AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Avokatët e Elbasanit bojkotojnë gjyqet në shenjë proteste për vrasjen e Gurrës

Bardha NergjoningaBardha Nergjoni
7 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Avokati Ravik Gurra, 50 vjeç u ekzekutua mbrëmjen e së premtes nga persona ende të paidentifikuar nga policia. Kolegët e tij dënojnë aktin e rëndë dhe kërkojnë mbrojtje nga institucionet.

Avokatet e Elbasanit protestojne ndaj vrasjes se kolegut te tyre, Ravik Gurra. Foto: Bardha Nergjoni.

Avokatët e Dhomës së Avokatisë Elbasan vendosën të bojkotojnë për 5 ditë seancat gjyqësore në shenjë proteste ndaj vrasjes së avokatit Ravik Gurra, i cili u ekzekutua mbrëmjen e së premtes nga persona të paidentifikuar.

Kryetari i Dhomës së Avokatisë Elbasan, Hysen Kovaçi dënoi “aktin e rëndë dhe të paprecedentë” mëngjesin e së hënës dhe kërkoi mendimin e avokatëve për vazhdimin e protestës. Gjatë mbledhjes, avokatët u ankuan për mungesën e reagimit të institucioneve ndaj vrasjes së avokatit Gurra dhe kërkuan marrjen e masave për mbrojtjen e jetës së tyre.

“Vendimi përfundimtar i avokatëve të Elbasanit është bojkoti 5 ditor, në pritje të një reagimi nga organet kompetente. Të premten, avokatët do të mblidhen sërish për vazhdimin e protestës,” tha përfaqësuesi i Dhomës së Avokatisë, Demir Çiftja.

Një prej avokateve më të vjetra të Elbasanit e ka cilësuar një goditje për një nga kollonat e shtetit ligjor vrasjen e avokatit Ravik Gurra.

“Goditjet e gjyqtarëve dhe prokurorëve janë të rënda, por goditja e institucionit të avokatit është akoma më e rëndë,” tha Eni Fortuzi Kungulli.

Ravik Gurra, 50 vjeç u ekzekutua mbrëmjen e së premtes në një lokal në qytetin e Elbasanit nga persona ende të paidentifikuar nga policia. Përmes një njoftimi, policia tha se makina e përdorur nga autori u gjet e djegur pak kohë pas vrasjes.

Krimi është klasifikuar si vrasje për shkak të detyrës dhe ka kaluar për hetim të mëtejshëm në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Policia nuk ka dale ende me të dyshuar për këtë ngjarje, edhe pas sekuestrimit të pamjeve filmime dhe këqyrjes së vendit të ngjarjes.

Avokatët e Elbasanit kërkuan mëngjesin e së hënës që bojkotit t’u bashkohen edhe kolegët e tyre në qytete të tjera, duke e konsideruar krimin të paprecedentë në historikun e avokatisë shqiptare. Avokatët kanë kërkuar gjithashtu mbështetjen nga institucioni i gjykatës që të mos i penalizojë klientët e tyre për shkak të mungesës së avokatëve.

Etiketa: elbasanGjykatëGjykatësGjyqgjyqtarHetimkrimiMakinambrojtjePoliciaprokurorprotesteshqiptareVendimivrasje
Tjetri
Marrëveshja e Brukselit mbetet shpresa më e mirë e Kosovës dhe Serbisë

Njëzetë vjet më pas, Kosova mbetet ende një çështje e pazgjidhur

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.