AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Opinion

Çfarë mësova kur NATO-ja bombardoi Beogradin

Jasmina TesanovicngaJasmina Tesanovic
7 years më parë
në Opinion, Rajoni
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Bombardimet e NATO-s në Beograd. Foto: Wikipedia.

Autorja Jasmina Tesanovic nisi ditarin e parë të luftës në internet ndërsa jetonte në Beograd kur filloi bombardimi i NATO-s në kryeqytetin serb 20 vjet më parë – një dokument personal i çastesh që ndryshuan jetë, emocionesh ekstreme, mirësie njerëzore, mbijetese dhe vdekjeje.

Bombardimet e NATO-s në Beograd. Foto: Wikipedia.

Njëzet vjet në paqe janë si 20 ditë lufte. Gjatë bombardimeve të Serbisë dhe Kosovës, shkrova nga këndvështrimi i çdo gruaje anonime që jetonte në jetën e saj të përditshme në Beograd, me fëmijë, miq, duke kërkuar ushqim, ujë, energji elektrike, cigare… Domosdoshmëria ishte nëna e shpikjes, kështu që unë shpika ditarin e parë të luftës në internet, para se blogerët apo bloget të ekzistonin. Ditari im i luftës u shpërnda shumë 20 vjet më parë. “Ditari i një idioti politik” bëri që të kisha shumë miq dhe armiq dhe ndryshoi jetën time.

Ditari i luftës filloi kur avionët e parë fluturuan mbi Beograd, me këto fjalë:

“Shpresoj që t’i mbijetojmë të gjithë kësaj lufte, bombave: serbët, shqiptarët, të këqijtë dhe të mirët, ata që morën armët, ata që dezertuan, refugjatët që endeshin nëpër pyjet e Kosovës dhe refugjatët e Beogradit që enden rrugëve me fëmijët e tyre në krahë, në kërkim të strehave që nuk ekzistojnë, kur ra alarmi për fillimin e bombardimeve.”

Jasmina Tesanoviç. Foto: Wikimedia Commons/Margery Epstein.

Mbaj mend momente që na ndryshuan jetën në ato ditë lufte, kur mësova për solidaritetin, mirësinë njerëzore, ndarjen, jetën dhe vdekjen. Më kujtohet një burrë me biçikletë, i cili erdhi deri në shtëpinë time nga Novi Sadi, 60 milje larg, për të blerë librin e Hannah Arendt, ‘Origjinat e Totalitarizmit’. Shtëpia ime botuese feministe kishte shtypur vetëm 100 kopje, për shkak të mungesës së lëndëve të para gjatë bombardimeve.

I dhashë atij kopjen e fundit të librit të Arendt falas dhe më pas më pyeti nëse mund të bënte një dush pasi në qytetin e tij nuk kishte ujë të rrjedhshëm.

Mbaj mend vajzën time adoleshente që më tregoi në mënyrë rebele se preferonte të vdiste me shoqen e saj të ngushtë nën një urë dhe jo në një strehë nga bombat me nënën e saj. Mbaj mend gratë aktiviste që rrinin në Sheshin Republika duke protestuar kundër regjimit të Millosheviçit dhe duke shkruar një mesazh/poezi kolektive. Të gjithë kishim me vete kartat e identitetit në rast se sulmoheshim nga ushtarët apo policia. Mbaj mend ato net të gjata bombardimesh që kaluam në bodrumin e fqinjës tonë cigane, duke pirë raki dhe duke pirë cigaret e saj në vend që të dendeshim me pilula gjumi.

Këto ishin ditë krizash, kur emocionet dhe mbijetesa kanë më shumë rëndësi se çdo gjë tjetër, ato ishin ditët kur ne të gjithë mësuam se zakonet civile nuk kanë rëndësi në luftë, se të gjithë jemi në të njëjtin hendek kur bëhet fjalë për dhunën e kryekomandantëve.

Mësova gjithashtu se nuk kemi nevojë për shumë gjëra që imagjinojmë se na duhen, se paratë dhe konsumi janë pretendime, se energjia elektrike dhe uji i rrjedhshëm janë luks, se barnat janë kontrabandë dhe se fqinjët tanë nuk janë njerëzit që mendonim se ishin. Gjendja njerëzore në ekstremet e luftës ishte shumë e thjeshtë: çdo ditë që mbijetonim ishte një dhuratë e bukur dhe çdo natë gjumë i mirë ishte një orgji.

Njëzet vjet më vonë, në ditët e sotme, kam miq nga e gjithë bota që më shkruajnë me dashuri se si më njohën. Si tekst elektronik, në internet, ndërkohë që isha në një situatë të vështirë, duke shkruar ditarin tim sikur çdo ditë të ishte e fundit, duke u endur nëpër qytet duke kërkuar energji elektrike për të karikuar laptopin tim dhe linja telefonike për të dërguar emailin dhe një sobë me gaz, që të nxirrja qoftet nga çanta ime dhe t’i skuqja për familjen time.

Çdo ditë ishte njësoj, e jetuar mes alarmeve për sulm nga ajri, CNN dhe BBC dhe propagandës së televizioneve serbe. Gjatë bombardimit të ndërtesës së televizionit të Beogradit, u humbën 16 jetë, edhe pse regjimi e dinte se NATO-ja ishte e sigurt për ta shembur atë ndërtesë. Unë kisha ruajtur disa nga pamjet e mia filmike brenda asaj ndërtese televizive sepse po përpiqesha të mbroja punën time më të mirë dhe sigurisht që bombat e prishën atë.

Gjithashtu xhirova një dokumentar të ri gjatë bombardimit, për një prodhim televiziv gjerman. Ne filmuam në urat e Danubit, ndërsa fletushkat propagandistike të NATO-s, të shkruara në serbisht, na thoshin se urat ishin shënjestra. Millosheviçi po sillte autobusë me civilë që të rrinin nëpër ura si mburoja njerëzore.

Çdo ditë vajza ime e mërzitur adoleshente shëtiste rrugët me miqtë e saj të rinj të shkollës, të panjohur për mua, për të parë krateret e reja të bombave. Azilet u mbyllën dhe çdo natë, pacientët me sëmundje mendore vinin në derën e shtëpisë time. Ata kishin dëgjuar se kisha deklaruar publikisht frikën time për bombat dhe se ofroja strehë, shoqëri dhe pije për këdo që do të pranonte se kishte gjithashtu frikë. Shumë njerëz erdhën me thasë për të fjetur, njerëz që nuk do t’i harroj kurrë, edhe pse nuk i pashë më kurrë.

Nata më e keqe ishte kur një shkollë aty pranë u bombardua. Shtëpia jonë u hodh përpjet dhe u tund mirë. Shpesh kam ende makthe nga ato çaste marrje mendsh, ndjesinë fizike se shtëpia ime po shembej. Vajza ime ende hidhet përpjet kur plas ndonjë gomë makine.

Por gjithashtu i mbaj mend ata njerëz të sjellshëm nga periferitë e Beogradit që na ushqejnë falas në tregun e afërt dhe kontrabandistët e tregut të zi që na shisnin letër tualeti dhe sapun për disa monedha.

Nuk do ta harroj kurrë fajin dhe përgjegjësinë time për njerëzit e tjerë që dikur ishin bashkëqytetarë të mi jugosllavë, tani të huaj dhe armiq, më keq se unë, të persekutuar, dëbuar dhe vrarë.

Civilë dhe ushtarë të thirrur me forcë në detyrë, shpesh të rinj, duhet të qëllonin dhe bombardonin njëri-tjetrin, ndërsa të tjerët duhej të fshiheshin si dezertues lufte dhe ne i fshehëm ata në qytete.

Sot po ndodhin shumë luftëra të tjera në vende të largëta në botë, me skena bombardimi dhe dëshpërimi, pasardhësit modernë të asaj që kaluam ne. Sanksionet globale janë më të këqija se shpërthimet, sepse privimet janë “vrasësit pa fytyrë”. Nëna ime vdiq për shkak të mungesës së antibiotikëve në spitalin e saj. Por luftërat në përgjithësi janë bërë rutinë. Nëse nuk e dini se kush është krimineli, atëherë jeni ju.

Megjithatë, atëherë dhe tani, nuk pranoj të kategorizohem si viktimë e dhunës së Tjetrit. Nëse nuk e dini se kush është viktima, atëherë bëhuni aktivist paqeje dhe zbulojeni.

Mendimet e shprehura në sektorin e Opinioneve janë vetëm ato të autorëve dhe jo domosdoshmërish pasqyrojnë pikëpamjet e BIRN.

Etiketa: aktivistArmëBeogradBIRNBlogerëcigareCNNDhunëDokumentarenergji elektrikeEnergjiaenergjia elektrikegazKartatKonsumiKosovëLufteMillosheviçNATOpaqeParaPiSPoliciaprodhimPunëpyjetrakiserbishtSHSulmURAviktimaWikipedia
Tjetri
Takimi Basha – Trump, histori suksesi për lobistin amerikan

Basha në Prokurori për lobimin në SHBA

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.