AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KPK

Këshilltarja ligjore Ana Golloshi u gjet me dyfishin e pasurisë së ligjshme nga KPK

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
7 years më parë
në KPK, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Këshilltarja ligjore Ana Golloshi gjatë seancës dëgjimore në Komisionin e Pavarur të kualifikimit, KPK, në 12.02.2019 | Foto : LSA

Disa apartamente në bashkëpronësi apo në pronësi të bashkëshortit dhe disa llogari bankare që rezultuan të ishin më shumë se dyfishi i pasurisë së ligjshme sollën shkarkimin e këshilltares ligjore Ana Golloshi.

Këshilltarja ligjore Ana Golloshi gjatë seancës dëgjimore në Komisionin e Pavarur të kualifikimit, KPK, në 12.02.2019 | Foto : LSA

Këshilltarja ligjore e Gjykatës Administrative të Apelit Ana Golloshi u gjet nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) në pamundësi për të justifikuar ligjërisht pasurinë e saj dhe të afërmve që bazuar në analizën financiare rezultoi 2.3 herë më e madhe se sa pasuria që ajo mund të dokumentonte.

Treshja gjykuese e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit e përbërë nga Etleda Çiftja, Firdes Shuli dhe Pamela Qirko, sipas vendimit të zbardhur arsyetoi se ndihmësja ligjore pranë Gjykatës Administrative të Apelit, ndërsa ka marrë vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës dhe aspektin profesional, nuk paraqiti dokumentacion të mjaftueshëm për të provuar pasurinë.

Problemet e Golloshit, ashtu si edhe për mjaft subjekte të tjera të vettingut, rezultuan nga të ardhurat e pretenduara si të fituara në emigracion. Golloshi pretendoi se sëbashku me bashkëshortin kishte sjellë në Shqipëri në sasi të vogla paratë e fituara në Greqi, por KPK nuk pranoi si të ligjshme të gjitha të ardhurat e pretenduara prej saj.

Golloshi sipas KPK-s nuk qe bashkëpunuese mjaftueshëm, pasi vonoi përgjigjet për Komisionin duke vonuar procesin. Problemet në pasurinë e saj ishin evidentuar edhe nga ILDKPKI. Ndërkohë dy kallëzime ndaj të shoqit për të cilat ishin pushuar hetimet, nuk u morën parasysh si penalizuese në kriterin e pastërtisë së figurës.

Komisioni vë në dukje në vendimin e zbardhur “Subjekti i rivlerësimit ka deklaruar më shumë se dyfishi i pasurisë së ligjshme duke përfshirë dhe personat e lidhur” dhe se “ka bërë deklarim të pamjaftueshëm për kriterin e pasurisë”, “ka bërë deklarim të pasaktë” dhe “ka mungesë të burimeve financiare të ligjshme për të justifikuar plotësisht krijimin e pasurive në emrin e saj dhe personit të lidhur me të”.

Sipas KPK-së ndërsa një pjesë e mirë e deklarimeve të Golloshit përputhshin me gjetjet e KPK-së gjatë hetimit administrativ, kjo e fundit nuk qe e aftë të sillte dokumente që mund të provonin burimin e ligjshëm të të ardhurave.

Një pjesë e mirë e analizës financiare mbi Golloshin ka të bëjë me kohën kur as ajo as bashkëshorti nuk ishin subjekte të vetëdeklarimit të pasurive apo me funksione në sistemin e drejtësisë. KPK thotë se nga analiza financiare rezultoi se nga viti 1996 deri në vitin 2017 Golloshi kishte pasur të ardhura neto në shumën 14.1 milion lekë. Analiza financiare e KPK gjeti se ajo kishte bërë 18.8 milion lekë shpenzime jetese, arsimim e të tjera gjatë kësaj kohe dhe kishte shpenzuar 32.9 milion për të blerë pasuri të paluajtshme apo makina.

KPK arsyetoi se pasuria neto ishte 2.3 herë më e madhe se të ardhurat neto. Pretendimet e Golloshit për të llogaritur në analizë finaciare të ardhurat nga pensionet e vjehrrës dhe vjehrrit me të cilët ajo kishte jetuar, u rrëzuan nga Komisioni, që arsyetoi se ato nuk ndryshonin vendimin. Megjithatë KPK korigjoi disa pjesë të analizës finaciare duke pranuar disa prej pretendimeve të Golloshit, të tjera pretendime përfshi përfitimin e një asistence prej 350 euro në muaj në Greqi u rrëzuan si deklarative.

Komisioni nga ana tjetër përdori kundër Golloshit edhe një analizë finaciare që kjo e fundit bëri përmes një eksperti privat. Në vendimin e zbardhur rezulton se eksperti arriti në rezultate të ndryshme nga KPK, por sipas tij pasuria e pajustifikuar ishte 1.78 herë më e madhe se pasuria e provuar ligjërisht.

KPK shprehet se kjo analizë evidentoi “në fakt se (Golloshi) nuk justifikon plotësisht me burime të ligjshme krijimin e pasurive apo kryerjen e shpenzimeve përgjatë kësaj periudhe” por me pretendimin se ajo nuk ishte sa “dyfishi i pasurisë së ligjshme”.

Komisioni shprehet në vendimin e zbardhur se “disa pasuri janë evidentuar për herë të parë duke u depozituar në llogari bankare, gjatë kohës që subjekti ka qenë në funksionin e ndihmëses ligjore pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë”.

Një tjetër pretendim i Golloshit se një pjesë e pasurisë ishte mbajtur cash në shtëpi, pasi kjo nuk ishte e ndaluar nga ligji, u cilësua kontradiktorë nga KPK. “Komisioni, vëren se subjekti ka kryer deklarim kontradiktor lidhur me faktin se pse ka mbajtur shuma të konsiderueshme cash për një periudhë të gjatë kohe, çka na krijon bindjen se këto të ardhura nuk janë të ardhura të krijuara nga puna në emigracion”, thuhet në vendim.

Sipas KPK-së Golloshi kishte pretenduar mosbesim në banka, por në të njëjtën kohë ajo dhe bashkëshorti kishin një numër llogarisht të hapura.  “Si përfundim Komisioni çmon se, subjekti nuk arriti të provojë me dokumentacion justifikues ligjor, qoftë dhe me indice indirekte, se të ardhurat e përfituar nga emigracioni janë më të larta nga ato të evidentuara me dokumentacion justifikues ligjor”, thuhet në vendimin e zbardhur.

Etiketa: AdministrativeAna GolloshiAnaliza financiareAnalizëBashkëshortiemigracionEtleda ÇiftjaEuroFirdes ShuliGjykatëGjykatësGreqiHetimetILDKPKIKomisioni i Pavarur i KualifikimitKPKKrijonLigjMakinaMjaftPamela QirkoPasuri të paluajtshmepasuriapensionetPunashpenzimeshqipShqipëriVendim
Tjetri
Dëshmitë kundër Karaxhiçit: Historitë e dëshmitarëve

Dëshmitë kundër Karaxhiçit: Historitë e dëshmitarëve

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.