AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Shtatë deputetë të rinj hyjnë në parlament

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
7 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Korrupsioni, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri, Edi Rama duke folur gjate nje seance parlamentare, ku 4 deputete nga lista e LSI jane betuar, pasi kane mare mandatin nga KQZ nje dite me pare. | Foto : LSA

Shtatë deputetë nga listat e PD dhe LSI bënë betimin ndërsa disa të tjerë janë në pritje të procedurave pas dorëheqjes në masë të deputetëve opozitarë muajin e kaluar ndërsa në parlament ka ende disa dhjetëra vakanca.

Kryeministri, Edi Rama duke folur gjate nje seance parlamentare, ku 4 deputete nga lista e LSI jane betuar, pasi kane mare mandatin nga KQZ nje dite me pare. | Foto : LSA

Katër kandidatë nga listat e PD dhe tre nga ato të LSI-së pranuan mandatet dhe bënë betimin si deputetë të parlamentit të Shqipërisë të mërkurën më 13 mars 2019 në Tiranë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të deputetëve zëvendësues në njëmbëdhjetë. Në kuvendin e Shqipërisë vijojnë të mungojnë disa dhjetëra deputetë, procedura e zëvendësimit të së cilëve duhet të zgjasë disa javë.

Dy partitë kryesore opozitare, të cilat vendosën në shkurt të tërheqin deputetët e tyre nga kuvendi me synimin për të krijuar një krizë, duket se po vuajnë në përpjekje për të ruajtur radhët e veta.

Katër deputetë nga listat e Partisë Demokratike, Lefter Maliqi, Majlinda Halilaj, Alban Zeneli dhe Ligoraq Karamelo, bënë betimin të mërkurën. Karamelo, i cili renditej i gjashti në listën e Korçës, i përket partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, kryetari i së cilës është një nga deputetët e dorëhequr. PBDNJ dhe parti të tjera aleate të PD-së u lejuan të garojnë në listat e Partisë Demokratike në zgjedhjet e vitit 2017.

PD kishte 43 deputetë në Kuvendin e Shqipërisë nga të cilët, 41 dhanë dorëheqjen ndërsa dy mbajtën mandatet. Numri i vakancave nga kjo parti mbetet 37 pas katër deputetëve të rinj. PD kishte 190 kandidatë në listat e veta në zgjedhjet e vitit 2017, ndërsa thotë se 139 prej tyre kanë firmosur deklarata se nuk do të marrin mandatet e lëna vakante. Duke marrë parasysh edhe numrin e deputetëve të dorëhequr, nga listat e PD duket se janë dhjetë kandidatë që nuk kanë firmosur deklarata. Por deklaratat nuk kanë vlerë ligjore dhe nënshkruesit e tyre mundet të ndryshojnë mendje deri sa t’u vijë radha.

Në rradhët e LSI-së gjërat duket se janë më të thjeshta. Shumë prej kandidatëve të saj nuk kanë humbur kohë për të pranuar mandatet e lëna vakante. Nga të 19 deputetët që LSI fitoi në zgjedhjet e vitit 2017, 17 lanë mandatet, njëri, Lefter Koka refuzoi të heqë dorë ndërsa një tjetër, Robert Bitri nga Fieri prej kohësh është bërë pjesë e grupit parlamentar të PS-së. Nga të 17 deputetët e dorëhequr, gjashtë janë zëvendësuar tashmë dhe së paku një tjetër, Ralf Gjoni, ka shprehur zyrtarisht dëshirën për t’u bërë deputet.

Formalisht Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton kandidatët në rradhë, të cilët kanë dhjetë ditë kohë për të plotësuar formularin e pastërtisë së figurës. Në rast se ata nuk e plotësojnë formularin, KQZ i shpall të pazgjedhshëm. Vendimet e para të tilla u morën të martën. Gjithsej 11 kandidatë të njoftuar nga PD dhe 3 nga LSI u shpallën “të pazgjedhshëm”, gjë që nënkupton se refuzuan të dorëzojnë formularin e dekriminalizimit dhe rrjedhimisht edhe mandatin e deputetit.

 

Etiketa: deputetdeputeteEdi RamakandidatëtKomisioni Qendror i ZgjedhjeveKorçëKQZKuvendiLefter KokaLefter MaliqiLSImandatetMASParaparlamentPartisë DemokratikePBDNJPDPSRamaSHshqipVendimetZgjedhjet
Tjetri
Gjermania duhet të ndalë nxitjen për ndryshimin e kufijve të Kosovës

Gjermania duhet të ndalë nxitjen për ndryshimin e kufijve të Kosovës

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.