AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

Skeda e pasurisë së deklaruar-Ferdinand Elezi-Prokuroria e Apelit Durrës

BIRNngaBIRN
7 years më parë
në Korrupsioni, Skeda, Vendi
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Drejtuesi i Prokurorisë së Apelit të Durrësit, Ferdinand Elezi do të përballet të premten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e deklaruar prej tij nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.Shefi i Prokurorisë së Apelit të Durrësit, Ferdinand Elezi do të përballet të premten në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Seanca dëgjimore me Elezin do të drejtohet nga trupi gjykues i përbërë nga Firdes Shuli, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komici.

Ferdinand Elezi është diplomuar jurist në fakultetin e Drejtësisë në Tiranë në vitin 1996. Ai ka kryer gjithashtu Master të Nivelit të Dytë si dhe ka përfunduar studimet Doktorale në Fakultetin e Drejtësisë në vitin 2012.

Elezi e ka filluar karrierën në Prokurorinë e Kavajës në vitin 1999, ndërsa gjatë viteve 2003-2005 ka drejtuar Prokurorinë e Rrethit Durrës. Në vitin 2005 ai është emëruar drejtues i Prokurorisë së Apelit të Tiranës, detyrë të cilën e ka kryer deri në vitin 2006.

Përgjatë viteve 2006-2013, Elezi ka kryer detyrën e prokurorit në Prokurorinë e Apelit të Durrësit. Prej vitit 2013 ai mban postin e Drejtuesit të Prokurorisë së Apelit Durrës.

Ferdinand Elezi ishte një ndër kandidaturat e garës për Prokurorin e Përgjithshëm të Përkohshëm, e cila u mbyll me zgjedhjen e Arta Markut në dhjetor të vitit 2017.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurorit Ferdinand Elezi nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurise se Ferdinand Elezit, drejtues i Prokurorise se Apelit te Durresit.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se prokurori Ferdinand Elezi zotëronte pasuri me vlerë 7.1 milionë lekë në vitin 2003. Referuar deklaratës së tij të parë të dorëzuar në ILDKPKI, Elezi zotëronte një apartament dhe një garazh në Tiranë, të blera në vitin 2000, një automjet të markës “Opel” si dhe kursime në cash në vlerën e 11 mijë dollarëve.

Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e prokurorit Elezi është rritur me 4 herë, duke kapur vlerën e 29.1 milionë lekëve. Pasuritë e paluajtshme përbëjnë pjesën kryesore të aseteve me vlerë 22.4 milionë lekë. Prokurori Elezi zotëron familjarisht në fund të vitit 2017 përveç apartamentit dhe garazhit në Tiranë, edhe dy apartamente në Durrës si dhe një zyrë ku ushtron aktivitetin e noterisë bashkëshortja.

Ai deklaron gjithashtu likujditete bankare në vlerën e 3.9 milionë lekëve, kursime në cash prej rreth 3.9 milionë lekësh si dhe një automjet me vlerë 400 mijë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 51.9 milionë lekë. Pjesa kryesore e të ardhurave ka si burim aktivitetin e bashkëshortes si notere me rreth 60% të totalit, ndërkohë që paga nga funksioni i prokurorit zë 37.9%. Familja Elezi ka siguruar të ardhura nga qeratë në masën 1.3% dhe fitime nga shit-blerja e automjeteve në një vlerë më të vogël.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Kontrolli aritmetik/logjik për 14 vitet e deklarimit rezultoi 13 vite pa probleme dhe një vit me diferencë negative mes të ardhurave dhe shpenzimeve.

Më konkretisht, në vitin 2009 subjekti nuk justifikon shtesën e pasurisë në vlerën e 235 mijë lekëve. Në këtë vit, ai ka blerë një automjet si dhe ka shpenzuar vlera të konsiderueshme parash për shlyerjen e kësteve të kredive bankare.

BIRN identifikoi gjithashtu si “flamur të kuq” transaksionet e kryera me blerjen dhe shitjen e automjeteve nga prokurori Elezi. Gjatë viteve 2003-2017, prokurori deklaron se ka blerë dhe shitur 8 makina, duke siguruar në total fitime prej 462 mijë lekësh prej tyre.

Një tjetër “flamur i kuq” i identifikuar lidhet me pagesën e vonë të tatimit në burim për të ardhurat nga qiraja. Në vitin 2017, kreu i Prokurorisë së Apelit të Durrësit deklaron se ka paguar rreth 286 mijë lekë tatim në burim për qeratë e përfituara përgjatë viteve 2009-2012.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Etiketa: AnalizëBIRNDurrësFerdinand EleziFirdes Shuliflamur i kuqgjyqtarILDKPKIKontrollilulzim hamitajMakinaMASmasterOlsi KomicipasuriaPrkuroria e Apelit DurrësprokurorProkuroriProkuroriaProkuroria e ApelitProkuroria e Apelit Durrësraportreporterreporter.alSeancaSHSkedaTiranë
Tjetri
Prokurorja e proceduar penalisht u përpoq pa sukses të zvarriste vetingun

KPK ngre trupë gjyqësore për 'pensionistët' e drejtësisë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.