AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

Mesazhi i Arta Markut për prokurorët: Mbani larg gazetarët nga hetimet

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
7 years më parë
në Korrupsioni, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeprokurorja Arta Marku gjate analizes vjetore me Prokurorine e Tiranes dhe ate te Apelit. Foto: LSA

Në analizën vjetore me prokurorët e Krimeve të Rënda dhe ata të Tiranës, Marku shigjetoi prokurorët për rrjedhjen e informacioneve në media dhe u kërkoi atyre që t’i mbajnë larg gazetarët nga hetimet.

Kryeprokurorja Arta Marku gjate analizes vjetore me Prokurorine e Tiranes dhe ate te Apelit. Foto: LSA

Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku shigjetoi të mërkurën prokurorë të Krimeve të Rënda dhe ata të Tiranës për rrjedhjen e informacioneve të dosjeve “të nxehta” në media. Ajo kërkoi gjithashtu moszvarritje të hetimeve dhe zbatim më të mirë të ligjit “Antimafia” për hetimet pasurore.

Kritikat u bënë në analizat vjetore të zhvilluara në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, Prokurorinë e Tiranës dhe atë të Apelit, ku Marku u shoqërua edhe nga kryetari i KLP-së, Gent Ibrahimi.

“Gjatë këtij viti, disa prokurorë të tjerë, nga radhët tuaja, na kanë bërë që të na vijë turp që jemi prokurorë. E kanë keqpërdorur funksionin e tyre të ndjekjes penale, duke nxjerrë informacion, dokumentacion, pa dashur t’ia dinë për ruajtje të sekretit hetimor, apo për parimet bazë mbi të cilat duhet të ushtrojnë funksionin,” tha Marku duke iu referuar informacioneve mbi dosjet e rëndësishme që ndodhen në hetim nga Prokuroria.

“Duke u kujdesur që të bënin këtë që nuk duhet të bënin, kanë harruar të kryejnë detyrën, të hetojnë dhe të kryejnë hetime proaktive aty ku duheshin kryer,” shtoi ajo.

Kryeprokurorja Marku, e cila pritet të garojë për një mandat të plotë në krye të Prokurorisë së Përgjithshme u ndal te çështjet që kanë dominuar debatin publik apo siç tha ajo “kanë trazuar politikën në vend”.

“Kushdo i njeh këto çështje, madje edhe me numra dhe kjo mund të jetë gjithçka por jo një situatë normale”, tha Marku. “Mbani larg mediat nga hetimi. Gazetarët nuk janë dhe nuk duhet të jenë pjesë e grupit hetimor, ashtu siç po i trajtoni ju,” shtoi ajo.

Marku u kërkoi prokurorëve të mos lënë pas dore hetimet pasurore në kuadër të ligjit Antimafia si dhe të hetojnë sa më shpejt çështjet që kanë tronditur opinionin publik.

“Hetimi të jetë objektiv, i pavarur dhe i gjithëanshëm”, tha ajo gjatë pjesës së takimeve që u zhvilluan në prani të mediave.

Më 19 mars, Marku mori pjesë në analizën vjetore të punës në Prokurorinë e Vlorës ku ajo u shpreh se kishte apati dhe zbulueshmëri të ulët të krimit që kishte ndodhur në këtë qytet.

Etiketa: AnalizëantimafiaArta MarkugazetarGent IbrahimiHetimhetimeHetimetKLPMediaprokurorProkuroriaPunëTiranëVlorë
Tjetri
Mbarimi i mandatit të Llallës paralajmëron përplasje mes PS dhe opozitës

Zgjaten me 3 muaj hetimet ndaj ish-kryeprokurorit Llalla

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.