat sistemi kishte dështuar t’i shpërndante në kohën e duhur te pacientët.

Kjo situatë ka vazhduar të jetë e njëjtë edhe për vitet në vazhdim. Nga një listë me 1200 lloje medikamentesh që gjenden në farmacinë qendrore, vetëm 315 produkte ishin të konsumueshme me afat skadence pas datës 9 maj 2018. Ndërkohë që në vitet 2014-2015, dëmi i shkaktuar nga ilaçet e skaduara ishte 172.7 milionë lekë, në vitin 2018 kjo shifër arriti në 447 milionë lekë.

Në raportet e saj, KLSH fajëson për situatën mungesën e një analize të plotë në QSUT për shkaqet që çuan në këtë situatë dhe përgjegjësitë direkte të zyrtarëve dhe nëpunësve që lejuan dhe mundësuan praktikat e këtyre tenderimeve dhe të atyre që nuk i shpërndanë barnat tek para afatit të skadencës.

Etiketa: Ogerta Manastirliu
Tjetri
Fshehja e dhuratave nga baxhanaku ‘dogji’ kreun e Apelit të Krimeve të Rënda

Fshehja e dhuratave nga baxhanaku ‘dogji’ kreun e Apelit të Krimeve të Rënda

Më të lexuarat

Gjykata vendos pro pacientes që nuk mori trajtim shëndetësor nga QSUT

QSUT nën hetim për stokun e ilaçeve të skaduara

16:58 | 13/03/2019
Në rajonet e thella shqiptare, migrimi bëhet pothuajse i pashmangshëm

Në rajonet e thella shqiptare, migrimi bëhet pothuajse i pashmangshëm

14:05 | 27/03/2023
“Mbretërit e Parë të Europës”: Objektet prehistorike ekspozohen në SHBA

“Mbretërit e Parë të Europës”: Objektet prehistorike ekspozohen në SHBA

18:04 | 24/03/2023
Ujërat e ndotura pengojnë programin e “Flamurit Blu” në bregdetin shqiptar

Ujërat e ndotura pengojnë programin e “Flamurit Blu” në bregdetin shqiptar

19:29 | 27/03/2023
KQZ fal kryebashkiakun e Mallakastrës për dënimin në Greqi

Tre kryebashkiakë rrezikojnë gjoba për ‘keqpërdorim të fondeve publike’ në fushatë

19:19 | 24/03/2023
‘Tejkalim afatesh dhe zvarritje’: Prokurori Olger Eminaj jep shpjegime në KPK

‘Tejkalim afatesh dhe zvarritje’: Prokurori Olger Eminaj jep shpjegime në KPK

17:11 | 28/03/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.