AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Basha në Prokurori për lobimin në SHBA

Besar LikmetangaBesar Likmeta
7 years më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Korrupsioni, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Takimi midis kreut të PD-së Lulzim Basha dhe Presidentit Donald Trump

Lulzim Basha u paraqit të hënën në Prokurorinë e Tiranës, si person në dijeni të fakteve në lidhje me hetimin për pagesat e Partisë Demokratike për lobistë në SHBA.

Takimi midis kreut të PD-së Lulzim Basha dhe Presidentit Donald Trump

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u paraqit të hënën në mëngjes në Prokurorinë e Tiranës, për tu njohur me dokumentet e administruara nga organi i akuzës si pjesë së hetimit për shpenzimet e PD-së për lobistë në SHBA, gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare.

Në njoftim për shtyp Prokuroria e Tiranës deklaroi se kreu i Partisë Demokratike, sëbashku me tre zyrtarë të lartë të saj, janë marrë në pyetje në lidhje me shpenzimet që partia më e madhe opozitës ka bërë gjatë zgjedhjeve të vitit 2017.

“Nga hetimi kanë rezultuar dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se ka një diferencë thelbësore mes deklarimeve të bëra zyrtare për shpenzimet e bëra nga subjekti PD, dhe shpenzimeve reale që ky subjekt ka bërë,” tha Prokuroria.

“Ky subjekt ka deklaruar vetëm shumën prej 25,000 dollarësh, dhe nuk ka bërë deklarime për shumën prej 650,000 dollarësh,” shtoi organi i akuzës.

Përveç Bashës, Prokuroria ka marrë në pyetje për këtë çështje edhe sekretarin e përgjithshëm të PD-së Gazment Bardhi, ish-deputetin Arben Ristani dhe financierin e Partisë Demokratike, Ilir Dervishi.

Pas dëshmisë në Prokurori, Basha i tha gazetarëve se asnjë nga zyrtarët e PD-së nuk e kishte shkelur ligjin.

“Jemi thirrur sot në Prokurori për të dhënë informacione si persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e hetimit. Dua ta bëj të qartë për gjithsecilin prej jush sot dhe qytetarët se hetimi i hapur prej një viti e gjysëm bëhet mbi bazën e nenit 190 për çështjen e plotësimit të formularëve të deklarimit në KQZ,” i tha Basha gazetarëve pasi doli nga prokuroria e Tiranës.

“Ka një vit e gjysëm që ka nisur hetimi, ka më shumë se 6 muaj që kanë ardhur përgjigjet nga SHBA dhe Britania e Madhe, nga Skocia, të cilat vërtetojnë se as PD-ja, asnjë drejtues i PD-së nuk ka shkelur asnjë ligj, as në Shqipëri, as në SHBA dhe as në Britaninë e Madhe.,’ shtoi ai.

Në nëntor 2017, Prokuroria e Tiranës njoftoi regjistrimin e një procedimi penal  për veprat e falsifikimit dhe fshehjes ose deklarimit të rremë, në lidhjet me disa kontrata të Partisë Demokratike për kompani konsulence në SHBA.

Hetimi i Prokurorisë nisi pasi një investigim i BIRN, gjeti se Partia Demokratike fshehu pagesa prej më shumë se gjysmë milionë dollarë për një kompani lobimi në Uashington dhe dështoi të bënte transparencë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ndërkohë që njëra prej transfertave u bë nga një kompanie guackë me aksionerë anonimë e regjistruar në parajsa fiskale.

Partia Demokratike e udhëhequr Basha lidhi dy kontrata me lobistin  e saj në Uashington, ‘Stonington Strategies’, pjesë e Muzin Capitol Partners. Muzin Capitol Partners LLC është themeluar nga Nicolas Muzin, një këshilltar strategjik dhe zëvendës-shef shtabi për senatorin Republikan, Ted Cruz gjatë fushatës së tij për President në vitin 2016.  I trajnuar si mjek dhe jurist, Nick Muzin ka punuar gjithashtu si shef stafi i senatorit Tim Scott, kur ky i fundit ishte në pozicionin e kongresmenit.

Në prag të zgjedhjeve të qershorit 2017, Basha siguroi një takim të shkurtër dhe fotografi me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, të cilën Muzin e paraqit si një sukses së kompanisë së tij.

Në Departamentin e Drejtësisë në SHBA, “Stonington Strategies” deklaron se ka marrë dy pagesa nga Partia Demokratike me vlerë totale 525 mijë USD në vitin 2017 dhe një pagesë të tretë nga “Biniatta Trade LP”-një kompani guackë e regjistruar në Skoci, në vlerën e 150 mijë USD.

Ndryshe pretendon Partia Demokratike. Sipas raportit vjetor të dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kjo e fundit deklaron se gjatë vitit 2017 në total ka shpenzuar 26.4 milionë lekë në konsulenca, nga të cilat Muzin Capitol Partners – kompania mëmë e Stonington Strategies ka përfituar vetëm 3.1 milionë lekë (25,000 USD).

Prokuroria njoftoi të hënë se sipas akteve të ardhura nga letër-porositë, e mbërritura nga SHBA-ja dhe Skocia rezultojnë se në kundërshtim me ligjin, Partia Demokratike nuk i ka deklaruar në KQZ pagesat për Muzin Capitol Partners ose pagesën e bërë në favor të saj nga Biniatta Trade LP.

“Nga provat e administruara në dosje rezultojnë të jenë kryer dy pagesa në shumën prej 650,000 dollarësh për efekt lobimi në SHBA, të cilat nuk janë deklaruar ligjërisht nga subjekti PD,” tha Prokuroria. “Njëra nga këto pagesa rezulton të jetë bërë nga një shoqëri e huaj dhe konkretisht Biniatta Trade,” përfundoi ajo.

Etiketa: BashaBIRNBritania e MadheDonald TrumpdosjefotografigazetarGazment BardhiInvestigimkonsulenceKQZLigjLobimiLulzim BashaMjekNicolas MuzinPartiaPartia DemokratikePartisë DemokratikePDpresidentProcedimiProkuroriProkuroriaProkuroria e TiranësSHSHBAshqipShqipëriTiranëTrumpZgjedhjet
Tjetri
KLP kundër Arta Markut, rikthen në detyrë prokurorët e Krimeve të Rënda

KLP i hap rrugën drejt Prokurorisë bashkëshortit të deputetes Felaj

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.