AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Facebook mbyll profile në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut

Sinisa Jakov MarusicDie MorinangaSinisa Jakov MarusicdheDie Morina
7 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese Pixabay.

Spastrimi i përdoruesve që postojnë përmbajtje të papranueshme që ka bërë Facebook pas ngjarjes në Christchurch ka shkaktuar mbylljen e qindra faqeve në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Foto ilustruese Pixabay.

Mbyllja e disa faqeve të ekstremit të djathtë dhe raciste në Facebook ka prekur edhe disa qindra llogari nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, të cilat janë mbyllur për shkak të angazhimit të tyre në “sjellje të koordinuar jo autentike”.

Në një njoftim për shtyp të mërkurën, Facebook tha se kishte hequr 2,632 faqe, grupe dhe llogari për sjellje të pahijshme në Facebook dhe Instagram.

Ky veprim vjen dy javë pasi një racist i bardhë transmetoi livestream sulmin e tij terrorist në dy xhami në Christchurch, Zelandë e Re, në Facebook.

Në rajonin e Ballkanit, Facebook tha se ka mbyllur 212 faqe në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut për shpërndarje të materialeve të papranueshme për politikën dhe fenë, për shembull.

“Disa nga profilet që u hoqën mund t’i përkasin grupeve radikale apo të ekstremit të djathtë që mund të jenë të rrënjosura në Ballkan ose vijnë nga jashtë dhe qëllimi i fshehtë i të cilëve është radikalizimi i njerëzve,” tha për BIRN Andrej Petkovski nga organizata Share në Beograd.

Facebook tha se disa nga këto operacione online u gjet se kishin lidhje me Iranin dhe Rusinë. Ai theksoi se profilet nuk u hoqën vetëm për përmbajtjen e tyre, por edhe për pretendimin e rremë për përfaqësimin e komuniteteve politike në Australi, Britani dhe Shtetet e Bashkuara.

Petkovski tha se këta radikalë online shpesh ishin të zotët në fshehjen e axhendave të tyre dhe në joshjen e lexuesve.

“Në pamje të parë, këto profile mund të mos duken aspak radikale dhe se nuk përmbajnë përmbajtje të caktuar dhe gjuhë urrejtjeje. Ata zakonisht fokusohen në postimin e teksteve mbi stilin e jetesës, kujdesin shëndetësor, dietat dhe ushtrimet. Lajmet sportive përdoren shpesh për të joshur kryesisht lexuesit meshkuj,” shpjegoi ai.

“Pasi i joshin ndjekësit, ata gradualisht fillojnë t’i shënjestrojnë ata në mënyrë sapecifike dhe fillojnë t’i ushqejnë me përmbajtje më të caktuar,” shtoi ai.

Facebook tha se kishte informuar autoritetet lokale për veprimet e tij, edhe pse as policia e Maqedonisë se Veriut dhe as ajo e Kosovës nuk e konfirmuan këtë të BIRN të enjten.

Një ekspert i medias në Shkup, Bojan Kordalov, tha për BIRN se kjo nuk ishte hera e parë që Facebook mbyllte profile ekstremistësh të dyshuar, por ishte mirëpritur që ai ishte më i hapur në lidhje me këtë.

“Është një gjë e mirë që ata janë bërë shumë më transparent në lidhje me këtë, duke bërë njoftime të rregullta për shtyp, për të treguar se po bëjnë përpjekje për të frenuar lajme të rreme dhe sjellje të tjera të këqija online,” tha ai.

“Nëse janë zbuluar apo jo disa grupe radikale, këtë e përcaktojnë autoritetet, por është fakt se në të kaluarën kemi pasur shumë raste faqesh ekstremiste  që në fillim e fshehën qëllimin e tyre të vërtetë duke postuar përmbajtje neutrale dhe popullore ,” shpjegoi Kordalov.

Ai sugjeroi që shumë njerëz të implikuar në këto praktika të këqija “nuk i dinë faktet më të rëndësishme” dhe janë përfshirë në këtë thjesht prej premtimeve për fitime të shpejta.

Petkovski dhe Kardalov thanë se vendet në Ballkan janë përgjithësisht të papërgatitur për të trajtuar rreziqet që vijnë nga shpërndarja online e lajmeve të rreme, ideologjive radikale dhe gjuhës së urrejtjes.

“Të gjitha rregulloret e Kodit Penal që janë të zbatueshme për median tradicionale duhet të aplikohen gjithashtu për sferën online, duke bërë të gjitha përpjekjet për të ruajtur lirinë e fjalës,” këshilloi Kordalov.

Kosova dhe Maqedonia e Veriut gjatë viteve të fundit janë përmendur si qendra aktivitetesh spamming dhe trolling.

Raportet e medias perëndimore thanë se spammers-at e Maqedonisë së Veriut ishin thellësisht të përfshirë në përhapjen e lajmeve të rreme gjatë fushatës së fundit të zgjedhjeve presidenciale në SHBA, të cilat i fitoi Donald Trump.

Në mars të vitit 2018, themeluesi i Facebook Mark Zuckerberg përmendi madje emrin e Maqedonisë së Veriut si një burim lajmesh të rreme.

Një investigim i BIRN dhe BBC i publikuar vitin e kaluar tha se aktivisti i krishterë Jim Dowson ishte i lidhur me një rrjet faqesh interneti që po trajnonin aktivistë serbë të ekstremit të djathtë se si të fitojnë luftën e informacionit lidhur me Kosovën. Megjithatë, Dawson ka mohuar të ketë ndonjë lidhje me aktivitete të tilla.

Etiketa: aktivistBallkanBeogradBIRNBritaniDonald TrumpFacebookInstagramInvestigimKodit PenalKosovaKosovëlajmeLokaleMaqedoniaMaqedonia e VeriutPoliciaRadikalizimiSHSHBAShkupShtetet e BashkuaraTerroristTrumpxhami
Tjetri
Fëmijët e turkut të dëbuar gabimisht i kërkojnë Kosovës të veprojë

Fëmijët e turkut të dëbuar gabimisht i kërkojnë Kosovës të veprojë

gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.