AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Meta thotë se është i gatshëm të vetësakrifikohet për të shmangur “juntën” në Shqipëri

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
7 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Presidenti Ilir Meta duke folur në një konferencë për shtyp në Tiranë më 4 mars 2019. Foto: Malton Dibra/LSA

Në një deklaratë të pazakontë nga Pogradeci, presidenti Ilir Meta tha se vendi gjendet në një krizë kushtetuese si dhe shpalli se ai është i gatshëm të japë dorëheqjen ose të sakrifikojë jetën për të ndaluar atë që e cilësoi si vendosjen e një junte në Shqipëri.

Presidenti Ilir Meta duke folur në një konferencë për shtyp në Tiranë më 4 mars 2019. Foto: Malton Dibra/LSA

Për presidentin Ilir Meta, Shqipëria gjendet aktualisht në një krizë të thellë kushtetuese si dhe e rrezikuar nga ajo që Meta e cilësoi “juntë” ndërsa u shpreh i gatshëm që në ndihmë të zgjidhjes së krizës, të japë dorëheqjen si president, ose, në funksion të parandalimit të instalimit të “juntës”, të vetësakrifikohet “si Salvador Alende”. Alende, presidenti marksist i Kilit në vitet 1970-73, humbi jetën kur ushtria e Kilit ndërmorri një grusht shteti duke e rrëzuar nga pushteti. Orët e fundit të presidentit mbetën të paqarta për dekada, deri në vitin 2011, kur një autopsi doli në konkluzionin se ai kishte vrarë veten me një automatik pasi refuzoi të dorëhiqet përballë juntës ushtarake.

“Kemi një krizë, që në vlerësimin tim është e qëllimshme, dhe e cila ka rrezikuar rendin kushtetues në Republikën e Shqipërisë,” deklaroi Meta duke iu referuar paralizimit të Gjykatës Kushtetuese nga procesi i vetingut dhe sakatimit të sistemit gjyqësor në përgjithësi nga procesi që ka rrëzuar deri më sot pjesën më të madhe të gjyqtarëve të lartë si dhe shumicën dërrmuese të kryetarëve të gjykatave e të prokurorive.

“…jam i gatshëm unë i pari të sakrifikoj në emër të një zgjidhjeje politike që rivendos normalitetin kushtetues, institucional, politik, demokratik në vend dhe që garanton ecjen e shpejtë drejt çeljes së negociatave në BE, jam i gatshëm për të dyja ekstremet,” tha Meta.

“Që nga dorëzimi i mandatit tim si President pasi të sigurohem që vendi ka një zgjidhje politike parimore, kushtetuese, solide që e çon përpara, e deri tek sakrifikimi i jetës sime si Salvador Alende për të ndaluar instalimin e një junte që mund ta kthente Shqipërinë 30 vite pas,” shtoi ai.

Komentet e Metës vijnë në një kohë kur dy partitë kryesore të opozitës, PD dhe LSI, (kjo e fundit drejtohet nga bashkëshortja e presidentit, Monika Kryemadhi), u tërhoqën nga parlamenti përmes dorëheqjes në masë të deputetëve të vet. Por dorëheqja e opozitarëve ka mundësuar zëvendësimin e disa prej tyre me kandidatë të tjerë nga PD dhe LSI, gjë që i ka krijuar kushtet maxhorancës qeverisëse të arrijë kompromise politike me atë që po quhet “opozita e re”, e cila, ndonëse përfaqëson PD dhe LSI, është akuzuar nga këto të fundit si tradhëtare.

Kryeministri Edi Rama nuk e ka fshehur dëshirën që të arrijë kompromis me deputetët zëvendësues për të ndërmarrë një reformë zgjedhore, pasi deputetët e rinj dhe ata socialistë mjaftojnë për të arritur shumicën e cilësuar prej 84 deputetësh që nevojitet për ndryshimin e ligjeve kyçe të shtetit.

Meta u ankua në komentin e tij edhe për përbërjen e re të Kuvendit të Shqipërisë, duke argumentuar se sipas opinionit të tij, deputetët socialistë si dhe ata demokratë e të LSI që nuk dhanë dorëheqjen janë përfaqësuesit legjitimë të vendit dhe të gjithë bashkë arrijnë numrin 82, dy deputetë më pak se sa shumica e cilësuar.

“Në vlerësimin dhe në bindjen time institucionale Kuvendi i Shqipërisë ka 82 deputetë të ligjshëm, përfshirë edhe 3 deputetët e opozitës, të cilët nuk pranuan të djegin mandatet sipas vendimit politik të partive përkatëse.

Çdo numër tjetër përtej këtij, jo vetëm që thellon këtë krizë, por sigurisht që nuk ndihmon as kapërcimin e kësaj situate, pasi çdo numër tjetër është i kontestueshëm në të gjitha planet,” deklaroi Meta. [Link Komenti i plotë i Metës].

Meta u zgjodh president në vitin 2017 me votat e partisë së tij dhe partisë socialiste, por LSI ra në opozitë pak ditë para se ai të betohej si president.

Meta është vetëofruar për të ndërmjetësuar në zgjidhjen krizës, por maxhoranca qeverisëse thotë se parlamenti është tërësisht funksional.

Etiketa: BEdeputetDibraEdi RamaGjykatëGjykatësGjykatës KushtetueseGjyqgjyqtargrusht shtetiIlir MetaKryeministri Edi RamakryetarkushtetueseKuvendiLSImandatetMASMaxhorancaMetaMonika KryemadhiOpozitaParaPartisë SocialistePDPogradecipresidentProcesi i vetingutRamaSHshqipShqipëriShqipëriaUshtria
Tjetri
Përfshirja e administratës vendore në fushatë, përplasje mes PS dhe LSI në Bulqizë

Helmohen 12 nxënës nga sapuni “15 lekësh” në Bulqizë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.